Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E megjithatë… Alfabeti nuk ka nevojë për dyshkronjëshat!!!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > E megjithatë… Alfabeti nuk ka nevojë për dyshkronjëshat!!!
Kulture

E megjithatë… Alfabeti nuk ka nevojë për dyshkronjëshat!!!

Published: December 14, 2022
Shpërndaje

(Një përgjigje për shkrimin “Shqipja dhe Bashkimi Evropian” të Agim Vincës)

Prof. Aristotel Spiro

 

- Publicitet -

Lexova me shumë vëmendje shkrimin “Shqipja dhe Bashkimi Evropian” të  Agim Vincës, botuar më 10 dhjetor 2022 në gazetën “Dita”, ku kundërshtohet mendimi që kam shfaqur vazhdimisht në lidhje me dyshkronjëshat e shqipes, domethënë se ata nuk mund të quhen shkronja të thjeshta dhe për këtë arsye nuk e kanë vendin në alfabet.

Autori është i njohur si poet e shkrimtar dhe si studiues e kritik letrar. Fakti që nuk është gjuhëtar sigurisht nuk ia privon aspak të drejtën të shprehet për çështje të gjuhës. Aq më pak për alfabetin.

Çka do të mund të më lumturonte prej artikullit të A. Vincës është se nuk merret me anën gjuhësore të argumenteve të mia kundër dyshkronjëshave, por me pjesën argumentuese kulturore, që synon ta ngrejë alfabetin e shqipes me alfabetet e gjuhëve “kryesore” evropiane, që nuk i përmbajnë dyshkronjëshat, trishkronjëshat a katërshkronjëshat.

Argumentet e mia gjuhësore kundër pranisë së dyshkronjëshave në alfabet nuk i ka kundërshtuar deri më sot asnjë gjuhëtar, veç Rami Memushajt. Këtyre kundërshtimeve u jemi përgjigjur dhe i kemi sqaruar në kohën e duhur, prandaj nuk është vendi këtu që t’i shqyrtojmë përsëri. Po mjaftohemi duke përmendur shkurt se alfabeti i çdo gjuhe përfshin vetëm grafemat e saj dhe analiza grafematike e shkrimit shqip i përjashton automatikisht dyshkronjëshat (grafemat e përbëra). Drejtësinë e kësaj analize e provon fakti që sistemi shkrimor i shqipes nuk preket asnjë fije, domethënë vlera kombinatore fonetike e dyshkronjëshave nuk ndryshon dhe ata përdoren në shqip sipas shprehive ekzistuese të përdorimit.

A. Vinca merret me atë pjesë të argumentimit tonë të quajtur analogjik. Zakonisht, argumentet analogjike përdoren për ta paraqitur sa më thjeshtë e më kuptueshëm mendimin, meqenëse u referohen fakteve apo sendeve të njohura. Por në rastin e përgjigjes së A. Vincës ato kanë shërbyer si shkas për të kundërshtuar. E këtu ai thërret në ndihmë disa shembuj gjuhësh të tjera evropiane, që mund ta ndihmonin.

Disa prej këtyre krahasimeve ia vlen të merren parasysh, ndërsa disa të tjera nuk ia vlen të merren, meqenëse analogjia nuk konstatohet në to.

I tillë është, për shembull, krahasimi që ai bën me gjuhët greke, serbe, rumune apo bullgare ose maqedonase, alfabetet e të cilave nuk përmbajnë asnjë dyshkronjësh. Përmendja e alfabeteve të këtyre gjuhëve shkon në të mirë të argumenteve tona dhe flet për të kundërtën e saj që mundohet të mbrojë A. Vinca.

Përsa i përket krahasimit me kroatishten, ia vlen ta sqarojmë se si qëndron puna. Ne kemi bindjen se dyshkronjëshat që përdoren në alfabetin kroat janë një reminishencë e periudhës kur kroatishtja njihej si një gjuhë e vetme së bashku me serbishten dhe quhej me një emër “serbokroatishte”. Dhe në një gjuhë që shkruhet me dy skripte (alfabete) paralele përkatësia grafematike është e domosdoshme: vendosen pranë e pranë versioni latin dhe ai cirilik. Po ndërsa alfabeti i serbokroatishtes (tash i serbishtes) është grafematikisht pa asnjë të metë, vetëm me shkronja të thjeshta, alfabeti latin i kroatishtes përmban tre dyshkronjësha (nj, lj, dž). Kjo e bën kroatishten të ketë të njëjtin “hall” me shqipen, edhe pse në përmasa më të vogla, nuk justifikohen dyshkronjëshat në alfabetin e kësaj gjuhe. Ashtu siç nuk justifikohet dyshkronjëshi <ch> në alfabetin e çekishtes apo edhe dyshkronjëshi <ij> në alfabetin e hollandishtes. Pavarësisht respektit që kemi për gjuhët dhe kulturat e këtyre popujve, analiza grafematike na dëshmon një gjë të thjeshtë: që kombinimet e shkronjave të alfabetit, “shkronjat” dyshe, treshe apo katërshe nuk e kanë vendin në alfabet. Sigurisht, nuk është puna jonë t’u themi kroatëve, çekëve apo hollandezëve se çfarë duhet të bëjnë me gjuhën e tyre, edhe pse kemi bindjen që, edhe në mos pastë qenë i njohur si problem deri tani, do të vijë koha që do të njihet si i tillë, do të diskutohet dhe do të zgjidhet.

Një bashkësi gjuhëtarësh dhe sidomos elita kulturore e një vendi duhet të kenë guximin të emancipohen dhe të pranojnë të vërtetën shkencore. Një të vërtetë shkencore që çon në heqjen e anomalisë grafematike, siç është puna e dyshkronjëshave në alfabet. Një akt i tillë do të sillte mjaft të mira, sepse do t’u jepte fund mendimeve joshkencore të tilla sikur tingulli është i barabartë me shkronjën, sikur parimi themelor i drejtshkrimit shqip është parimi fonetik, sikur një shkronje i korrespondon një fonemë (e jo një allofon) etj. Ndërsa nxënësit nuk do të kishin asnjë problem me abetaren; përkundrazi do ta kuptonin më mirë se shkrimi është një “lojë” që funksionon me rregullat e veta.

Lajmi i mirë është se unë nuk jam i vetmi studiues që e kam ngritur një gjë të tillë. Dyshimi është hedhur, siç e dini, që në Kongresin e Manastirit (1908), por është shprehur, edhe pse me gjysmë zëri, edhe në Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Lexoni në aktet e këtij Kongresi dhe do ta shihni. Por mendime dhe argumente kundër pranisë së dyshkronjëshave në alfabet janë shprehur edhe më vonë në fillim të këtij shekulli. Ndoshta unë jam i vetmi që e kam kundërshtuar me më shumë vendosmëri. Dhe jam i bindur se me këtë i bëj një shërbim shumë të mirë shqipes.

Gjithmonë në kuadrin e argumentimit analogjik, unë mund të sjell një shembull domethënës nga popujt hispanofonë. Alfabeti spanjoll përmbante për disa shekuj me radhë edhe dyshkronjëshat <ch>, <ll>, ndërsa trajtohej si shkronjë e veçantë edhe kombinimi <rr>, pak a shumë si në shqip. Në nëntor 2010 me vendim të Akademisë Mbretërore të Spanjës dyshkronjëshat u hoqën përfundimisht nga alfabeti spanjoll (https://www.rae.es/espanol-al-dia/exclusion-de-ch-y-ll-del-abecedario). Ky vendim u pranua nga gjithë shtetet hispanofone të Botës. Ky vendim i ka pasur edhe kontestuesit dhe kundërshtarët e vet. Mjaft intelektualë politikanë, shkrimtarë e poetë e kundërshtuan, duke kujtuar se dyshkronjëshat do të zhdukeshin nga alfabeti spanjoll. Por, natyrisht, asgjë e tillë nuk ndodhi.

Një shqetësim të tillë vërej edhe në reagimin e studiuesit letrar dhe autorit të njohur Agim Vinca. Krijohet përshtypja sikur një alfabet shqip pa dyshkronjësha është një “xanxë” e studiuesit, që i sjell “kokëçarje” kulturës shqiptare.

Ne nuk bëjmë propozim të hiqen dyshkronjëshat. Ne konstatojmë se alfabeti objektivisht nuk ka dyshkronjësha. Alfabeti përmban vetëm shkronjat e thjeshta. Gjuha e shkruar përdor dyshkronjëshat.

Me një alfabet pa dyshkronjësha asnjë tronditje nuk do të ndodhë. Njerëzit do të vazhdojnë të shkruajnë njësoj si më parë, por kultura shqiptare, gjuha shqipe, me alfabetin e saj të vërtetë prej grafemash / shkronjash të thjeshta, do të fisnikërohet më shumë dhe do të qëndrojë krah për krah alfabeteve të gjuhëve më prestigjioze të Evropës.

Shqipëria synon të hyjë në Bashkimin Evropian, atje ku i takon gjeopolitikisht. Është domethënëse që aktin e parë proevropian shqiptarët e kryen në Kongresin e Manastirit, kur vendosën të përdorin afabetin latin. Është në nderin dhe dinjitetin e tyre që t’i prezantohen Evropës dhe Botës edhe formalisht me alfabetin e vërtetë, pa dyshkronjëshat, ashtu siç bëjnë gjithë popujt me një traditë kulturore të konsoliduar dhe me të tashme kulturore moderne.

Bashkimi Evropian i ka vënë disa kushte Shqipërisë që ta pranojë në gjirin e vet: forcimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit etj. etj. Por asnjëherë nuk i ka vënë ndonjë kusht për dyshkronjëshat e alfabetit. Nuk ka për të pasur ndonjëherë ndonjë kusht të tillë. Është në nderin e bashkësisë akademike shqiptare që ta zgjidhë vetë këtë çështje. Është në nderin e gjuhëtarëve, shkencëtarëve, intelektualëve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe viseve shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të bëjnë këtë kapërcim emancipues intelektual.

Merita e marrjes së vendimit përfundimtar i takon Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Kështu do t’i jepet fund një herë e mirë një anomalie shekullore.

Çdo kontestim për mospraninë e dyshkronjëshave në alfabet me pretekstin e mbrojtjes së një tradite na kujton dashur pa dashur gjyqin ndaj Galileo Galilei në Mesjetë lidhur me çështjen e rrotullimit ose jo të Tokës rreth Diellit. Sikundër Toka vetiu lëviz rreth Diellit, ashtu edhe alfabeti e kryen më së miri punën e vet pa dyshkronjëshat. E në shembullin e dijetarit të madh italian (Eppur si muove!), ne themi me bindje: “E megjithatë… dyshkronjëshat nuk e kanë vendin në alfabet!”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • demo says:
    December 14, 2022 at 2:32 pm

    Po mire o Telo,si do zgjidhet problemi?Tingulli egziston,pamvaresisht me cfare shkronje shkruhet.
    Tani e tutje do shkruajme Tanas,Tane,Rapo,Dolap, Deri dhe do lexojmeThanas,Thane,Rrapo,Dollap,Dheri etj?
    Apo do perdorim shenja diakronike,si cekishtja?

    Reply
  • Gazment Ziu says:
    December 14, 2022 at 5:56 pm

    Demo vellai, Telo e thote shume qarte qe dyshkronjeshat nuk zhduken nga gjuha por nuk perfaqesohen ne alfabet. Keshtu qe do te shkruajme dhe do lexojme Thanas, Thane, Rrapo, Dollap, Dheri etj. Thellohu Demo vellai thellohu.

    Reply
  • Musa says:
    December 14, 2022 at 6:32 pm

    Musa Nushi, më 14.12.2022

    Prof.Aristotel, nëse në alfabetin tonë nuk figurojnë dyshkronjëshat, si duhet t’u
    shpjegojmë fëmijëve – nxënësve të klasës I numrin e tingujve në alfabetin tonë?
    A thoni se atyre duhet thënë: “Alfabeti ynë ka 26 shkronja.?” Po qe se i heqim
    dyshkronjëshat, 9 prej tyre, nga 36 shkronja sa i ka alfabeti ynë, do të mbesin – 26!
    Si do të shkruajmë në “Abetare”?

    Reply
  • Ilmb. says:
    December 14, 2022 at 6:49 pm

    Jo Demo. Gjithçka do shkruhet njëlloj si më parë. Aristoteli nuk thotë atë që thoni ju. Thanasi, Thanas do shkruhet se dyshkronjëshat njësoj do të lexohen, por vetëm në inventarin e alfabetit ato nuk janē, se objektivisht nuk janë. Gjuha shqipe ka 36 fonema (tinguj) të pandryshueshëm që formohenme 27 grafema (shkronja)..
    Këtë thotë, siç e kuptoj unë, Aristoteli. Ashtu si në frëngjisht që tingulli (f) krijohet me “ph”, por francezët nuk e rinumurojnë…
    Ilmb.

    Reply
  • LEXUES SHQIPTAR says:
    December 15, 2022 at 9:36 pm

    Si shume shqiptar flas dhe shkruaj ne disa gjuhe te ndryshme, une konkretisht vetem 7.

    Vendimi i gjuhetareve patriot shqiptar ne Kongresin e Manastirit per alfabetin e gjuhes shqipe me 36 shkronja, me 36 germa, per mendimin tim eshte shume logjik, shume racional, dhe shume i natyrshem; madje rezulton relativisht modern, sepse bazohet ne 36 fonema, ne 36 tinguj qe kane perdorur, perdorin dhe do te perdorin Shqiptaret.

    DISA ARGUMENTA KUNDER GREKUT QE INSISTON PER NDRYSHIMIN E ALFABETIT TE GJUHES SHQIPE:

    E para: Jo te gjitha vendet e Bashkimit Europian perdorin te njejtin alfabet, madje as vete Vendet Latine.

    E dyta: Ka ndonje vend si Greqia qe, edhe ne monedhat e kartmonedhat shume te reja vetem 20 vjeçare EURO, insiston per alfabetin e saj.

    E treta: Per femijet tane dhe kushdo qe fillon te mesoj gjuhen shqipe eshte shume me mire qe theksohen ne abetare 36 fonemat dhe jo 27 grafemat. Asnje foneme (per simetri) s’eshte me e rendesishme se tjetra.

    E katerta: Alfabeti castellano (español) megjithese beri ndryshime per interesat e veta dhe jo per BE, perseri ka 6 shkronja, 6 grafema me teper, qe nuk i perdor as sot alfabeti per shembull modern italian.

    E pesta: Nqs España, español kane shkronjen karakteristike Ñ, ñ (qe nuk guxon kush t’i prek); une mendoj se edhe (Sh)qiperia, (sh)qiptaret, Gjuha shqipe kane disa fonema e shkronja karakteristike midis te cilave eshte shkronja SH, sh.

    E gjashta: Shqiptaret kane shume te tjera perparesi aktuale dhe perspektive. Megjithate, nqs nje dite te mire e te bukur, ne nje te ardhme te larget do te fillonim te merreshim me shkronjat e perbera te alfabetit shqip, ndoshta me mire do te ishte jo forma e minoritarit Aristotelis qe kerkon t’i fshij, por ndoshta nje forme, nje shenje diakritike: si Ç, Ď, Ñ, Ş, Ɵ, etj qe do te ruante shume mire karakteristikat thelbesore ne Fonetik dhe ne Shkrim te Gjuhes sone te lashte Shqipe.

    SHËNIM: Me kujtohet perpara 30 vjetesh ne pllatian Omonia ne Athine, nje korofillak dhjakonar si puna e ketij Aristotelis, kur i thashe qe jam Shqiptar lab pra nga jugu i Shqiperise, pasi u mundua kot me kot me historite e tij te me mbushte mendjen qe une duhet te isha jo Shqiptar Lab Epiriot, por ellinas grek vorioipirotis. Atehere me tha: e di se çfare, biles edhe emrat Shqip, Shqiperi, Shqiptar, Gjuhe Shqipe qe ju perdorni, vijne nga fjalet greke elliniqí gllóssa (mas sqepázune ta oria). Ore gjiton i thashe: sqepi dhe sqepazi yt nuk e kane tingullin, fonemen SH, nuk e kane shkronjen SH qe perdorin shqiptaret, prandaj mbylle sqepin, sepse UNE nuk jam as sqeptar, as skiptar, UNE JAM SHQIPTAR.

    Reply
  • UDHA E SHKRONJAVE says:
    December 15, 2022 at 10:15 pm

    Për këto shkronja je munduar gjer ne Alemanje, zotëri?

    RROFTË PËRJETËSISHT GJUHA SHQIPE !!!

    SHKRONJAT SHQIPE JANË FLORI E SHKUAR FLORIRIT …

    Reply
  • Detari says:
    December 15, 2022 at 10:31 pm

    Me sa di une Arberit (itali dhe greqi apo kudo jane) nuk i perdorin tingujt si ll sh zh xh etj
    keto me duket se jane bastardime sllavo-turke

    Reply
  • DETI JON says:
    December 15, 2022 at 10:46 pm

    @ (detari mavrí)

    Arberoret ne Shqiperi, Itali, Greqi dhe kudo jane, kane perdorur dhe perdorin tingujt si ll sh zh xh etj.

    Greket e detit egje dhe detit mavrí disa nga keta tinguj sigurisht nuk i perdorin.

    Reply
  • Enver Rostusha says:
    December 16, 2022 at 5:36 pm

    O LEXUES SHQIPETAR!
    Çështë kjo sëmundje me të cilën ke rënë në dashuri?
    Pse nuk ke asnjë dëshirë të shërohesh?
    Pse e shpreh këtë dëshirë marroke?!

    Reply
  • LEXUES SHQIPTAR says:
    December 16, 2022 at 8:00 pm

    (I ashtuquajtur Enver Rostusha),

    4 rreshta, 3 pikëpyetje, 1 pikëçuditëse, 0 (zero) komente.

    Nqs të dogji shumë Komenti im: Problemet e Sëmundjet janë tek ti.

    Reply
  • mali says:
    December 16, 2022 at 8:35 pm

    Une nuk jam gjuhetar por mendoj qe gjerat nuk jane strikte ne kete pike.E para e gjese dhe e rendesishme ne duhet te vleresojme ata qe na dhane alfabetin tone me 36 shkronja.Keto qe thote Pr.Aristoteli dhe “lexuesi …..”jane diskutuar ne kongresin e manastirit nentor 14-22 1908 -tes.Ata jane perpelitur dhe munduar veten me te gjitha format per te krijuar nje alfabet duke kaperxyer togun e shkronjave qe formon shqiptimin si nje e vetme qe perdoret ne gjuhet latine ,sllave dhe arabike sepse mos harojme shkollat qe kane pas studiuar.Une them qe alfabeti shqip eshte me i avancuari i kohes se alfabetet latine,sllave arabike.Psh:ne se shkronjes S i vendos nje shenje ka tjeter shqiptim.Pra ata u treguan te mencur:jo shenje por bashkengjiti h dhe shqipto e shkruaj sh duke mos futur simbole te tjera;vija lart e poshte,shenja presje .Kongresi i manastirit ishte njohes i thelle i te gjitha gjuheve prandaj dhe alfabeti yne i sotem me 36 shkronja eshte me i persosuri i gjuheve europiane,angleze-franceze.

    Reply
  • ! says:
    December 16, 2022 at 11:20 pm

    Komenti yt më dhjeu fare.
    Karakteristikë e njerëzve (me shëndet mendor të cënuar) si ty, është numurimi i shenjave të pikësimit etj. Amanet mushkat e pellazgëve o LEXUES SHQIPETAR!

    Reply
  • LEXUES SHQIPTAR says:
    December 17, 2022 at 12:40 pm

    O pikëçuditëse,

    Shumë mirë aty qëndro i dhjerë kokë e këmbë në Halenë Greke !

    Ka dy dekada që profesori “i shquar” grek mbeti duke numëruar,
    36 gërmat e Alfabetit Shqiptar dhe 9 shkronja i dalin të përbëra.

    Babai i Mushkës është Gomari e ka zbulu Aristotel “shkencëtari” !

    Reply
  • GADISHULLI ILIRIK says:
    December 17, 2022 at 1:02 pm

    SHKRONJAT E ALFABETIT SHQIPTAR I KANE VENDOSUR SHQIPTARET.

    SHQIPTARET jane Autoktone pasardhes te natyrshem PELLAZG-ILIR-ARBEROR ne GADISHULLIN ILIRIK.

    Kombi “grek” = nje krijese artificiale produkt interesash te perkohshme gjeopolitike,
    perzierje Arberoresh Autoktone,
    perzierje vllahesh te gadishullit,
    perzierje sllavesh te gadishullit,
    me ardhacake grek afro-aziatik.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje
  • Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj, punojnë në Instagram dhe flasin për jetën luksoze
  • “Bën ironi ti shëmtirë”, Zegjineja ofendon influenceren
  • Projekti në Zvërnec, gazeta amerikane: Si po sfidon demokracinë projekti i Kushner
  • Përjashtohet maturanti në Kukës, publikoi tezën e Maturës në rrjetet sociale

Komentet e Fundit

  1. Naftetari on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. ING. AFRIMI on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Luan Dauti on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Protestusi on Shqipëria e bukur është në shesh
  5. demo on Shqipëria e bukur është në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?