Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E padukshmja në poezinë e Niko Kacalidhës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > E padukshmja në poezinë e Niko Kacalidhës
Kulture

E padukshmja në poezinë e Niko Kacalidhës

Published: June 7, 2023
Shpërndaje

Nga Fatmir Minguli

 

Ai (Niko Kacalidha) nuk është poet vetëm i Shqipërisë apo i Greqisë, është poet ballkanas dhe më gjerë, një poet modern me kuptimin e gjerë të kësaj fjale.

- Publicitet -

                                                                                                                                                                                                                                                             Dritëro Agolli

 

O hënë e bukur, më kujtohet

Që, tani e kthen vitin, në këtë kodër

Unë vij plot ankth të të shikoj:

Dhe ti vareshe mbi atë pyll atëherë

Siç po bëni tani, dhe qartëson gjithçka.

 

                              Hënës, Giacomo Leopardi

 

 

Hyrje.

Të shkruash për poezinë e Niko Kacalidhës do të ishte privilegj për çdo kritik letrar sepse ai është një zë krejt i veçantë i poezisë shqipe që prej viteve ’70  të shekullit që lamë pas e deri në ditët tona. Eshtë pikërisht vëllimi me poezi “Heraldiket e borës” që u botua vitin e kaluar ku shfaqet trajektoria poetike e këtij autori të brishtë. Një trajektore, ekuacioni i së cilës është i panjohur, një ekuacion enigmatik, ashtu siç është vetë poezia e poetit Niko Kacalidha.

Prandaj dhe nga titulli i kësaj analize për poezinë e Kacalidhës kuptohen se do flitet për disa padukshmëri në thelb të poezive të tij në dhjetë vjeçarë. Ashtu si dhe Moikom Zeqo i ndjerë, edhe Niko diti të mbikalojë lumin e turbullt që mbyste letërsinë shqipe dhe doli i palagur në tokën e shenjtë poetike të shpirtit të tij. Duke qenë eruditë të pashoq, ata të dy mes njohurive të jashtëzakonshme, dëgjonin më shumë oshëtimat e trumpetës së mitologjisë. Në të dy sistemet Niko Kacalidhas mbikaloi edhe shumë lumenj të tjerë. Ai kishte dëgjuar  të atin e tij kur në të gjallë i thonte :

“Qëndro larg klubeve, sepse aty do dëgjosh gjëra për të cilat do të duhet të dëshmosh dikur diku. Po fole, do bëhesh njeri i urryer nga të tjerët por dhe nga vetja jote, po nuk fole, do flasin të tjerët për ty gjëra jo të vërteta, që do t’i vërtetojnë me “tre dëshmitarë”.

Ishte kjo udha e mbrothësisë, udhë që sot e shohim në faqet e librit poetik “Heraldika e borës”. Nëse do të përcaktoja profilin e poetit Niko Kacalidha, do ta mendoja mirë sepse për të janë bërë studime të shumta nga studjues shqiptarë e grekë, ku profli i tij shpaloset bukur në të gjashtë  pamjet e mundshme.

Ky poet që përballoi dy jetë, jetën e para ’90- tës dhe atë të mbas ’90- tës është ngadhënjyes jo vetëm në poezi, por dhe në zhanrin e prozës e aq shumë në atë të përkthimeve.

Është kjo arsyeja që unë nuk pretendoj të ribëj ato që kanë shkruar të tjetët por duke lexuar me vëmendje poezitë e Nikos ngazëllehem për nga sinqeriteti i çuditshëm, një sinqeritet i një shpirti delikat, një shpirti  që emeton dritë. Ky është shpirti i poetit. Se poezia nuk është as filozofi, as shkencë e as teologji, por është dufmë e emocioneve të shpirtit të poetit. Dhe poezia e Niko Kacalidhës nuk është aspak robëreshë e rimave fundore e mesore, as linearitet në formë e përmbajtje.

Poezia e Nikos, edhe pse në dukje duket delikate, si një fllad i lehtë pranveror, në të kundërtën ajo është shtjellë e erërave turbulente që prek çdo cep të tokave dhe ujrave shqiptare dhe greke. Ai të trondit me qetësinë e tij.

Kam vënë re edhe guximin e fuqishëm që Niko ka në poezitë e tij, është një guxim që duket sikur konfrontohet me delikatesën e vargjeve të tij. Por, këtu është bukuria dhe forca e poezisë së tij.

 

1.

Në poezinë e Kacalidhës ndeshemi me një sistem origjinal teosofist. Nëse Helena Petrovna Blavatskij hodhi themelet e doktrinës filozofike të teosofizmit, ku kërkohet kordinimi i njohjes mistike me kërkimet shkencore, Niko Kacalidha ndërton “doktrinën” e tij të ngjashme teosofiste ku kordinon mrekullisht poezinë  me religjionin e origjinës së tij, duke derivuar poetikisht nga realja e natyrës për të shkuar drejt esencës të së shenjtës. Ai, me poezitë e tij zotëron ndriçimin direkt të shenjtorës kudo që ajo ndodhet. Këto ndriçime janë shprehur në poemën brilante “Epifania e hënës”. Kjo është e padukshmja e parë në botën poetike të Kacalidhës dhe jo vetëm kaq.

Duke qenë rast unikal për futjen moderne të religjionit në krijimtarinë e tij ai është  ashtu siç veproi dhe poeti ynë i madh  Naim Frashëri që intersektoi botën bektashiane në poezitë e tij.

Ja se si shprehet Timo Mërkuri në një analizë të tij për poetikën e Nikos:

“Poezia e Niko Kacalidhës nuk është varg, është frymë, fryma e shënjtëruar e A(r)tit poetik. Unë ju them se Niko Kacalidha është thjeshtë Biri i A(r)tit që solli Frymën e tij të Shenjtë te ne në formën e vargjeve poetike. Pa shikoni pak me vëmëndje se mos vallë ky libër është ungjilli (poetik) sipas Niko Kacalidhës Ungjillorit  të  6-të, se unë për vete do ta lexoj përsëri dhe do ju them.”

Dhe vetë Niko KacalidhaS shkruan për veten e tij, për atë jetë të fëminisë që unë si bregdetas i Jugut e admiroj:

“Gjithë ajo botë mistike shpesh më bënte të besoja pa e ditur dhe rrënqethesha pa e kuptuar.Kur nëna me afronte të puthja Shën Marinë, ajo, e përdelluara në ikonë, ngjante me gjyshen time. Kur gjyshja më çonte të puthja ikonën e shën Nikollës, më ngjante se puthja emnakun gjysh Nikolla që e prisnim dhe nuk ishte kthyer ende nga Amerika. Përnatë para gjumit bënim kryqin. Kuptohet se kjo e tërë në kompleksitetin e saj është një bote jashtëletrare.”

Dhe për të mbyllur trekëndëshin e shenjtërisë ortodokse po sjell një pasazh nga studjuesja Alisa Velaj: “… Këtu mbizotërojnë shenjuesit mitikë, të përzier me shenjues biblikë si: uji i bekuar, apokalipsi i guvave dhe fashikujt e ungjijve. Ndërthurja e lëndës mitike me lëndën kristiane, si një nga tiparet themelore të poetikës deklarohet edhe nga vetë poeti, i cili i mëshon shkakut biografik të kësaj ndërthurjeje në laboratorin e tij krijues. Në një intervistë të botuar në revistën “Exlibris”, Kacalidha shprehet: “Unë kam lindur në Leshnicë në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë. Gjithë bota ime që kishte lidhje me tokën, me drurët, me gurët, me yjet,me gurrat, me zogjtë dhe gjethet përreth ishte pagane dhe ajo tjetra, shpirtërorja, me Ungjillin, me kishat e vjetra, altaret, hieroret, qirinjtë dhe varret, qiellin e shpirtrave, ëngjëjt, ishte një botë e krishterë.”

 

2.

Unë jam dakord me krahasimet që studiues të ndryshëm bëjnë duke thënë se Niko Kacalidha  është si shumë poetë të Mesdheut. Por duke mos dashur të përmend emrat krahasues dua të theksoj një fenomen negativ që ndeshet në letërsinë shqiptare, në kritikat analitike ku ka një vrull të ethshëm për të krahasuar krijimtarinë e aksh autori me dhjetëra autorë të huaj apo dhe shqiptarë, mundësisht shumë të famshëm

Niko Kacalidha nuk ka nevojë për këto krahasueshmëri. Ai është vetvetja dhe është ai që e ndërtoi teosifizmin e tij poetik dhe asnjë tjetër poet i Ballkanit apo përtej Ballkanit.

Dhe ja studiuesi grek  Qiriakos  Harallambidhis tek flet për Nikon dhe poezinë e tij:

“Niko Kacalidha vjen midis nesh si një  poet që ruan të drejtën të shikojë me sytë e një  “ të huaji atë që në fakt është thellësisht e tija”.

Edhe kur isha student në inxhinieri në Universitetin e Tiranës,  e pak më vonë në jetën e përditshme, aroma e poezive të Niko Kacalidhës vinte e këndshme, pa pathose partiake e atdhetare milititantiste, si ndër shumë poetë të asaj periudhe. Thjeshtësia ishte e para e e aromës së atyre poezive, brishtësia e forconte akoma më shumë emrin e tij si poet të vërtetë.

S’kishte si të ndodhte ndryshe! Një poet i vërtetë nuk është rob i pushteteve, por intuitivisht i shmanget poezive slogane puthadore ndaj pushtetit politik.

3.

Në diskutimin e vazhdueshëm që kam bërë me shkrimtarin e ri durrsak Pol Milo për poezitë e librit “Heraldiket e borës” kam theksuar dhe atë pjesë të padukshme tjetër të poezisë së Niko Kacalidhës, një e padukshme që e quaj “e fshehta e hënës”.

Shkak ishte pikërisht kjo pjesë e një libri të Polit ku shkruan:

“Hëna sheh gjithçka prej mijra vjetësh. Ajo i ka parë të gjitha misteret. Të gjitha që i janë thënë asaj, i ka ruajtur aty. Vetëm kurrë s’do të merren vesh. Për këtë arsye, ajo tregon vetëm njërën anë, atë me dritë. Anën tjetër, atë të errëtën, do ta mbajë gjithmonë të fshehtë!”

Dhe Niko Kacalidhas operon me hënën, operon rëndshëm duke na sjellë emocione të jashtëzakonshme jo vetëm metaforike por dhe surreale.

“Aborti i hënës, klepsidra e hënës, përskuqur e përgjakur gjysma e hënës/protezë e poshtme e  dhëmbëve të nënës, llampadari i hënës, ulërijnë ujqit duke kafshuar hënën  mijwra vjet, dhe e njejtë mbetet. Por unë kam në irid  të njerit sy diellin përbrenda një monokël që ua kam fshhur perëndive dhe në iridin tjetër kam hënën natën, o të uruar, hëna si një sorkadhe, etj.

Këto janë figurat që Niko i qëndis në faqen e padukshme të hënës.

Hëna është personazhi i fshehtë i poetikës së Niko Kacalidhës, është një aktore të cilës ai i jep role në teatrin absurd të kohës së kaluar dhe të tashme, shpesh surreale. Jo vetëm kaq. Hëna në poezinë e tij është së bashku me shumë figura të tjera si drurët, gurët, bora, etj, por marëdhëniet me hënën janë të lidhura me padukshmërin e parë, atë të teosofizmit të Kacalidhës.

“Ajo hëna është pjesë e kishës ku ai pagëzohet, turtujt janë fshehur  në folenë e perënduar të hënës…Psalte oshënari mes orakujve në dritën e hënës….Hapen orakujt mbrëmjes në kupën e hënës…Hëna i mbuloi me degët e ullinjve të mos diktoheshin puthjet, Hëna i la të përqafuar barit dhe iku herët. Më zhytën  lakuriq në baptisterin e hënës duke më larë me krezmë e ujët e pranverës”

Këto citime janë në vëllimin ‘Blatimet e borës” që ka poezitë e pabotuara.

Sonte të vdekurit/do t’i varrosin lakuriq/mbështjellë me qefinin e hënës. Drapëri i hënës i priste kërthizën; altari brilant i hënës që kullot në limonishte… Metafizika e hënës”.

Poezia “Hënë njëzet vjeçe” një ode e jashtëzakonshme që i këndohet hënës ku fantazia dhe realja udhëtojnë së bashku.  Vetë poezia e Nikos është një labirinth që e merr ndriçimin nga ana e pasme e hënes, një ndriçim që shumë pak, shumë pak poetë e marrin. Ai dhe hëna kanë Beslidhjen e shenjtë mes tyre. Kjo Besëlidhje është e ngjizur nga oshënari Niko që bisedon me hënën netëve. Bukuria e hënës është poezia, sepse falë dritës së saj arrin të ndriçojë natën dhe në të njëjtën kohë të japë atmosfera emocionuese. Dëshira, misteri, pyetja, malli, janë ato ku poetët në botë kanë gjetur frymëzim për t’i kushtuar  veprat e tyre magjike Por goditjet përfundimtare nuk kanë munguar edhe pse  vjen nga futuristët: Marinetti e bën atë objekt të një invektivi ( fjalë e ashpër)  i tij i famshëm, kur në mënyrë programore bërtet “Ta vrasim dritën e hënës”. Eshtë hëna e përdhosur, një reagim i tepruar ndaj teprimeve të romantizmit sipas kërkesës.

Por sa larg është Niko Kacalidhas nga futuristët e nga vetë romantikët. Ai është impresionist  i hënës, është surrealisti që e pikturën hënën ashtu si nuk e ka përshkruar asnjeri. Ai i ka bërë skanerin pamjeve të saj të mbrapme, se të përparmes i kanë bërë shumë poetë e shkrimtarë.

Oshënari, poeti dhe hëna janë një e të pandarë. Ky është Niko Kacalidha!

E ndërkohë ai bën qëndisma me yjet në qiell e i qep jakën hënës. Dhe poezia e plotë për hënën që në 1973  botohet  pa kurrfarë frike nga  i brishti guximtar Niko Kacalidha. Poezia  “Doli hëna, sikur digjet pylli” nuk është e pakët për një poet klasi e sidomos e botuar në kohën e monizmit.

Qershor 2023

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?