Gazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Lajmi i fundit
U dëmtuan nga tërmeti, data kur hidhet shorti për ndarjen e banesave në lagjen e re Baldushk
Aktualitet Lajmi i fundit
Gazetari rus, fitues i “Nobel”: Propaganda po i përgatit njerëzit të mendojnë se lufta bërthamore s’është një gjë e keqe
Bote Kryesore
Ja cilat janë 8 fobitë më të çuditshme në botë!
Aktualitet Lifestyle
22 mijë emigrantë të rinj shqiptarë në Itali në 2021, destinacion edhe Kroacia e Rumania
Ekonomi Kryesore
Rusët shtojnë sulmet në Bakhmut, Spanja premton nisjen e tankeve Leopard
Aktualitet Bote
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Jeta në Çift
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • Rreth nesh
Duke lexuar: E rëndë/ Ja çfarë shkruhet për shqiptarët në një libër fëmijësh në Britaninë e Madhe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Jeta në Çift
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • Rreth nesh
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > E rëndë/ Ja çfarë shkruhet për shqiptarët në një libër fëmijësh në Britaninë e Madhe
KryesoreKulture

E rëndë/ Ja çfarë shkruhet për shqiptarët në një libër fëmijësh në Britaninë e Madhe

Published 13 Mars, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Britani të Madhe shqiptarët po shihen si emigrantë të paligjshëm që kanë mbushur shtëpitë e barit. Sikur të mos mjaftonte pasqyrimi në media i emigrimit të shqiptarëve, jeta që bëjnë duke punuar në shtëpitë e barit, tanimë për ta flitet edhe në libra për fëmijë. Portretizimi i së keqes si shqiptarë po përçohet te fëmijët përmes librave.

Një emigrante në Britani të Madhe ka sjellë për mediat një pjesë nga libri për fëmijë që mësohet në shkollat e Londrës, në të cilin edhe fëmijët shqiptarë trajtohen si vrasës. “The Diamond Brothers in…”, libri për fëmijë nga Anthony Harowitz trajton historinë e një këngëtareje greke që quhet Minerva, e cila kishte anuluar një koncert bamirësie në Tropojë, që do të mbahej për fëmijët mbipeshë në Shqipëri.

Një fëmijë shqiptar, fans i zhgënjyer nga anulimi i koncertit i kishte dërguar një letër këngëtares në Londër, ku e kërcënonte se do ta vriste.Pra, jo vetëm emigrantët që po trajtohen si kriminelë në media, edhe nga zyrtarët e Britanisë së Madhe, tani ata duan ta përçojnë kulturën raciste kundrejt shqiptarëve, duke treguar edhe fëmijët shqiptarë si vrasës nëpër libra. Përfytyroni pak sa e vështirë duhet të jetë jeta për fëmijët shqiptarë që po ndeshen me këtë lloj literature në shkolla.

Një pjesë teksti e përkthyer në shqip, ku flitet për Shqipërinë dhe shqiptarët!

“Ne duhet të marrim nën kontroll këtë situatë,” tha Hammill. “Ti e lexove se çfarë thoshte ajo letër. Tregojani zotit Diamond!”

Minerva u mendua për një moment dhe më pas nxori një zarf të bardhë nga xhepi. Ajo e mbajti për një moment. “Kjo erdhi dje,” tha ajo. “Ishte futur nën derën e suitës sime. Është nga dikush që më urren mua.” Tim e hapi letrën dhe lexoi me zë të lartë:

“E dashur Minerva, ti je një përbindësh. Nuk mund të ta fal atë që bëre në Tropojë verën e kaluar. Si mund ta bësh këtë? Nuk do ta harroj kurrë dhe shumë shpejt do të të vras. Jetës tënde do t’i vijë fundi në Londër. Këto do të jenë Krishtlindjet e tua të fundit!”

Tim e uli letrën. “Çfarë të bën të mendosh se kushdo që e ka shkruar këtë të urren?” E pyeti ai.
Minerva e vështroi. “Më vjen keq?”, tha ajo.
“Çfarë ka ndodhur në Tropojë?”, e pyeta.

“Asgjë nuk ka ndodhur në Tropojë”, u përgjigj Haroldi.
“Është koncerti,” tha Hammill. “Duhet të jetë ai!”
“Harroje, Jake.”
“Jo, Harry. Ata mund ta dinë.” Hammill u kthye nga ne. “Kjo ndodhi verën e kaluar, siç thuhet në letër. Minerva do të jepte një koncert të madh bamirësie në Shqipëri. Ishte për të përfituar OAK.”
“Çfarë është OAK?”

“Fëmijët shqiptarë mbipeshë. Përpiqet të ndihmojë fëmijët që shikojnë shumë TV dhe hanë shumë McDonald’s. Disa prej tyre duhet të veshin veshje elastike. Shumë prej tyre janë në karrige me rrota. Ata mund të ecin, por thjesht janë shumë dembelë. Gjithsesi, ata me të vërtetë mezi po e prisnin koncertin, por në momentin e fundit Minerva duhej të tërhiqej.
“Pse?”, pyeta.
“Kisha dhimbje koke”, u përgjigj Minerva.
Është e qartë se fëmijët mbipeshë të OAK-së nuk i kishin dhënë asaj kurrë shumë arsye për t’u shqetësuar. Deri tani.

“Ti ke mërzitur shumë fansa, Minerva.” tha Jake.
“Dhe ju mendoni se një nga ata fansa do ta vrasë atë?”
“Kështu duket.”

Nuk isha aq i sigurt. Ideja se një fans shqiptar me përmasa të mëdha, me varësi ndaj televizorit, që udhëtonte deri në Angli për të vrarë Minervën më tingëllonte paksa e largët. Nga ana tjetër, kishte një gabim drejtshkrimor: anglishtja nuk ishte gjuha e tij e parë. Por kishte diçka në letër që nuk më pëlqeu dhe nuk e kam fjalën vetëm për kërcënimin me vdekje. E dija se diçka nuk shkonte. Diçka mungonte. Por nuk kisha kohë për të gjetur se çfarë ishte.

“Ndjej se ne duhet të largohemi nga Londra,” tha burri. “Nuk mund të fle me mendimin se ti je në rrezik”.

“Harold, po e tepron!”, Minerva tundi kokën. “Ky udhëtim është një publicitet i madh. Unë nuk do të iki vetëm sepse një i lajthitur më shkruan një letër idiote.”, iu drejtua Timit. “Unë kam një këngë që do të dalë më 25 dhjetor.” tha ajo. “Si quhet?”, pyeta unë.
Timi psherëtiu. “Quhet dita e Krishtlindjes!”/dritare.net

o.j/dita

Ornela 13 Mars, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo

Lajmi i Fundit

  • U dëmtuan nga tërmeti, data kur hidhet shorti për ndarjen e banesave në lagjen e re Baldushk
  • Gazetari rus, fitues i “Nobel”: Propaganda po i përgatit njerëzit të mendojnë se lufta bërthamore s’është një gjë e keqe
  • Ja cilat janë 8 fobitë më të çuditshme në botë!
  • 22 mijë emigrantë të rinj shqiptarë në Itali në 2021, destinacion edhe Kroacia e Rumania
  • Rusët shtojnë sulmet në Bakhmut, Spanja premton nisjen e tankeve Leopard

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj në SHËNIM: Pse e kam të vështirë ta besoj, se akti kriminal ndaj Top Channel ka lidhje thjesht me “fjalën e lirë”
  2. Aldrin në Akuzat se rriti pagat në fushatë, Rama: Analfabetizëm politik
  3. Aldrin në RAPORTI: 6 apo 10 miliardë? Një jetë e mirë për të gjithë është e mundur vetëm nëse reduktohet përdorimi ekstrem i burimeve nga elita e pasur
  4. Aldrin në RAPORTI: 6 apo 10 miliardë? Një jetë e mirë për të gjithë është e mundur vetëm nëse reduktohet përdorimi ekstrem i burimeve nga elita e pasur
  5. Aldrin në RAPORTI: 6 apo 10 miliardë? Një jetë e mirë për të gjithë është e mundur vetëm nëse reduktohet përdorimi ekstrem i burimeve nga elita e pasur
Gazeta DitaGazeta Dita

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Hiq
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?