Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E rëndë në Britani, infermierja akuzohet se ka vrarë 7 foshnja me insulinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > E rëndë në Britani, infermierja akuzohet se ka vrarë 7 foshnja me insulinë
AktualitetBote

E rëndë në Britani, infermierja akuzohet se ka vrarë 7 foshnja me insulinë

Published: October 11, 2022
Shpërndaje

Një infermiere 32-vjeçare është akuzuar për vrasjen e pesë djemve dhe dy vajzave dhe tentativën për vrasjen e 10 foshnjave të tjera në spitalin “Countess of Chester” në Britani.

Lucy Letby dyshohet se ka përdorur insulinë si mjet për të helmuar foshnjat dhe fëmijët.

Letby u arrestua për herë të parë me dyshimin për kryerjen e krimeve në vitin 2018, tha Policia e Cheshire në një deklaratë. Një vit më vonë ajo u arrestua përsëri “me dyshimin për vrasje në lidhje me vdekjen e 8 foshnjave dhe tentativën për vrasjen e 6 foshnjave”, si dhe “vrasjen në tentativë ë tre foshnjave të tjera”, shtoi policia. Gjyqi i 32-vjeçares, e cila mohon akuzat kundër saj, mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, shkruan BBC.

- Publicitet -

Deri në janar të vitit 2015, statistikat për vdekshmërinë e foshnjave në njësinë neonatale të këtij spitali ishin në të njëjtat nivele me spitalet e ngjashme. Në 18 muajt që do të pasonin pati një rritje të konsiderueshme të foshnjave që humbnin jetën apo të atyre që pësonin kolaps.

Konsulentët e spitaleve analizuan shumë prej rasteve, por nuk po gjenin dot shkaqet për vdekjet e papritura. Ata vunë re se të gjitha vdekjet kishin një emërues të përbashkët. E pranishme në turn ishte infermierja, Lucy Letby. Pas kësaj nisën hetimet e policisë. Hetuesit zbuluan se nga mesi i vitit 2015 deri në mes të 2016-ës, dikush në njësinë neonatale helmoi 2 fëmijë duke u injektuar insulinë.

Ata ishin 2 binjakë që rrezikuan jetën pak ditë pas lindjes. Mjekët panë se niveli i tyre i sheqerit në gjak ra në menjëherë në nivele të rrezikshme. Por foshnjat mbijetuan për shkak të aftësive të stafit mjekësor që menduan se sheqeri i ulët në gjak mund të kishte shkaqe natyrale. Ajo që stafi mjekësor nuk e kuptoi ishte se në të dyja rastet, shkak ishte rezultat i helmimit me insulinë.

Prokurori tha se askush nuk mendonte se dikush ishte përpjekur të vriste foshnjat në një maternitet. Lucy Letby ishte në detyrë kur të dy binjakët rrezikuan jetën. Në të njëjtën kohë 2 fëmijë të tjerë humbën jetën pasi iu injektua ajër në gjak. Sipas prokurorit ka pasur raste kur fëmijëve u ishte injektuar edhe qumësht në gjak.

“Shumë nga këti raste kanë ndodhur në turnin e natës. Kur Lucy Letby kaloi në turnet e ditës edhe kolapset dhe vdekjet e fëmijëve kaluan në këtë turn”, tha prokurori. Gjyqi pritet të zgjasë të paktën 6 muaj.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • megjithëse says:
    October 11, 2022 at 8:51 am

    serial killer.
    uhah.
    shyqyr që nuk ishte shqiptare se do linim nam

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret ne SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria
  • BE po “eksporton” azilin jashtë Evropës, Amnesty International sulmon marrëveshjen Itali-Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Propaganda dhe realiteti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  2. Buda on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  3. Xoni on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  4. Liria on Trump shpall planin për izolimin e Iranit, paralajmëron bankat, bizneset dhe qeveritë që e mbështesin
  5. Zeqineja on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?