Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të Korçës, me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku sipas policisë dy 14-vjeçarët janë konfliktuar me thikë.
Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Erald Xhejo, 14-vjeç. Dy të miturit janë konfliktuar me thika në ambientet e një lokali, rreth orës 17:00 në fshatin Pirg.
Gjatë sherrit, 14-vjeçari tjetër e ka goditur me thikë Erald Xhejon, duke e lënë të plagosur. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.
Burime bëjnë me dije se viktima është nga fshati Zvirinë, kurse autori nga fshati Leminot, teksa mbetet për t’u sqaruar arsyeja e prezencës së tyre në Pirg, të tre fshatra të Bashkisë së Maliqit.
Autoritetet policore raportuan se i mituri tjetër, autori i dyshuar i krimit, është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
“Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
j.l./ dita

Shqperia drejt Evrropes me thika dhe dinamit!
I mbylle komentet,o sahanlepiresi i Rames!