Nga Artan Xh.Duka
Botuar në DITA
“Elefanti” në dhomë
Pak vite më parë Edi Rama tha publikisht të vërtetën historike rreth Kosovës në Beograd. Fillimisht shtangu e krijoi tensione momenti sepse e tha në sy, shkoqur dhe pa doreza “protokollare” por më pas hapi një qasje të re për marrëdhëniet mes nesh.
Historia dëshmon se krijimin para nesh si shtete në rajon, Serbia e Greqia e shfrytëzuan si “tapi” për hapësirat dhe historinë e tij duke krijuar mite e tabu të “vërtetash” të denja për “Rrobat e Mbretit” të Andersenit, në kurriz të së vërtetës historike, shqiptare në rradhë të parë, në rajon.
E thënë në sy, e vërteta sfidoi kompleksimin, pasigurinë e ndrojen tradicionale se ajo ndoshta më shumë prish se sa ndreq punë dhe se në rrugën drejt BE, mund të trazojë bashkëjetesën e brishtë paqësore në rajon.
Koha tregoi se futja e “elefantit në dhomë” e uli Sërbinë me këmbë në tokë dhe sot marrëdhëniet shqiptaro-sërbe janë më realiste se më parë sipas motos “… bashkëpunimi bashkëpunim, miqësia, mbase personale, miqësi por ndërkohë e vërteta e vërtetë”.
E vërteta, sado trazon, e thënë ballazi është në vetvete gjest sinqeriteti dhe shtrirjeje dore për më tej, shteg për t’i shpëtuar maktheve e pengjeve të së shkuarës e parë më tej. Nuk prish por përkundrazi ofron mundësi për fqinjësi, bashkëpunim dhe pse jo, miqësi të sinqertë për më tej.
Doza e realizmit që e vërteta ofron çliron marrëdhëniet nga klishetë e ngurta e teatraliteti tradicional, nxit komunikimin e bashkëpunimin efektiv mes palëve duke ia lënë kohës të bëjë të vetën më pas.
Shprehje e vullnetit të mirë për bashkëpunim realist është sot vetë Ballkani i Hapur që ndonse etiketohet nga syresh si i nisur nga sërbët, afron e bën njësh trevat shqiptare si kombi i vetëm ende i ndarë në gadishullin Ilirik.
“Binjakët” në rajon nuk i bën bashkë buja greke por e vërteta historike
Realizmi në rritje në marrëdhëniet mes nesh dhe Sërbisë duhet të shtrihet edhe me Greqinë. E vërteta, e thënë në kohën dhe vëndin e duhur, nuk ka pse të stepet nga fakti se Greqia ka veto për rrugën në BE, se jemi aleat në NATO apo se gëzon mbështetje krejt tjetër nga Serbia në SHBA. Sikurse në rastin e Sërbisë, ajo vetëm çliron nga makthet e pengjet e së shkuarës, ngjiz dinjitet dhe garanton bashkëpunim e miqësi të sinqertë më tej.
Përpara se rajoni të ndahej arbitrarisht me kufij dy shekuj më parë, ishte për mijra vjet shtëpi e të gjithëve e bashkonte pa dallim. Si kombe “binjak” historik në gadishullin Ilirik, grekët e shqiptarët e sotëm kanë nevojë vetëm për hapje mes vetes të atillë që bën anakronik si kufirin ashtu edhe retorikat e ndarjes e mosbesimit reciprok mes nesh.
Rama ia tha të vërtetën në sy Vuçiçit dhe ajo i solli më pranë. Në kohën e vëndin e duhur t’a bëjë edhe me Greqinë. Konteksti zgjedhor nuk është arsye për t’a gojëmbyllur atë.
Ka zgjedhje në Greqi por kishim zgjedhje edhe ne por ndëërsa kjo nuk e pengoi kryeministrin grek të dilte nga protokolli e etika e fqinjësisë me tërsëllimet ndaj shtetit shqiptar ne si gjithnjë bëmë “mirëkuptuesin” historik.
E vërteta e thënë në sy nuk do të ishte fundi i botës e prishje “ekuilibrash” sikurse druan ndokush. Vetëm fundi i botës së trillimit që duke tjetërsuar të shkuarën, po tjetërson ende të tashmen.
Marrëdhënia Shqipëri-Greqi ka nevojë për një dozë të madhe realizmi. Të vërtetat janë jetike për dy popuj “binjak” që ndajnë fatin prej mijra vjetësh në rajon. Edi Rama të bëjë të tijën sepse herët a vonë, pala greke do të shohë sens sepse do të sensibilizohet edhe politika e opinioni grek por dhe ai ndërkombëtar.
“Topi”, me hak, duhet hedhur në oborrin grek sepse statukuoja e tanishme me pretendime të paqëna greke (sot Beleri, nesër kush e di çfarë) ndërkohë që kauza reale kemi vetëm ne, vërteton si gjithnjë se pas “buzëqeshjes” së sforcuar greke fshihet si përhera nervozizmi i atij që për të varrosur të vërtetat, kërkon me qiri ndonjë sebep të stisur për të devijuar vëmëndjen apo “allnuar” me tjetrin e shmangur ballafaqimin për temat tabu.
Bëni lajm dhe hapini kartat me Greqinë
Realiteti mes nesh ka nevojë jo për shashka të stisura por lajm të vërtetë. Si pak kohë më parë me Sërbinë, Edi Rama duhet të bëjë sot lajm edhe me Greqinë.
Nga çështja çame e genocidi ndaj Çamërisë, njohja e të drejtat e arvanitasve duke bashkëpunuar edhe me arbëreshët e Italisë për të ruajtur trashëgiminë arbërore, denoncimi i ligjit të luftës me të cilin Greqia bën “budallain” dhe e mban qëllimisht, parimi i reciprocitetit dhe vijat e kuqe ndaj çdo arrogance e hundëfutje nga fqinji në punët tona (tam-tamet për minoritetin, tekstet shkollore, llogjet për Himarën etj), të drejtat e emigrantëve shqiptarëve të pas viteve 90, absurdi i ndarjes së detit të ndarë tashmë prej krijimit të shtetit, dalja për një vizitë nga trevat çame dhe ato arvanitase kudo nëpër Greqi me kamera dhe gazetarë (mbase kryeministri grek ofron edhe një helikopter), vënia e një kurore tek të shquarit tanë matanë kufirit nga Ali Pasha, Marko Boçari me shokë, nderimi për arvanitasin e madh Aristidh Kola etj, një minutë heshtje për viktimat e genocidit grek zervist që të bjerë edhe në sytë e veshët e BE e botës mbarë…
Sikurse me Vuçiçin Rama flet sot pa teklif e kokë më kokë pavarësisht qëndrimeve të kundërta për Kosovën, kjo duhet të ndodhë edhe me homologun në Greqi. Greqia mund të kundërshtojë gjatë kauzën Çamëri por kjo e fundit të paktën do të jetë e pranishme në çdo tryezë.
Fati i integrimit në BE nuk preket nga e vërteta. Jo se e drejta e vetos si mekanizëm sot është dilemë në vetë BE por se Greqia e çliruar nga pengjet e së shkuarës nuk do e uli më veten e humbasë dinjitet me kanosje vetoje për në BE me sebepe “allabeleri” sot, ku i dihet mot, ndërkohë që vetë Shqipëria po gëzon mbështjetje në rritje në perëndim.
Por dhe nëse e bën hë për hë, aq na bën sepse integrimi, edhe pa këto yçkla, prapë do të marrë ca kohë. Ajo që mbetet është nëse do të trokasim kokëulur e kushedi se kur në “derën” deri atëhere shurdhe të BE apo do i bëjmë vënd vetes me dinjitet duke e gjetur më pas “derën” hapur me vetë mikpritësin tek pragu i saj.
Gadishulli Iirik duhet të çlirohet nga fabrikimi i së shkuarës, grindavecët dhe ngackarët që bëjnë të fortin prej dy shekujsh në rajon. Që bëjnë zhurmë, vënë kujën e hedhin vickla vënd e pa vënd për të paqëna për të shmangur ndërkohë vëmëndjen nga dalja e të vërtetave e kauzave reale që nuk ka “rrasë” varri që i mbulon. Zullumi historik i së shkuarës duhet të dalë në shesh ndryshe ai nxit zullum më tej sipas qasjes “mbrojtja më e mirë është sulmi” që vetëm ushqen tension pambarim në rajon.
Sikurse Kosova po synon reciprocitet me Sërbinë duke shmangur gracka si Bashkësia e Komunave në veri që nisur nga premisa të rrejshme rrezikon të marrë peng të ardhmen të saj dhe rajonit, ashtu edhe Shqipëria duhet të vijojë më tej me artikullimin pa komplekse e ballë për ballë të të vërtetave historike ndaj atavizmave historikë në gadishullin Ilirik.
Opinioni brënda e jashtë vëndit, politika ndërkombëtare meriton lajmin e vërtetë dhe jo bujën e shashkat e trillimit pafund grek. Që ka dy shekuj që merr kot e më kot për të justifikuar apo shmangur vëmëndjen nga trillimi i “parë” grek me formimin si shtet në kurriz të kombit shqiptar. Një sajesë që mban të sotmen ende peng të së shkuarës që për të mirën e të dyja palëve duhet lënë pas sa më shpejt. Edi Rama bëri dikur lajm me Vuçiçin në Sërbi. T’a bëjë edhe me kryeministrin grek sepse e vërteta vetëm na sjell më pranë.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Ky Edi Rama ky katran me boj,
4 rrocka njeheresh mba ne goj,
te Sulltan Erdoganit te Turqise,
te ktij Krajl Vucicit te Serbise,
te tretin te Mico grekut gagarel,
…e te 4 njonit atje ne Surrel.
Eunuket e tij mediatike e lavderojne,
simbol Nacionalizmi po na e tregojne,
bythlepirjet e Rames i duken atdhetari,
dhe kur i shet fshehur detin asaj Greqi.
Te dua,o zagar i mutit. Ja ky eshte LAJMI qe beri Rama ne Beograd.
Dmth,qe Serbia eshte zagar i mutit(te njohe Kosoven)-per ty mor jargavec provincial me llagapin Duka-perben Lajm.
Por Dashnia me Serbet,me Vucicin,Krijimi i Ballkanit te Hapur per te izoluar Kosoven shqyptare dhe per tu futur ne Vathen e Serbise bashke me ish Republikat Jugosllave te Maqedhonise dhe Cernagores(te dua)-KY NUK PERBEN LAJM. Krijimi i Zajednicave serbe nen shembullin e Republika Serbcka te Bosnjes me Miratimin entusiast te Rames,,Edhe ky nuk perben lajm.
Nen qeverrisjen e Rames,Greqia ka avancuar bindshem ne pretendimet shoviniste per pushtimin e Trojeve Shqiptare ne te gjitha menyrat.Edhe duke u shtirrur si shtet aleate,si mike e Madhe qe po na tregon rrugen per BE.Ne kete Udhetim Na ka ofruar Voten e PAVLERE dhe na ka marre Te drejten per te Formuar Zajednicat greke ne Shqiperi,.Me Shpalljen Krahine Minoritare greke te Himares,,Te Vrines Dhe Dropullit qe ka qene njohur .Sot mesimi,shkollimi,gjuha e administrates,tabelat e rrugeve ne keto krahina,eshte Greqisht.
Kete beri ky Heroi,qe PERBEN LAJM.
pOR po ben edhe nje gje me te rende.
Po i jep Greqise Detin e Shqiprise,,duke derguar ne Hage Kufijte Detare Te Shqiperise,qe jane sanksionuar me Konventa dhe Konferenca Nderkombetare te Fuqive te Medha.
O Duka,,Ka edhe idjote ne qarkullim,,qe quhen shejtan budallenj..
Sa te merren vesh se cfare jane,,E BENE QEDERIN.
nJE NGA KETA,,JE TI.
Problemi eshte se e keqja nuk na vjen nga Greket,minoriteti Grek nuk ka pasur probleme,puna eshte te Shqiptaret te vetquajtur Grek,Bejleri eshte nga Progonati,nuk ka lidhje me Greqine,dhe te tjeret ne Himare mbahen per Greke po asnje lidhje gjaku e historie nuk kane me Greqine,cfare mund te thote nje Cam qe babai e nena i kane lindur ne Filat e Gumenice,eshte Grek apo Shqiptar,ca thone Greket per kete pune,ca mund te thone Greket per Camet qe deri ne 1944 kane paguar taksa dhe jane pajisur me pasaporta si cdo Grek.
Shume i zgjuar, por djallezor autori artikullit.
Kerkon te veri shenjen e barazimit midis Kosoves dhe Camerise.
Kosova e fitoi Pamvaresine me lufte, derdhi gjak.
Cameria nuk po e leviz gishtin e dores per tu sakrifikuar, luftuar, me rruge lufte apo ligjore kerkesat per tokat e tyre.
Camet qenkan kaq te zgjuar, sa duan te fusin Shqiperine ne lufte me Grekun, te perfitojne tokat e tyre.
Ku kane pare kaq budallenj Camet?
Shoqatat e Camerise jane bere lesh e li, njeri gozhdes, tjetri patkoit, kane 33 vjet qe shkojne mbas Sali Berishes, 80% e Cameve votojne akoma Sali Berishen. Pse nuk ja kerkuan Saliut ate nder tu jepte tokat ne Cameri?
Edi Rama lufton per Shqiperine. Kur Camet e Shqiperise ta cojne luften ne 70-80%, atehere mund te nderhyje Edi Rama ti japi nje shtyrje.
Por Camet te ngrohen ne plazhet e Shqiperise, dhe Edi Rama te shkoj te ndeshet me Qeverine Greke, ky eshte budallallek, dhe Edi nuk eshte i marre ta beje.
Sidoqofte, nje thirrje per kryeministrin, qe duhet bere kjo…me gjithe halat e peshkut qe nxjerrin keta me lart. Me mire se asgje.
KUR KA GOJE DHE GERKU
PER NDIHME TE NA FLAS
KUR LIGJIN E LUFTES
SYVE NA PERPLAS
KUR THERRI SHQIPETARET
MORI CAMERINE
U NDERROI DHE EMRAT
FENE E SHTETESINE
BOCARI ME SHOKE
NGA TERRI E NXORREN
I DHANE LIRINE
MOSMIRNJOHJE MORREN
BOTA SA TE JETE
BORXHIN DOT SNA LAJNE
TANI EDHE DETIN
DUAN TA PERLAJNE
RAMA TA MESOJE
DETI TASH SA MOT
ESHTE NDARE MES NESH
ME SE PREKIN DOT
S`MBAN ME UJE PILAFI
ZOT ESHTE SOVRANI
NJE PELLEMBE ME PAK
NE KEMBE VATANI
Kush kopuk e ka bere profesor kete nastradin te shitur dhe injorant. “Rama ia tha të vërtetën në sy Vuçiçit dhe ajo i solli më pranë” Cfare kupton ky me “me prane”. Qe serbia po ben cdo gje qe te shkaterroje shtetin e Kosoves dhe ky birbo e quan normale? Cfare ajri thith kjo qenie?!
Pa vlere.
Por dhe i varfër, injorant, i pisët dhe i qelbët si gjuhe e perdorur.
Bravo LISI, Populli pa Esat Toptanet sa nuk ka Avni Rustemer le te bejne qejf
Sa e vertete eshte e thena VETO e greqis ne BE? Ne qofte se forca greke tejkalon ate te kreditorve/bankave mbi borxhit grek perdhoset edhe Nasreddini.
(Nasreddini mbi gomarit shiste bilbile per femijet kur e kerkoje dikush ta provonte. “Aj qe paguan i mbie”. Ja ktheu. Sepse me kohe kjo ‘loje’ e vetos per ne BE, duket me teper si tip purteke per te disiplinuar popullin shqiptar nga pushtetaret se sa fenomeni real grek.
Bocari me shoke luftuan Ottomanet dhe e cliruan Greqine sepse ishin greke vorio-epirotas. Sot Vorio-Epiri eshte i pushtuar, por trimat nuk i mungojne si Kacifas dhe Beleri me shoke. Do te pavaresohet edhe Vorio-Epiri dhe do te bashkohet me Greqine meme.
Shqiptarët janë sa 2,5-fishi i grekëve edhe sa 3,5-fishi i serbëve edhe kjo është e rëndësishme për ta ditur.
Shqiptarët janë popull më i madh se sa spanjollët, rumunët, hungarezët, grekët dhe serbët
Shqiptarët janë popull numerikisht më i madh se sa spanjollët edhe 34 popuj të tjerë të Europës. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.
Kurse serbët janë gjithsej vetëm 4,1 milionë. Pra shqiptarët janë sa 3,5-fishi i serbëve.
Greqia ka 4,9 milionë shtetas grekë edhe jo 9,8 milionë si mashtrohet zyrtarisht nga Greqia duke e deklaruar numrin e popullsisë së Greqisë 2-fish se sa është në të vërtetë. Pra shqiptarët janë sa 2,5-fishi i grekëve.
Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë 11 popujt e tjerë të rajonit:
grekët: 4,9 milionë
(por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
serbët: 4,1 milionë
boshnjakët: 4,5 milionë
sllavo-maqedonasit: 0,85 milionë
malazezët: 0,25 milionë
kroatët: 2,3 milionë
sllovenët: 0,9 milionë
bullgarët: 5 milionë
moldavët: 2 milionë
rumunët: 12,2 milionë
hungarezët: 8 milionë
Duket shumë qartë që popujt e tjerë të rajonit janë numerikisht shumë të vegjel para shqiptarëve.
Madje mund të thuhet që popujt fqinj të rajonit duken si popuj-xhuxhash në krahasim me shqiptarët.
Vetëm rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (11 milionë) u afrohen numerikisht shqiptarëve. Por shqiptarët (12,8 milionë) janë numerikisht më shumë se sa rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (11 milionë).
Pra shqiptarët janë popull më i madh se sa rumunët edhe hungarezët.
Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa shqiptarët:
spanjollët: 12 milionë
katalanët në Spanjë: 5,5 milionë
galicët në Spanjë: 1,5 milionë
baskët në Spanjë: 1 milionë
portugezët: 5 milionë
suedezët: 8,5 milionë
norvegjezët: 3,7 milionë
finlandezët: 5 milionë
danezët: 3,5 milionë
islandezët: 0,15 milionë
estonezët: 1 milion
letonezët: 1,4 milionë
lituanezët: 3 milionë
bjellorusët: 4 milionë
çekët: 6,7 milionë
sllovakët: 3 milionë
austriakët: 3,5 milionë
zviceranët: 3 milionë
belgët: 3,5 milionë
hollandezët: 3,4 milionë
luksemburgasit: 0,25 milionë
irlandezët: 2,5 milionë
skocezët në Britani: 5 milionë
valisët në Britani (Wales): 3 milionë
Këta janë 11 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 24 popuj të tjerë në Europë.
Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë këta popuj. Shqiptarët janë madje numerikisht më shumë edhe se sa spanjollët se në Spanjë kanë ngelur vetëm 12 milionë spanjollë. 40 milionë spanjollë kanë ikur në vendet e Amerikës Latine.
Në gati të gjitha vendet e Europës Perëndimore numrat e popullsisë manipulohen duke i deklaruar 2-fish se sa janë në të vërtetë. Vetëm Franca edhe vendet skandinave nuk e bëjnë këtë mashtrim me numrin e popullsisë. Vendi me më shumë banorë në BE është Franca me 68 milionë banorë. Francezët janë 57 milionë edhe 11 milionë janë emigrantët në Francë. Francezët janë populli më i madh në Europë.
Spanja ka vetëm 20 milionë banorë pa emigrantët e huaj edhe jo 40 milionë si mashtron me këtë manipulim Spanja. Këtë manipulim të numrit të popullsisë së Spanjës e vërtetojnë të gjitha qytetet e Spanjës si Madridi, Valencia, Barcelona, Sevilla etj. Edhe nga banorët e Spanjës janë 12 milionë spanjollë, 5,5 milionë katalanë, 1,5 milionë galicë edhe 1 milionë baskë.
Prandaj 12,8 milionë shqiptarët janë më shumë se sa 12 milionë spanjollët.
Shqiptarët duhet ta dinë që janë një popull kaq i madh.
Nga popujt e rajonit vetëm rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (8 milionë) u afrohen numerikisht shqiptarëve. Por shqiptarët (12,8 milionë) janë numerikisht më shumë se sa rumunët (12,2 milionë) edhe hungarezët (8 milionë).
Shqiptarët janë sa 2,5-fishi i grekëve edhe sa 3,5-fishi i serbëve
me nje fjale, kur te bien ne qafe dhe nuk ndjehesh jo vetem nuk kerkojne ndjese por te bien dyfish ne qafe dhe te bejne per budalla. Edi Rama tja thote ca gjera ne sy e publikisht micomutit dhe si ia tha Vucicit dhe sot pijne vere bashke dhe me micomutin te pije uzo e raki sa here takohen por ama Çameria e arvanitasit jane ne tryeze pakthim
SHQIPTARESIA E CAMERISE- EPIRIT NUK VDES DHE NUK HARROHET KURR!
Gjate jetes time qe ne foshnjeri dhe deri me sot,kur nipi im me emerin-LIS;u pergjigjet miqeve se Gjyshi im nuk eshte plak ‘ por i moshuar; nuk mund te me zere gjumi dhe aqe me pak te zgjohem pa Çameri-Epir ne mendje e zemer.Jam debuar nga ai vend i Bekuar Shqiptar ku njerezit me te dashur te masakruar e te vrare nuk jane as varrosur?! Shume shkrime jane botuar dhe njohur me historine e hidhur te mbas viteve 1944-1945.Mbas masakrave, vrasjeve dhe debimet me dhune nga ato Troje dhe toka te lulezuara pjellore ku kemi lindur e jetuar te lumtur mijera vjete, ku kemi folur Gluhen e Perendise qe ne kohen e Mbretit Pirro- qe si nje
Zog i Ipjes-Shqipes’ Pirro Burri,
ne Ledhes lere;
Ne kaha Iperoja te kemi Nder!
Dhe vete Skenderbeu i Madherishem i Albanise mbante titullin Princ i Epirit; ne letren qe i shkruante Kardinalit te Fermos me 8 Prill 1456 shkruan:Ne quhemi Eoirote; dhe duhet te keni dijeni se ne kohet me pare paraardhesit tane kaluan ne vendin qe mbani ju sot duke luftuar romaket
Ketu nuk duhet harruar asnjehere se ndihmat dhe lufterat ne Kalabri e Sicili te Piros dhe Skenderbeut, u krijuan mundesi Shqiptareve te Epirit-Çamerise te jetojne ne Kalabbri e Sicili ku edhe sot ruajne me krenari gjuhen e traditat Shqiptare. atje dhe ku jetojne gjetke sot; Emertimet vendeve si rralle ndonje krahine tjetershiptare i rruan si Ledhes, Lopes, Shendjlla, Shenmer. Vreshteza,Rapeza, Qafa, Kuqi e tj; sot e kesaj dite tregojne qarte Shqiptaresine e Vertete te Çamerise sone. Dhe jo per tu cuditur; sot faktikisht edhe kur jane larguar ne emigracion te ri; me instiucionet perkatese e ruajn e perkujtojne dhe e nderojne origjinen dhe krenarin e tyre Çamo Shqiptare. Vete grekerit shkruajn se deri me 1912 i gjithe Epiri-Çameria fliste shqip.Kur, si shtetas Amerikan shkoj , takoj e permallem me vellezerit Came te krishtere atje, e ndjej vehten duke folur Shqip me ta sepse kerkojne te vizitohen e te gezohen edhe nga grupe valltare folklorike e te gezohen se bashku ne gluhen e nanes.
Me thene te drejten, ketu ne Ameriken e Bekuar, ku Fan Noli themeloi Kishen Ortodokse Shqiptare ne sherbim te emigranteve ortodokes Shqiptare forcoi Identitetin Kombetar Shqiptar;sepse kisha greke nuk pranonte tu sherbente te krishtereve qe nuk e quanin vehten greke.?! Ne pervjetorin e 50 te pavaresise me 1962,kur pyetej Fan Noli per nje bashkim te Trojeve Etnike Shqiptare, shprehte deshiren hyjnore per Flamurin tone kombetar me te cilin kishte lindur Iliriani me gjak Shqiptari Shen Konstandini i Madh :
Flamur qe lindi Shen Kostandinin
Pajton Islamn’ e Krishterimin,
Çpall midis feve Vllazerimin,
Flamur Bujar per Njerezimin
Dhe sot e kesaj dite, ne ndryshim nga Shqiperia e sotme komanduar nga antishqiptari janullo I”shqiptarizuar” me gotten e rakise nga meta; Shqiptarizma e Vertete shpaloset ne te gjitha krahinat Etnike Shqiptare. Rinia Shqiptare e rritur ne Ameriken e Bekuar ketu, pervec gjuhes shqipe qe mesohet ne shkolla te drejtuara nga adhetare intelektuale te vertete si K.Zylo e shoke, kendohet, vallezohet me flamure Kuq e Zi neper bulevardet e famshme te Kryeqytetit Boteror NY te udhehequr nga Intelktual te rinj si M.Kepi, Marin Mema duke shpallosur se Cameria eshte Shqiptare dhe kerkuar te drejta njerezore te mohuara nga greket, pa rivendikime tokesore. Dhe jo per cudi, ne nje kohe qe institucionet fetare Shqiptare katolike,ketu dallohet vecanerisht Intelektuali i Mirenjohur Shqiptaro Amerikan I Nderauari z. Frank Shkreli. Mbas njohjes e pervehtesimit me studimet katolike shqiptare; Kisha katolike Shqiptare ne NY mbajne Mesha perkujtimore per te vraret e masakruarit Shqiptare te Çamerise;ndersa ajo gjasme “kisha greke shoviniste” simbas urdher porosise se janullos mbyll dyert dhe hesht?! Me paraqitje te te tilla tregohet qarte antihumanizmi bizantin I kishes Ortodokse te grabitur qe nga Tirana e deri ketu ne NY. Duke e kthyer Kishen Shqiptare te Fan Nolit dhe ish vatren e shqiptarizmes se vertete ne nje qenef grek.
Tendence kjo komplotoste greke qe mbas “fshirjes” se Çamerise Shqiptare te vazhdojne, edhe me mbeshtetjen e politikaneve “idhuj te helenizimit”per Ramen e Tiranes-greqezimin e plote te Shqiperise-mbas varezave te genjeshtra, flamuj te vetequajtur VE deri edhe ndalimin e gjuhes shqipe ne fshatrat e jugut te Shqiperise?!
1.
Disa thone se periudha e zgjedhjeve ne Greqi i shtyn shume parti dhe grupime,
ta perdorur Belerin, per ti treguar poullit Grek: “Ndjenjat e tyre Patriotike”
Te tjere ne menyre indirekte nenkuptojne se kjo eshte nje “Loje e Vazhdushme”,
Per te mos “hequr ligjin e luftes” me Shqiperine dhe ta mbaje “Situaten Pezull”,
qe ta perdorin ashty sic mund tja kerkojne interesat e situatave qe mund te krijohen.
2.
Ka shume qe mendojne, se ATO besojne se rruga per te shkuar ne Europe kalon
nga kryeqyteti i tyre. Por mund te jete dhe nje menyre qe te “kenaqin rrugen” se
kane nje influence te madhe dhe te na tregojne ne qe te jemi me te kujdesshem.
3.
Por duhet shtuar se ne te njejten kohe ne jemi mirenjohes per strehimin dhe punesimin
e rreth nje milion shqipetareve qe rrojne atje dhe ne pergjithesi bejne nje jete te mire,
dhe mos te harrojme se kur “Sllavet e Jugut” penetruan deri ne “Jug te Shqiperise,
nje pjese jo e vogel e popullit u shperngulen ne Greqi, gje qe shpjegohet edhe nepermjet
studimeve te ADN-se.
Besoj se ato faktore qe na lidhin jane me te fuqishme se faktoret negative
te “100 viteve te fundit”, dhe se bashku do gjejme nje zgjidhje konstruktive.
Pra shpresoj hap pas hapi problemet do zgjidhen per nje te ardheshme me te mire,
qe besoj se eshte plotesisht e mundeshme.
Greqia i ka ulur shume veshet qe nga koha qe Edi Rama eshte Kryeminister.
Pozitat e Shqiperise kane qene vasale per 25 vjet ndaj Greqise, sot jane dy shtete fqinje, partnere, te barabarte.
Kjo nuk ka diskutim.
Mire Z. Duka, disa mendime jane te mira dhe vleresim per to. Nje gje doja ta permendja qe ajo deklarata e Rames ne Beograd eshte kosideruar dhe konsiderohet akoma si nje “heroizem” i madh, qe ne fakt eshte thjeshte propagande! Shume gjera thuhen thjeshte sa per t’u pelqyer por rendesi ka rezultati i punes se mire ne se ka. Z. Rama me afrimin e tepert me Vuçiçin dhe avokatine ndaj tij e ka vene Kosoven ne pozite te veshtire ndaj Serbise. Duhet te ndodhte e kunderta! Shqiperia dhe Kosova duhej te ishin bashke per ose kunder “Ballkani i Hapur”. Vuçiçi vazhdon politiken e Milosheviçit ne kohe te tjera, ai dhe qeverria e tij kane bere te pamunduren per minimin e shtetit te Kosoves. Ata arriten deri aty sa me metoda mafioze gjoja “shteterore” po futin ne burgje dhe qytetare serbe te Kosoves qe jane luajale ndaj Shtetit te Kosoves. Edhe Ilir Meta mburret qe e paska permendur njehere “Problemin Cam” ne Athine, por kjo eshte thjeshte nje propagande hipokrite dhe fare bajate derisa nuk ka asnje hap konkret drej zgjidhjes! Perderisa “Ligji i Luftes” vazhdon ne fuqi me gjithe premtimet genjeshtre te Greqise dhe Problemi Cam nuk permendet fare nga Z. Rama, (e ka mbyllur gojen fare!) Shqiperia vazhdon te jete komplet e neneshtruar ndaj Greqise. Z. Duka duhet te kishte parasysh dhe minoritetin Shqiptar ortodoks qe jeton akoma ne Cameri por qe nga presioni i jashtzakonshem i shtetit dhe kishes greke nuk guxojne te deklarojne orgjinen Shqiptare te tyre dhe Greqia na çan derrasat pa pushim me mashtrimet dhe kercenimet per “minoritetin” ne Himare te cilet jane vetem disa njerez me orhine Shqiptare, bukeshkale, te blere me pensione dhe pagesa te kamufluara greke per qellimet shoviniste te Gerqise.
Z. Arben T(rapi), ku i gjete nje milion shqiptare ne Gerqi!! Zotrote jeton akoma ne vitet 90! Dhe athere keto shifra ekzagjeroheshin nga shume sharlatane e dallkauke puthadore, kurre nuk kane qene nje milion shiptare ne Gerqi! Pas krizes ekonomike greke ja mbathen per jashte jo vetem shume greke por me shume akoma emigrante Shqiptare atje!
Del e verteta per Tironcin. Konfirmohet qe eshte agjent i zbulimeve te huaja dhe perdor komentet per te dhene mesazhe ne shifer.
Bashkë komentues mos ma shani “patriotin” Edi Rama që i ka thën ca të vërteta të hidhura Greqis, dmth Micotaqisit.
Në Derviçan patrioti Edi Rama ja tha troç Qirjakos në prani të Bejlerit, “Edhe unë Fredo jam tradhëtar toidhjo si ty” duke i rrahur Fredit shpatullat me dashmirsi dhe
Micotaqisi, i trëmbur shumë nga kjo e “vërtetë” e thën haptazi, publikisht,
mori Fredin prej dore dhe mbsa 3 orësh, në mes të Himarës deklaroj përfundimin e helenizimit të saj duke mburrur Fredrat, shqipëtarë konvertuar në grekë, si heronjë të helenizimit të Himarës, nën duartrokitjet e të pranishmëve që tundnin flamujt grek me lot në sy mbështetur fuqishëm
nga “duartrokitjet” e heshtjes totale të posavetëdeklaruarit “tradhëtar”, Edi Ramës, për këtë eveniment flagrant antishqiptar ku deklarohet haptazi dhe troç e “vërteta ” e Micotaqisit që Himara është pjesë e “natyrshme” të Greqisë.
Kur neofashistja Meloni u bë kryeministre e Italisë, mender patrioti i këtij Artan Dukës, Edi Rama, vrapoj me ngut për vizit në Itali dhe tha të vërtetën e tij historike troç që
“Pushtimi i Shqipëris nga Italia qe një bashkim i Shqipërisë si pjesë e natyrshme e perandoris fashiste” dhe me diplomaci patriotike e fton Melonin të bëjnë “ca llogari bashkë” kok më kokë nën dritën e ides patriotike të Shqipërisë si “pjesë e natyrshme” të Italis që në kohën e gjyshit fashist të Melonit , Musolinit.
Ç’ mund të na thoj qy artikull shkruesi për këtë të vërtet të thën nga “patrioti”i tij Edi Rama, e vërtet që, duke e thën, sjell “bashkim” të Shqipëris me Italinë? A nuk e kupton mëndësin e patriotit Edi Rama për të vërtetat që duhen thën që të sjellin bashkim dhe jo konflikte midis popujve? A ka mëndësia e “patriotit” të Dukës ndonjë ndryshim nga mëndësia e tradhëtarve që vajtën mbas 7 prillit të zi të “bashkimit të natyrshëm të Shqipërisë me Italin” në Romë për ti dorzuar perandorit të Italis fashiste kurorën e mbretit të Shqipëris?
Mos qy Artan Duka është i njëjti brum patriotik si “patrioti” mender Edi Rama që ai si parrukjer i vërtet i bën mejkapin mediatik për ti mbuluar shëmtin e neveritshme të Ramës në pohimin e tij si koleg i tradhëtarit Fred Bejleri?
Ne cilen Bote jetojme
Prej disa ditesh po flitet larte e poshte per nje njeri qe mbasi blente vota per tu zgjedhur; arestohet per shkelje ligjore . Ay me mbiemrin ne shqipe Beleri(jo per cudi emban vehten grek) qe prej vitesh propagandon se Himara Shqiptare e Petro Markos dhe e Atdhetaeve te tjere Himariote duhet “helenizuar” si pjese e te ashtuquajtur VEpir; dhe cudia vazhdon me Berishen – si person “non gratta” e perfshin ne listen zgjedhore te ashtuquajtur “parti e Lirise”?!=meqenese ky soj bejleri propagandonka helenizimin e Himares Shqiptare??! Mbas arestimit te propanduesit dhe vjedhesit te votave; Greqia “mike strategjike” e Berishes por edhe e Rames del ne mbrojtje te Belerit deri ne Keshillin e Europes; me pretendimin e shkeljes se te drejtave te ashtuquajtur minoritet te grekeve te ardhur per pune ne Shqiperi.
Para disa vitesh gjate vizites me vendlindje ne Paramithi; Doktor Tasin Demi takohet ne Parge me Shqiptare te krishtere te Camerise duke biseduar me Gluhen e Perendise Shqipe e njihnin babain e Tasinit se motra e tij ishte martuar ne Parge dhe me keqardhje tregojne se Babai I Tasinit ishte pushkatuar nga zervistat duke lene femijen-Tasinin 4 muajsh ne burgun e Paramithise me 1944.Ne ate moment Dr. Tasini 60 vjecar me lot ne sy perqafohet me deshmitaren Parganjote dhe te dy te gezuar fillojne bisede me mallengjim per njohjen e masakrave te ushtruar ndaj Shqiptareve Came nga shovinistat greke.
Por Cudia me e madhe e “demokracise Greke”; krahasuar me Belerin e mesiperm, ndodhi vitin tjeter kur ne dogane nuk e lejuan Dr.Tasinin te hyj e te vizitoi vendlindjen si “persona non gratta”??-I rrezikshem per BE- Greqine??! Dhe jo per tu cuditur megjithese Dr.Tasini ishte ftuar, diskutuar dhe vleresuar ne Simpoziume mjekesore ne Angli, Spanje, Danimarke, e tjere; ishte tani “I rrezikshem”per Greqine?! Mbas mos lejimit per te hyre ne vendlindje ;Dr Tasinit as Ministria e Puneve te Jashtme nuk kishte mundesi per ta zgjidhur.?!.
Prandaj doli pyetja “Ne cilen Bote Jetojme”? Nga ne lejohen “Shqiptaro greket “ jo vetem te zgjidhen por edhe kur propagandojne per te ashtuquajtur VE?!
mentealternativa1.blogspot.com
Del e verteta per Tironcin (mentealternativa1.blogspot.com). Konfirmohet qe eshte agjent i zbulimeve te huaja dhe perdor komentet per te dhene mesazhe ne shifer.