Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Edhe një vit me mbi 100 mjekë të ikur nga Kosova”- REL: Asnjë strategji për t’i joshur që të qëndrojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Edhe një vit me mbi 100 mjekë të ikur nga Kosova”- REL: Asnjë strategji për t’i joshur që të qëndrojnë
KosovëLajmi i fundit

“Edhe një vit me mbi 100 mjekë të ikur nga Kosova”- REL: Asnjë strategji për t’i joshur që të qëndrojnë

Published: December 28, 2024
Shpërndaje

Prej vitesh flitet se si mjekët largohen nga Kosova, por askush nuk e thotë se si të ndalen ata.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) thonë vetëm se “ata ikin me vullnetin e tyre” – nuk tregojnë nëse kanë ndonjë plan a strategji për t’i joshur që të qëndrojnë.

Me ankesat për kushtet e punës dhe pagat, në Odën e Mjekëve të Kosovës tregojnë se, gjatë vitit 2024, 109 mjekë e kanë tërhequr certifikatën për të kaluarën etike, e cila u shërben për punësim jashtë vendit. Më 2023, kjo shifër ishte 167, ndërsa në periudhën 2018-2022, mbi 650.

- Publicitet -

“Largimi i kuadrove të reja shëndetësore e dëmton seriozisht sektorin e shëndetësisë në vend”, thonë në Odën e Mjekëve për Radion Evropa e Lirë.

Dhe, kjo është e dukshme. Pacientët presin me muaj, nëse jo vite, për disa shërbime, ndërsa shumë aparatura të reja as që shfrytëzohen, sepse nuk ka profesionistë.

Pse largohen mjekët?

Dr. Shpendi – emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë – është në mesin e 18 mjekëve, që e braktisën Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitin 2024.

I specializuar për gastroenterologji, ai thotë se nuk ka mundur t’i bëjë ballë “burokracisë” dhe “monopolit të hekurt” në klinikë. Sipas tij, në QKUK ka kontroll të plotë mbi një pjesë të stafit, që “nuk i mirëpret gjeneratat e reja”, shkaku i konkurrencës.

“Shefi i klinikës, bashkë me ata të reparteve, nuk na kanë lejuar të punojmë. I kam kryer të gjitha obligimet, të gjitha ato trajnime brenda dhe jashtë vendit dhe nuk më kanë lejuar ta tregoj atë dijeni”, thotë dr. Shpendi.

Ai shton se përderisa ekziston ky “mentalitet i vjetër” i udhëheqjes së klinikave, stafi nuk do të rrijë aty. Doktor Arbër Muriqi është larguar nga Kosova dy vjet më parë, por për një arsye tjetër: paga.

Në Kosovë, paga e mjekut specialist aktualisht është rreth 1.200 euro. Paga mesatare në vend sillet në rreth 570 euro. Muriqi thotë se punon në një spital në Tyringen të Gjermanisë, ku paga fillestare ka nisur me 5.000 euro.

“Kam ardhur këtu… punoj, marr një pagë të dinjitetshme, bëjmë një jetë të mirë dhe i ndihmojmë familjet”, thotë anesteziologu Muriqi për Radion Evropa e Lirë i cili po specializon për neurologji.

Në spitalin gjerman ku punon, thotë se ka edhe infermierë e mjekë të tjerë nga Kosova. Si mund të parandalohet ikja e mjekëve?

SHSKUK-ja, e cila mbikëqyr QKUK-në dhe shtatë spitalet rajonale të Kosovës, nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse ka ose planifikon ndonjë strategji për të penguar ikjen e mjekëve. Ngjashëm as QKUK-ja.

Hana Xhemajli, specialiste për hulumtim të politikave globale shëndetësore, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë strategji të qartë për sistemin shëndetësor dhe stafin mjekësor.

Sipas saj, ato duhet të krijojnë politika të tilla që e bëjnë stafin të ndihet i vlefshëm në Kosovë, duke pasur pagë dhe kushte të dinjitetshme pune.

Po ashtu, duhet të stimulohet zhvillimi profesional i tyre dhe të ofrohen mundësi për avancim. Radio Evropa e Lirë ka raportuar shpesh për kushte të mjera në spitale, aparatura të ndryshkura, apo mungesa të gjërave elementare si çarçafë.

Gjithashtu, mungesa e barnave gati se është problem i zakonshëm dhe i detyron pacientët t’i blejnë vetë ato. Xhemajli thotë se Kosova, për më tepër, ka një popullsi në plakje dhe përmirësimi i kushteve duhet të bëhet urgjentisht.

“Brenda 20 vjetësh, ne do të kemi një popullsi shumë më të vjetër dhe ne nuk kemi asnjë zgjidhje se si ta mbajmë stafin këtu dhe si t’ua mundësojmë këtyre institucioneve që veç i kemi, të jenë më funksionale”, thotë ajo.

Vendet si Gjermania apo të tjera në Bashkimin Evropian arrijnë t’i adaptojnë shumë shpejt mjekët nga Kosova, për shkak të kushteve që u ofrojnë, sipas saj.

Zyra Kombëtare e Auditimit në Kosovë ka vlerësuar në raportin e vitit 2023 se mbi 10.000 njerëz, tash e sa muaj apo vite, janë në lista të pritjes për procedura të ndryshme mjekësore – nga operacionet në zemër deri tek ato në sy.

Për këtë gjendje, Zyra e Auditimit ka fajësuar mungesën kritike të personelit mjekësor, veçanërisht të anesteziologëve. QKUK-ja ka Klinikën e Anesteziologjisë me 48 anesteziologë – shumë më pak se 100, sa do t’i duheshin, sipas udhëheqësve të saj.

Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se mungesa do të vazhdojë edhe për disa kohë. Në vitin 2025, sipas tij, mbi 15 mjekë pritet ta përfundojnë specializimin e tyre në anesteziologji, por është e pasigurt se sa prej tyre do të punojnë brenda sistemit shëndetësor shtetëror, pasi shumë e kanë financuar vetë arsimimin e tyre – çfarë do të thotë se nuk janë të detyruar të punojnë aty.

Ndaj, pa një qasje të qartë dhe të qëndrueshme për adresimin e këtyre sfidave, Kosova duket se rrezikon të humbasë një brez të tërë profesionistësh shëndetësorë, duke i përkeqësuar edhe më tej kushtet në sektorin e saj të shëndetësisë./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?