Nga Edi Rama
Nuk mund të niste më hidhur një ditë e imja, se sa me lajmin e ndarjes nga jeta të Agim Radës, skulptori i rrallë, shoku im i madh i rinisë më të hershme, për të cilin i lidha këto fjalë mes pauzash të gjata e lëmshesh në grykë, po që t’i evitoja fare nuk mundesha dot, sepse me patjetër dikush nga të paktët që e njohën së afërmi, duhet t’i linte të shkruara.
Për të, Gimin e pashoq të kohës së vjetër, në mos për askënd tjetër. E di që rreshtat më poshtë janë ca si të gjatë, po ai, në mos askush prej jush, ka të gjithë kohën t’i lexojë dhe të qeshë e të qajë me to, si të dojë dhe si vetëm ai di ta bëjë.
Anti-hero i realizmit socialist dhe hero i disidencës së bordurave, rebel i Tironës së gjimnastikës së mëngjesit dhe xhirove të darkës, dashnor i paepur i rrugicave të Liqenit Artificial dhe tallës po aq i palodhur i spiunëve të zellshëm me kostum teritali rrotull “Gjirit të kurvave”, Gimi ishte studenti më i përjashtuar nga zboret e aksionet dhe shembëlltyra më komike e dështimit të syrgjynosjeve riedukuese në gjirin e klasës punëtore.
Makthi i organizatave të Partisë në shkollë e në jetë dhe i udhëheqësve të rinisë në vijën e parë të luftës kundër shfaqjeve të huaja, Gimi u hidhte dishepujve të vet të asaj kohe të bekuar ëndrrash të palejuara, thërrime nga thesi i eksperiencës së tij në mbjelljen e farës së sevdasë arave të virgjëra të botës së lakmuar femërore, duke predikuar dashurinë e lirë dhe shijen e të ndaluarës, tek shkulte në të qeshura tavolina të tëra, ku mes gajasjeve me dogmat morale dhe turlillojin e personazheve publikë e jopublikë të rrugës së ndërtimit të komunizmit, mbusheshin e zbrazeshin me turlilloj rakish gotat që trokisnin në vendin e duarve, kur mbërrinin klimakset e artikulimit të tij plot befasira retorike, të cilat përmbanin një përzierje të hatashme frazash e fjalirash të mbledhura librave e rrugëve, nga Shekspiri tek Shaban Qosja, Tit Sojli, Mehmet Elezi, Esenini, Majakovski, Pushkini, nga Rubairat e Omar Khajamit tek vjershat e Shefqet Peçit, Lufta dhe Paqja e Tolstoit, Vitet e Vegjëlisë së Enverit, Don Kishoti i Nolit dhe ai i Petro Zhejit, e deri tek batutat e alter egos së tij, gojëbriskut Llaq Xhavo, bashkë me ato të filmave të Kinostudios Shqipëria e Re a të dramave të Teatrit Kombëtar, ku këmbët e lehtësuara nga zbrazja e sasive marramendëse të lëndëve helmuese luftarake, e çonin shpesh të zhytej mes kolltukëve të kuq, prodhim i kombinatit heroik të drurit “Mihal Duri” ose “Mihal Druri”, siç e kishte pagëzuar Agimi.
“Lejomëni të tërhiqem për pak, që të shkoj të thyhem në mes, për t’i kthyer nënës natyrë ato që i mora pjesë-pjesë!”, kumtonte me sytë blu të përflakur nga kënaqësia, kur shkonte në banjo, apo kur fatorinoja i kërkonte biletën e urbanit, një ofshamë e tij epike e pasonte me një, “Oh betomu sy që gjer tani s’ke parë të tillë mrekulli!”, ndërsa kur ndeshte në rrugë ndonjë nga ata të preferuarit e tij, pensionistët e Frontit Demokratik me kapele republike dhe këpucë gri me vrima, vinte adresimi në vendnumëro me një zë prej fajtori, “Shoko më falni, a dini gjë ku mund të bëj një autokritikë se nuk po e mbaj dot?!”…
Gimi ishte një forcë e madhe e natyrës, kudo ku hynte dukej sikur e hapte perden e ajrit me shpatën e gojës së tij, kudo ku ulej dukej sikur zinte krejt anën e vet të tavolinës me gjerësinë e të qeshurës së tij, kudo ku ecte spostonte gjithnjë me veten tre a katër të tjerë, si bartës i një mesazhi mistik, që në fakt kishte vetëm magnetin e parezistueshëm të një shpirti të lirë dhe karizmën e pashembullt të një udhëheqësi shpirtrash, që kërkonin tek liria vetveten e tyre ende të pagjetur apo pavetëdijësisht të humbur…

Ky llafazan i paepur k/ministër vazhdon të shajë Shqiperinë e djeshme .
Asgjë e re në llomotitjet kryeministrore !
Mendon se ka të drejtë . Shqipëria e tij , “ Shqipëria që duam “ siç e quan vetë ai , është një shtet pa të ardhme . Shqipëria e tij vazhdon të ikij nga sytë-këmbët dhe ky , i pazoti për punë serioze , i bie fyllit në një brimë .
Ky mistrec burrë dy metro i gjatë merret me efekte sipërfaqsore , por , është krejt i pazoti për tu marrë me thelbin e problemeve .
Dhe Shqipëria ka halle shumë !
Sipas zakonit duhej te ngushelloja kete te ndjerin Gim qe paska tronditur “kamunizmin e keq “ por si e ka shkruar NGUSHELLIMIN kryekanibali antikomunist xhorxhsorrist E,K,A.R nuk me ben zemra per ngushellim sipas tradites ..Pse ?
.
Heroizmat e shekullit kaluar te “Heroit “ Gim nga goja e nje te ashtuquajtur Kryminister jane macabre sot kur vete Europa (kjo kurve e motit) miratoi rezoluten PRO per Terroristin Beleri.
.
Kaq mjafton te them se nuk eshte problem se Vdiq Gimi Ramortjes por se Vdiq Shqiperia perfundimisht kur vete Europa ( pse jo dhe Amerika e ndikuar nga super-lobi grek atje) po permjerr dhe ligjet demokratike qe I trumbetojne me hipokrizi kozmike..
*
Beleri eshte pllaka e varrit per Shqiperine per merite jo vetem te kryemonsrave Rama-Sala-Lili-Luli por dhe te haleateve tane qe lejojne nje terrorist te kandidoje dhe aq me keq me radiolojen se paska korruptuar njerez per vota per te humbur gjurmet.
*
Esat Pashe Toptani kryeradhetari Shqiperise duket lule ne krahesim me kryemonstrat Rama-Sala-Lili-Luli dhe cfare I kane bere miqte tane me kuislinget e tyre atij vendi ja kane kaluar dhe gjithe pushtuesve per te gjithe kohrat..cfare eshte ky pallosh 2 metrosh qe akoma merret me xhenazen e komunizmit te Barba Spiros dhe Kiqo Rames ?? kur ate vend bashke me Viqidolsin e cuan ne “Funeral Home”
.RIP ALBANIA
Këto lloj shkrimesh janë « autogola » z. Rama! Të kam dhënë votën, sepse Berisha dhe Meta nuk votohen, por kanë kaluar 33 vite nga ai sistem dhe kreu i Partisë « Socialiste » akoma bën propagandë kundër atij sistemi, ku më gjithë të metat, njerëzit ishin të barabartë, ndërsa tani të polarizuar më shumë se sa në vëndet perëndimore!
Prandaj deshtoi Portokallia.
Al Pazar eshte bere si menxa e traktoristeve te SMT-se. -MUNGOJNE TEXTEXHIJTE.Mungon regjisori,,Agron Llaka shkoi n`Fis.
Autori ketij shkrimi duhej te furnizonte estradat me texte,batuta,grimasa,
Shaban Murati duhej te Udhehiqte Diplomacine Kombetare.
Kane marre majmunin,e kane bere shofer autobuzi,,Kene marre shoferin e autobuzit e kane mbyllur ne Kafaz.
Mire e kane mbyllur ne kafaz,po nuk i kane lene as fletore komentesh,t`i themi dy fjale.
Edi Rama ,Shqiperia e sotme,kjo prona jote private eshte shemtia me e keqe e mijra vjeteve te ekzistences se saj!
Ti vete je DIKTATORI ,qe e ke shkaterruar shoqerine shqiptare plotesisht ne nivel egersirash,sepse je vete nje egersite qe I fsheh thonjte e duarve lyre me miell!
Ke shpopulluar Shqiperine si asnjehere,nga qe ke vrare demokracine dhe shtetin ligjor!
Shtetin socialist,qe e ke mjele si askush tjeter,e shan,sepse te duhet te bojatisesh imazhin e te kaluares tende si NIP BLLOKU!
Shaje sa te duash socializmin ,por shteti yt kellire nuk I vjen as tek qimet e bythes atij shteti ne ARSIM,SHENDETESI,DREJTESI INDUSTRI,BUJQESI,EDUKIM,ART,KULTURE,SPORTE,LULISHTE,PARQE,PASTERTI MJEDISI,GJELBERIM,PUNESIM,SIGURI JETE ETJ!
Provo te matesh ne te gjitha fushat me ate kohe,por do dalesh pa breke!
Vetem ne nje fushe ia kalon:-Ne degjenerim moral,korrupsion,mjerim dhe shallvare e tua te qelbura prej kllouni!
Meqenese hiqesh si antikomunist,por ne fakt je ANTISHQIPTAR,po te bej nje pyetje:
-Pse nuk I ke prure shqiptareve qofte edhe nje element te funksionimit te demokracise dhe shtetit ligjor ne SHBA ,meqenese hiqesh si pro amerikan I madh,por je I shpifur?
Rama,ti do mbahesh mend si SUNDIMTARI me I urryer I shqiptareve nder shekuj se je sjelle si PUSHTUES nga qe e urren popullin shqiptar!
E LEXOVA TRI HERE! EDHE VETE I NDJERI SKULPTOR AGIM RADA DO ISHTE BEFASUAR PO TE RIVINTE NE JETE CA CASTE E TA LEXONTE ! NJE MREKULLI STILISTIKA E KETIJ SHKRIMI TE RAMES, MAHNITESE DHE MBRESELENESE ! AMUND TE SHKRUHEJ ME BUKUR SE KAQ? DYSHOJ SE JO ! NJE “MONUMENT’ ME SHKELQIM! NJE “KURORE FJALESH” ME E BUKUR SE CDO KURORE APO BUQETE ME LULE! NUK KA RENDESI SA E MERITON REALISHT I NDJERI SKULPOR VLERESIMIN, BUKURIA E PERSIATJES DHE MBRESAT QE AI KA LENE TEK RAMA E NGREJNE NE NJE DIMENSION MADHESHTIE TJETER, KUPTOHET SE BASHKU EDHE ME AUTORIN E KETYRE RRADHEVE! TEKSA E MBARON SE LEXUARI, THUA ME VETE; CFARE SHKRIMTARI I MADH KA HUMBUR!…
Ka ikur nje frymor nga kjo bote! Kaq! Perse kryeministri duhet te beje nje çarçaf me llafe per nje frymor! Sa frymore te tjere te sskrifices, qe s’kursyen asgje per prosperitetin e vendit dhe familjeve te tyre largohen nga kjo bote duke marre me vete vetem lotet e familjareve te tyre? I ndjeri paska qene sculptor, por cila eshte vepra e tij?
Kush na udheheq! Nje qejfi bordurash qe s’i tha kush ndonjehere puna mbare!
Cfare shkrimtari Madh ka humbur?!
Nuk jane te reja keto fjale.Ka fix,2000 vjet qe i tha Neroni,para se ta vrisnin.
Pune muti,.Hajde Neron djali,,Gjeni je! Shqiperia eshte vetem nje fshat i vogel per te!
Nuk ka nevoje BE,Kina,India ?
Mesoje Edi, kombinati i drurit quhej Misto Mame dhe jo Mihal Duri. Ke dale vone npazar pranej
PUNE E MADHE SE KA NGATERRU EMRAT MISTO ME MIHAL. KOMUNISTA ISHIN NJESOJ. MIHAL MAME DHE MISTO DURI.
demo THOTE QE I KA THENE NERONI 2000 VJET PARA KETO QE KA THENE EDI. HAJDE demo HAJDE! NERONI ISHTE PERANDOR SKIZOFREN, VRAU TE JEMEN.
DUHET EDHE NDONJE SPITAL PSIQIATRIK PER KOMENTUESIT.
Kjo ishte vetem njera ane e Gim Rades.
Gimi ishte nje lloj nxenesi i Kristaq Rames, ne punishten mbrapa Shkolles “Vasil Shanto”, ku te zihej fryma jo prej hapsires, por per shkak te ajrit te mberthyer nga pathosi e frymezimi i madh qe krijuesit i duhej per te prodhuar veprat mediokre te realizmit socialist. Ne shtartine e kesaj krijimtarie shfryeshin edhe ndjenjat, dhe hidheshin therrimet e nxitjeve seksuale jo me mbi virgjerine e veprave dhe mishit, por pikerisht tek mjeshtret e Gjirit Kurvave, te cilat kishin edhe ato, nga pak shije artistike. Ne keto atelje te Tiranes se asaj kohe, filloi te kopjonte jo vetem shprehjet e Gimit, por edhe mediokritetin, dora vete kryeministri yne, qe perveç batutave alla Ver LLapa (edhe ky protagonist i lagjes), edhe sot e kesaj dite siç i ka renditur me lart, nuk di te beje asgje tjeter, pasi tashme eshte i njohur si nje nga batutaxhinjte dhe barcaletaxhinjte me te mire.
Ky, Gimin e “shkrete” e perbuzi gjithe jeten, duke i vjedhur batutat e rendomta, dhe duke e klasifikuar ate tek halabaket e lagjes qe “ishin shume larg” nivelit te tij.
Kur ky u be kryeminister, Gimi priti nje lloj “perfillje” nga djali i ustait te rinise se tij, te cilit i kishte mesuar se si te hidhte hapat e para ne pershtatjen me ambjentin e lagjes dhe batutat “pikante qe perdoreshin ne ate kohe ne Tirane, sidomos kur vinte puna per te kapur ndonje femer qe terhiqte jo vetem syte, por edhe fantazite e djalit te pa latuar e te pa mesuar ne keto risi.
Por ashtu sikurse edhe me shume te tjere ne jeten e tij, te mbushur me leshime te njerezve te cilet i ka patur afer, shoke, shoqe, miq e mikesha, te aferm e te larget me te cilet e ka lidhur puna, e deri tek i jati i tij, edhe me Gimin u soll me te njejten menyre.
Atehere, Gimi i erresuar nga qefmbetja e mosperfilljes, beri nje modifikim te batutave dhe i ktheu ato ne versionin komik, duke e pershkruar djaloshin qe kish njohur vite me pare, e duke ndezur te qeshurat e tavolinave te mbushura me ate grup njerezish te Tiranes, qe me te vertete kane jetuar ate kohe qe ky km -ja jone e pershkruan me siper.
Gimi tavoline me tavoline, e kafe me kafe, u kthye ne nje “pain in the ass” duke sjelle e risjelle te vertetat e rritjes dhe zhvillimit, sidomos ne fushen e artit te km tone, duke grisur si kurimin e imazhit, ashtu edhe letren e murit me “flutura” e “krijesa insektesh” gjoja abstrakrionizem, ne zyren e tij.
Doren qe nuk e kafshon dot, mundohu ta puthesh. Dhe per ti mbyllur gojen, km-ja yne, e emeroi Agim Raden drejtor te Ndermarrjes se Prodhimit te Veprave te Artit ( Emri i Sakte ??), duke mbyller ne kete menyre maratonen e gjate te persiatjeve te Gimit neper kafete e Tiranes, por duke lene edhe nje boshllik te pazevendesueshem, ne humorin e tavolinave, te atyre njerezve qe km tone e njhnin qe ne rinine e tij.
Agim Rada ishte nje artist i talentuar, djale i rruges Naim Frasheri, nje njeri qe e njhte shoqerine si dhe njihte rregullat. Ai do te mbahet mend gjithashu edhe per krijimin e disa veprave dinjitoze nepernjet te cilave do te kujtohet ai dhe arti i tij.
Gimi do te kujtohet me simpati dhe respekt, nga te gjithe ata te cilet e njihnin.
Eshte e turpshme qe njeriu qe presupozohet qe njeh artin, qe ka qene Minister i Kultures, qe pretendon qe eshte edhe vete krijues, qe ashtu sikurse edhe Koçi i Teto Ollges, i tha Erdoganit qe poçen e luleve ku kishte kombinuar ngjyra e ujra, dhe ku shprehej nje art i “madh”, se e kishte bere me ato duar, duhet te kishte shkruar per Gimin Artist dhe jo per Gimin batutaxhi. Po ai eshte njeri me komplekse dhe nuk shpeton dot prej tyre.
Edi Rama me shkrimin e mesiperm u hakmorr edhe njehere te fundit kunder Gim Rades.
* U VETE VRA-sa ka shkruar…*Kryebanditi*-FATKEQESISHT me MBIEMRIN…RAMA! …
*Me dhimbie e nisa leximin e ketij artikulli, per te ndeirin Agim Rada..Familie me kete mbiemer-Komshi,une femije,njohur nje Familie e ndegjuar Rada..ne Tirane..ato vite,me ate mbiemer,deri sot,quajtur komshij * te ralle*ne rrugen*Fadil Rada*! …
**Si 87 vjecar sot, rruget e emigracionit, nga nisia pas-1990-97tes me nostalgjite e viteve rritur e nisur jeten,JETOJ sa me dhimbie dhe me noslalgji…Po sa lexova kete shkrim qe s’ja permend dot emrin,se me *zihet FRYMA*sa lexova, mire qe KOMENTUESIT e me siperm-THENE te gjitha c’doja te thoja une…Ju faleminderit..vec nje qe them: TITULLIN e komentit tim Vene:*me gjykoni mua 87 vjecarin nje jete,prane kesaj familie sa dhe asaj te AUTORIT te shkrimit- *VETVRARE*.( keq me vjen sa lexoj..)….Ju faleminderit Komentuesve sa te me ndieje dhe*i VETE_VARRI*sa ku PREHEN;-Prinderit e ketij te VETEVRARE* -(fatkekesisht-Kryeminister i vendit tone,i viteve te PAS *PERMBYSIES*30 vjet Pseudemokraci*-VETEVRITET!-NDIESE*Paste *VO.me ndieni te nderuar lexues-tej oqeani JAM i SHOKUAR.sa perjetoj e ndiej;nga ATDHEU im,ne VITET-vertet-QOFTELARGU * ,kete shkrim -fatekqwsisht-*VETVRASIE* te kryministrit tone… I perjetshem Kujtimi i te pavdekshmit Agim Rada.!
Dhimbie e madhe POPULL!
Rest in peace.
Nje aforizme thote qe Arti matet me pak. Ketu nuk shkruhet se cfare veprash artistike te te ndjerit Kane lene gjurme ne kulturen shqiptare, por si tallej me pensionistet apo si e perjashtonin nga zbori, etj. Perpjekja per zhdramatizuar vdekjen duke e vene ne loje me momentet komike apo banale, a vulgare me mire te thuash, nuk e ndihmon as te gjallin shkrues te behet me i pikelluar dhe as te ndjerin qe iku ti jape rendesine e duhur. Sic thuhet, jepi Cezarit are qe eshte e Cezarit. Mesa kuptova une nga shkrimi, i ndjeri Rada paska qene i dhene per estrade dhe tavolina me “turlilloj rakirash”. Humori me vdekjen eshte ne te vertete tejkalim i frikes dhe ngjall entuziazem. Me kujtohet nje vjershe e Driteroit qe fton vdekjen te pijne bashke ne tavoline e ku zotohet qe ta dehe ( ky lugat). Po nuk ishte aq i cmendur te merrej me historira zboresh, sigurimsa me kostum terital apo pensioniste e fattorino autobusi. I modhi Eddy, ti mund te shkruash shume qyfyre bordurash, por kjo s’te ben Hemingway. S’è kuptoj pse gazeta e ka botuar kete rekuiem per turlillojerat e rakive ne koherat e zymta planetarie qe paskeshim jetuar.
Fjale me vend,i re n`te.Neroni ishte PSIKOPAT,vrau t`emen,.Do kishte vrare edhe te atin.