Ndërprerja masive e energjisë elektrike në Spanjë ishte dështimi më i keq me rrjetin e rrymës në çdo vend të zhvilluar në kohët moderne dhe duket sikur “mban erë”.
Kështu raporton media britanike “The Telegraph”, sipas së cilës burime në Bruksel i kanë thënë se autoritetet po kryenin një eksperiment përpara se sistemi të binte. Në artikull nënvizohet se spanjollët ishin duke testuar kufijtë e mbështetjes te burimet e rinovueshme të energjisë, duke e parë këtë si një problem për planin e vendit iberik për të hequr dorë nga përdorimi i reaktorëve bërthamorë deri në vitin 2027.
Besimi në hetimin aktual ka arritur në pikën më të ulët në radhët e popullit spanjoll. Qeveria socialiste e Pedro Sánchez po përpiqet të fitojë kohë me shpjegime që ose nuk kanë asnjë kuptim teknik ose çojnë në absurditet, ndërsa kompania Red Eléctrica, e cila drejton rrjetin, akuzohet se i pengon të gjithë.
Qeveria duket se e ka kryer testimin pa kujdes, përpara se të bënte investimet e nevojshme në një rrjet inteligjent të sofistikuar të shekullit të 21-të, të aftë për ta përballuar atë.
Dikush kujton shkrirjen e Çernobilit në vitin 1986, e cila filloi si një provë për të simuluar atë që ndodh me një reaktor ftohës në kushte ndërprerjeje të energjisë. Operatorët injoruan paralajmërimet se reaktori numër 4 kishte shumë pak energji dhe kjo shkaktoi një dështim të vazhdueshëm.
Nëse vërtetohet se ndërprerja e energjisë elektrike ishte një eksperiment i kontrolluar që shkoi keq, dhe nëse ky informacion i është mbajtur i fshehtë publikut për gati katër javë, e Majta Spanjolle përballet me një shok elektoral.
Qeveria ka kontroll de facto mbi Red Eléctrica përmes një aksioni të artë (në shkelje të normave të BE-së). Ajo vendosi në krye një politikane socialiste dhe besnike të partisë, edhe pse nuk kishte përvojë në këtë fushë dhe u përball me kritika të ashpra në atë kohë. Paga e saj në këtë punë të shkëlqyer është gjashtë herë më e lartë se ajo e kryeministrit spanjoll.
Kryetari i mëparshëm dha dorëheqjen në shenjë proteste për ndërhyrjen politike dhe madje e akuzoi qeverinë se po e shtynte përpara agjendën e saj të gjelbër me zell “mesianik”, por pa ndërmarrë hapat shoqërues të nevojshëm për ta realizuar atë.
Shoqata Spanjolle e Kompanive të Energjisë Elektrike duke se ka humbur durimin. Ajo gati e ka cilësuar hetimin një parodi me një deklaratë therëse këtë javë.
Mënyra se si zhvillohet kjo sagë ka pasoja përtej Spanjës. Old Energy dhe e Djathta globale e kanë shfrytëzuar së bashku episodin për të ndjekur penalisht dhe dënuar prodhimin e energjisë së rinovueshme para gjyqit, duke shpresuar të ngulin një kunj në zemër të emetimeve neto zero.
“Spanja na kujton se burimet e energjisë me ndërprerje nuk mund të zëvendësojnë energjinë bazë të besueshme të ofruar nga lëndët djegëse fosile ose burime të tjera të qëndrueshme”, tha senatori republikan Steve Daines në një seancë dëgjimore në Capitol Hill këtë javë.
AELEC, e cila përfshin Endesa, IBM, Iberdrola dhe Schneider Electric, tha se autoritetet kishin përmbysur zinxhirin e mundshëm të shkakësisë.
Rezulton se nuk ishin gjeneratorët që dështuan të furnizonin energji të qëndrueshme në rrjet, por ishte rrjeti që dështoi ta menaxhonte atë dhe më pas i mbylli automatikisht gjeneratorët, qofshin diellorë, të erës, bërthamorë apo të gazit.
AELEC tha se autoritetet në thelb e kishin kufizuar hetimin në një periudhë 20-sekondëshe më 28 prill, duke injoruar me dashje gjënë më të rëndësishme: një seri luhatjesh të egra të tensionit që filluan ditë më parë dhe tejkaluan nivelet e “emergjencës” në të gjithë gadishullin për dy orë para ndërprerjes së energjisë elektrike.
Tensioni u rrit nga 220 kilovoltë (kV) normalisht në ekstremet e 250 kV dhe kjo shkaktoi mbyllje sigurie.
Agjencia tha se autoritetet nuk kishin paraqitur asgjë për të mbështetur pretendimin e tyre se gjithçka filloi me një rënie të papritur prej 2.2 gigavatësh të energjisë së furnizuar në rrjet dhe se kjo nga ana tjetër shkaktoi reaksionin zinxhir, ndërsa theksohet se sistemi mund të përballojë rënie prej tre gigavatësh në çdo rast.
Dikush dyshon se qeveria po përpiqet të largojë vëmendjen nga përgjegjësia e saj. Bank of America thotë se Spanja ka investuar në rrjet me një raport prej 0.35 krahasuar me shpenzimet për burimet e rinovueshme gjatë pesë viteve të fundit, kundrejt 0.8 në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar.
“Vitet e mungesës së investimeve e kanë lënë rrjetin duke luftuar për të përballuar ritmin”, tha Tancrede Fulop, një analiste nga Morningstar. Të ardhurat e lejuara nga rrjetet e rregulluara të energjisë elektrike kanë dështuar vazhdimisht të mbajnë ritmin me inflacionin.
Janë bërë pretendime – dhe janë mohuar – se ka pasur mungesë inercie në rrjet pak para ndërprerjes së energjisë, duke bërë që frekuenca të bjerë nën 50 herc. Centralet e gazit dhe ato bërthamore ruajnë energjinë kinetike nga rotorët rrotullues për disa sekonda pas humbjes së energjisë, gjë që siguron një amortizator kritik.
Andries Wantenaar, nga Rethink Energy, thotë se “Spanja ishte thjesht neglizhente”.
Në rastin e Spanjës, Pedro Sánchez mund të bëjë më mirë të ndalojë së zhvilluari luftë guerile kundër industrisë së tij bërthamore. Foro Nuclear tha se shtatë reaktorët e Spanjës kanë një moshë mesatare prej 47 vjetësh dhe mund të zgjaten në mënyrë të sigurt deri në 60 vjet ose më shumë.
Derisa të dimë pse tensioni u përkeqësua para ndërprerjes së energjisë, është e pamundur të dimë se çfarë ndodhi në të vërtetë, dhe Sánchez e miqtë e tij duken të vendosur të na pengojnë ta zbulojmë.
Sipas “The Telegraph”, është Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë ajo që duhet të shkojë në gjyq politik për këtë fiasko.
Kane vene ne krye te Energjitikes nje corolojke te gjitheditur si kjo e Jona,prandaj ndodhi.
Enver Hoxha luajti me naften,,Cfare qene inxhinjera te zote qe zbulonin nafte,i pushkatoi.Por me Energjitiken nuk luajti.
Vuri Farudin Hohen,inxhenjer specialist i Hidrocentraleve dhe rrjeteve Energjitike.
Ti Rama me keto fotovoltaiket e me kete ministreswhe me 7 dhiploma,qe mburret me dy arka mbeturina Bangladeshi me mazut,qe na i quan edhe TECE LUNDRUES,per te na qorrollepsur,,Do ta pesoc si ne Spanje,.
Nuk luhet me Energjitiken. Zere sikur ndodhi.Fotovoltaiket jane per energji private,personale,Nuk jane Energji Rrjeti.Jane si shurra miut ne lume.
Ore, po kete “demo” e shikoj qe vazhdimisht jep mendje, nga i buron ketij gjithe kjo mendje? Te ralle jane njerez te tille, une njohe vetem Saliun.
Duket qartë që problemi spanjoll është teknik dhe jo politik, sikurse shkruan gazeta « The Telegraph »! Problemi i gazetës angleze është që Qeveria drejtohet nga e majta dhe jo e djathta, sepse po të ishte një qeveri tjetër, elektronet e Sistemit Energjitik do t’a kuptonin që nuk duhej që të bënin atë gabim që të rëzonin sistemin elektrik! Për mendimin tim, duhet të shkarkohen të gjithë ata inxhinjerë që drejtonin manovrat në atë kohë dhe këtë e them me kompetencë profesionale.
Edhe unë jam i mendimit se ajo wë ndodhi në Spanjë duhet parë si “dështim”i teknikës dhe politika të lërrijë larg. Eksperimente duhen bërë por me mend në kokë. Edhe tek ne ndodh që si për çdo gjë nuk flasin specialistët- ata që kemi- por flasin politikanët,analistët dhe “llafollogët” Flitet sedo bëhemi superfuqi renergjetikepas disa vitesh. Por jemi si në çdo aspekt vënf i vogël. Pdh. ne e kemi konsumin vjetor të energjisë rreth8 TWh kurse Greqia afro 60 TWh pa përmendur Italinë etj. Në lidhje me FV jam i mendimit: – Të mos investohet për parqe nën 25Mw – Të shifet se sa duhet të jetë raporti midis burimeve FV+ Eolikedhe atyre hidrike apo me gaz sepse Sistemi EN. ka nevojë për “inerci” dhe për energji reaktive (duhet pa tjetër të investohet për një kompesator sinkron mbase 100 MW) – Të investohet për depozitim të energjisë (bateri apo h/ç akumulus )- Të mendohet që tanipër riciklimin e paneleve FV Ka edhe të tjera sugjerime
Sa po lexova se Bullgaria vuri në punë bateri për depozitim prej 500MWh me objektiv që të artijë 10000 NWh, poashtu investon për bateri Italia, Greqia etj. Nisur edhe nga ky fakt duhen rrishikuar drejtimet e invrstimeve, se mind të ndërtojmë për e ksport energjie por nuk do gjejmë tregje. Greqia në sajë të investimeve arriti që në v. 2024 të jetë eksportuse e energjisë. Një drejtim do ishte që të investohet më sh. në bujqësi për mekanizim, ujitje etj me qenë se nga viti në vit po shtohet numri i turistëvë. Ka edhe drejtime të tjera si arsimi, shëndetësia, ambienti etj…
Përherë ku të majtët socialistë fusin hundët, do e dështojnë atë sektor. E kanë huq të vjetër, po nuk e politikuan çdo sektor të rëndësishëm me injorantë partie.