Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekstradohet nga Italia autori, vrau një person me plumb në kokë më pas i dogji trupin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ekstradohet nga Italia autori, vrau një person me plumb në kokë më pas i dogji trupin
KronikeLajmi i fundit

Ekstradohet nga Italia autori, vrau një person me plumb në kokë më pas i dogji trupin

Published: September 15, 2024
Shpërndaje

Policia e Shtetit ka njoftuar se është ekstraduar nga Italia në Shqipëri Agron Tufa, 52 vjeç, banues në Nikël. Ky shtetas u kap në Bari, Itali, në muajin janar 2024, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri, në Nikël të Krujës shtetasin Kejsi Hysa dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.

- Publicitet -
Kejsi Hysa

Si ndodhi ngjarja?

Krimi i tmerrshëm tronditi zonën në korrik të vitit 2018, ku Hysa u qëllua me një plumb të vetëm pushke në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas u gropos pranë parcelës me kanabis.

Për ngjarjen e rëndë ishte bërë shkak humbja e një sasie prej 50 kg kanabis. Viktima, Kejsi Hysa, që njihej edhe me disa emra të tjerë (Elion Hysa dhe Piku Hysa) ku më i spikaturi është “Piku Fajdexhiu”, kërkohej nga Policia e Sarandës për vrasjen e Edmond Theodhorit, ndërsa jetonte në Krujë ku jepte para me fajde dhe kultivonte lëndë narkotike kanabis sativa.

Madje, në këtë zonë administronte i pa shqetësuar edhe një lokal i quajtur bar “Nikla”, ku ishte njohur edhe me Hysni Ramën. Ky i fundit, e ndihmonte për të ruajtur lëndën narkotike kundrejt pagesave nga 100 deri në 200 euro. Por, pati një moment kur krisja midis dy miqve ishte e pa kthim dhe shkak ishte 50 kg kanabis e humbur.

Hysni Rama ka pretenduar se droga ishte vjedhur, ndërsa në këmbim, Hysa ka kërkuar 15 mijë euro. Për këtë arsye, ata kanë lënë takim për t’u sqaruar, ku sipas prokurorisë, janë përfshirë në debate të ashpra për shkak se i kishte sjellë vetëm 1 milion lekë të vjetra.

Në përleshje, Hysa i ka vënë pistoletën në kokë dhe e ka çuar deri tek parcela, por aty, vjen Agron Tufa dhe e qëllon në kokë. Aty bien dakord për ta groposur viktimën dhe më pas shkojnë për të luajtur bilardo, duke lënë makinën e Hysës në vendngjarje. Më vonë, në banesën e Ramës ndajnë eurot e vjedhura të “Piku Fajdexhiut”.

Pas vrasjes, vëllai i të ndjerit, ka detyruar Hysni Ramën të hipte në makinën e tyre dhe të tregonte të vërtetën. Në këtë moment, Agron Tufa telefon Policinë dhe Rama është liruar. Më pas u zbardh e gjithë ngjarja prapa së cilës qëndrojnë pazaret e drogës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Gim says:
    September 15, 2024 at 9:47 am

    po jo o gazetar jo. Eshte shume e thjeshte te thuash pazare droge. Kjo eshte nje perqindje e larte e shqiptareve. dembela qe merren me fajde dhe duan te bejne ndonje lek te shpejte. KJo eshte injoranca, dhe paeduakata qe ka populli…nuk ehste thjeshte 50 kilogram hashahs, eshte drame sociale…shqiperia eshte e ktyre tani, ta gezojne…kujt i mbushet mendja te iki shpeton

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?