Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekstremistët e BE, pro modelit italo-shqiptar për emigrantët: “Pas Shqipërisë, gati Uganda…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ekstremistët e BE, pro modelit italo-shqiptar për emigrantët: “Pas Shqipërisë, gati Uganda…”
BoteLajmi i fundit

Ekstremistët e BE, pro modelit italo-shqiptar për emigrantët: “Pas Shqipërisë, gati Uganda…”

Published: October 17, 2024
Shpërndaje

Liderët e fraksionit politik Patriotët u takuan në Bruksel para mbledhjes së Këshillit Evropian, në takimin e parë të partisë së sapoformuar.

Emigracioni ishte në fokus të diskutimeve, me liderët që biseduan mbi ide të reja për t’i mbajtur emigrantët larg dyerve të Evropës.

“Pas një vizite në Uganda, partia ime po konsideron mundësinë që t’i dërgojmë emigrantët atje, në vend që t’i lejojmë të qëndrojnë në Holandë, shpesh herë ilegalisht. Qeveria ime po punon gjithashtu mbi disa plane për t’i ashpërsuar sa më shumë politikat në vendin tonë,”-tha Geert Wilders, nga Partia e Lirisë.

- Publicitet -

Liderët e ekstremit të djathtë mbështesin protokollin Itali-Shqipëri, që lejon dërgimin e azilkërkuesve në qendrat në Shëngjin dhe Gjadër, ndërsa presin shqyrtimin e kërkesës për azil nga autoritetet italiane.

I pyetur mbi marrëveshjen, kryeministri Orban tha:

“Marrëveshje e mirë. Urime”.

Komisioni Evropian propozoi 10 pika për emigracionin, disa prej të cilave përkojnë me qasjen e ekstremistëve ndaj çështjes: formimin e partneriteteve me vende të treta joanëtare të BE-së dhe dërgimin e tyre në të ashtuquajturat “pikat e kthimit” jashtë Unionit. Por për Patriotët, kjo nuk mjafton.

“Deri tani nuk kemi parë propozime të qarta. Të gjitha këto mbeten vetëm supozime. Dhe, duke qenë se unë e di shumë mirë se Komisioni e dëshiron emigracionin, nuk kam asnjë besim se ai do ta zgjidhë problemin,” –tha Marine Le Pen, kryetare e Bashkimit Kombëtar.

Partia Patriotët, e përbërë nga 11 forca politike nga shtete të ndryshme anëtare të BE-së, synon ta kthejë këtë nismë në një takim të rregullt.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    October 18, 2024 at 3:24 am

    Na beri Uganda na beri!
    Bashkatdhetare! Bota i ka pasur edhe me pare kolonite me Afrikane,me te burgosur,me lebroze,me emigreante qe po ngre
    Edi Rama ne Shqiperi. Kujtoni Guajanen Franceze ne brigjet e Brazilit,apo kolonite e Panamase,ku u derguan edhe mjaft shqiptare nje shekull me pare. Keto kampe me refudhate Afrikane ,sido te shiten me bojna nga bojnaxhiu edi rama,,do te kene fatin e Al Katrazit. Edhe per shkak te ketyre KOLONIVE Shqiperia do te jete nje Ishull prites Emigrantesh Afrikane,NJE VEND I TRETE PRITES,si po e quajne bossat e BE..Interesat e vendeve te fuqishme si Italia kerkojne qe ky vend i trete prites KURRE TE MOS PRANOHET NE BE.

    Reply
  • eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:
    October 18, 2024 at 6:41 am

    Jo Ekstremistet e BE, por e tere kjo BE e permbytur nga emigracioni i paligjshem do donte te kishte dhe ca budallenj tjere si Edi Rama ne disa vende te varferuara qe ti shkonin e kerkonin t’ja strehonin ata klandestine qe i shkojne perdite e qe nuk u dihet kurrfare identiteti.
    Eshte njesoj sikur dikush te te vije poshte ballkonit e te lutet te ti marre plehrat qe ke ne shtepi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  • Ndahet nga jeta në moshë të re pas një ndalimi zemre bashkëshorti i deputetes
  • “Kuvendi nuk ndërhyri”, shoqatat e magjistratëve: Nga 1 gushti pagat llogariten sipas formulës së Kushtetueses
  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Trapajane hesapi on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?