Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekzekutime në Greqi dhe Shqipëri, cilat janë vrasjet që zbuloi i penduari i drejtësisë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ekzekutime në Greqi dhe Shqipëri, cilat janë vrasjet që zbuloi i penduari i drejtësisë?
KronikeKryesore

Ekzekutime në Greqi dhe Shqipëri, cilat janë vrasjet që zbuloi i penduari i drejtësisë?

Published: September 28, 2023
Shpërndaje

Një megaoperacion po zhvillohet nga Policia e Shtetit për zbardhjen e vrasjeve të bujshme në vend, dhe shkak u bë dëshmia e të penduarit të drejtësisë.

Gjashtë vrasje janë zbardhur nga policia dhe prokuroria pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka nxjerrë emrat e vrasësve të pagesë që kanë kryer ekzekutime për llogari të grupit të Laert Haxhiut.

Vrasjet kanë ndodhur në Greqi, Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë.

- Publicitet -

Po cilat vrasje ka zbardhur Tafani?

Ato që dihen deri më tani janë:

Vrasja e Artur Breshës në Tepelenë, 4 Dhjetor 2019

Artur Bresha 47 vjeç u ekzekutua me armë mbrëmjen e 4 Dhjetorit 2019 në një kantier ndërtimi në Tepelenë ku ai punonte si roje. Pas vranë 47-vjeçarin, autorët shkuan edhe pranë banesës së viktimës ku gjetën në rrugë vëllain e të ndjerit, një 43-vjeçar, dhe e qëlluan me armë në këmbë duke e lënë të plagosur.

Vrasja e Alban Semakut në Peqin, 17 Tetor 2021

Alban Semaku, i njohur edhe si “kinezi”, u gjet i vrarë me armë më 17 Tetor 2021 pranë Lumit Shkumbin në Peqin (Qarku Elbasan). Ai përdorte edhe emrin Elton Mermali. 38-vjeçari ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjes dhe kishte një të shkuar të pasur kriminale.

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Vrasja e Albi Bashaliut, 27 dhjetor 2021

Deshmia e Tafanit, anëtar i grupit të Laert Haxhiut i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë ka zbardhur dhe vrasjen e Albi Bashaliut të ndodhur më 27 dhjetor 2021. Atëherë 35 vjeçari u vra në një nga lokalet në fshatin Gjoçaj të Peqinit dhe ku banonte. Mësohet se viktima para se të qëllohej për vdekje ishte thirrur në emër nga autorët. Albi ishte vëllai i Leonard Bashaliut, cili në qershor të 2021 vrau Ylber Xhahysën për një konflikt që kishte ndodhur 5 vite më parë pasi viktima i kishte gërvishur makinën.

Nga dëshmia e tij janë zbardhur edhe vrasje të tjera, që sipas burimeve janë, vrasja e Çajup Selimit, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt dhe Dikens Halilit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  2. Luan on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  3. L.H on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?