Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekzekutimi i Renato Hoxhajt, arrestohet një prej autorëve të dyshuar, kush është vrasësi me dy identitete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ekzekutimi i Renato Hoxhajt, arrestohet një prej autorëve të dyshuar, kush është vrasësi me dy identitete
KronikeLajmi i fundit

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt, arrestohet një prej autorëve të dyshuar, kush është vrasësi me dy identitete

Published: August 1, 2025
Shpërndaje

Policia ka vendosur në pranga një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhaj.

Në prangat e policisë ka rënë 42-vjeçari me dy identitete Kleanth Bylyku alias Armando Gega, banues në Vlorë.

I arrestuari mësohet se është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

- Publicitet -

Ai akuzohet si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj ndodhi mëngjesin e datës 27 Prill 2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës.

Ndërkohë më parë është arrestuar në Tiranë edhe Eris Mehmetaj, personi që dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Në gjurmë”, vihet në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së një 58-vjeçari, në prill 2025, në qytetin e Vlorës.

I arrestuari, pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Në gjurmë”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 27.04.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.

Në vijim të hetimeve, bazuar mbi provat e siguruara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 30.07.2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shtetasin K. B., alias A. G., 42 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27.04.2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. H., 58 vjeç.

Vijojnë veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

U arrestua si bashkëpunëtor, dëshmia e Eris Mehmetaj

Blutë kanë ndaluar në Tiranë më 30 Prill, personin që dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, krim i ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”.

Policia ndaloi shtetasin Eris Mehmetin me origjinë nga Tropoja, i cili dyshohet se i ka dhënë makinën vrasësit të Renato Hoxhajt.

Policia e Vlorës ka identifikuar makinën me të cilën lëvizi atentatori, ndërsa mjetit raportohet se iu ishin ndërruar edhe targat, që dyshohen se ishin të vjedhura.

Eris Mehmetajt iu sekuestrua dhe një telefon ku janë gjetur biseda, të cilat kanë ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autorit të dyshuar, por pa mundur që ta arrestojnë.

Por, 37-vjeçari ka mohuar që të ketë lidhje me ekzekutimin e Renato Hoxhajt, krimi që tronditi qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të 27 Prillit.

Sa i përket makinës që dyshohet se u përdor nga autori i vrasjes, Eris Mehmetaj deklaroi është i njëjtë me atë që ka në pronësi.

Ndër të tjera, Eris Mehmetaj ka shtuar se automjetin ia kishte lënë në përdorim një miku të tij, pasi ia kishte kërkuar, por nuk e di se për çfarë është përdorur makina.

37-vjeçari u la në burg nga Gjykata e Vlorës për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh për te kryer vrasjen e Renato Hoxhës. Nga dyshimet që ka policia dyshohet se automjeti mund të jetë çmontuar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Vl says:
    August 1, 2025 at 4:43 pm

    Po mire kete e morem vesh.
    Po kush e dha urdhrin pse qysh per ça apo vk

    Reply
  • Ramadon kafsha says:
    August 2, 2025 at 7:33 pm

    Vl,,,,po duro o shoku,,,neser do ta dergojne me fax,arsyen pse e vrane e si e qysh e tek,,,,ngjarja po hetohet,,dhe po dyshihet,,,ti kerkon arsyen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?