Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Elon Musk do të shpëtojë dy astronautët e NASA-s që mbetën të bllokuar në stacionin hapësinor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Elon Musk do të shpëtojë dy astronautët e NASA-s që mbetën të bllokuar në stacionin hapësinor
BoteLajmi i fundit

Elon Musk do të shpëtojë dy astronautët e NASA-s që mbetën të bllokuar në stacionin hapësinor

Published: August 25, 2024
Shpërndaje

Dy astronautët e NASA-s që kanë ngecur në hapësirë prej më shumë se dy muajsh, do të mund të rikthehen sërish në Tokë në shkurt të vitit 2025, përmes SpaceX të Elon Musk.

NASA bëri me dije se anija kozmike “Boeing Starliner” me të cilën kanë udhëtuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) Sunita Williams dhe Barry Wilmore, do të rikthehej në Tokë pa “ekuipazh”.

Dy astronautët menduan se misioni i tyre në hapësirë do të zgjaste thjesht 8 ditë, por tanimë do të kalojnë me muaj të tërë në hapësirë.

- Publicitet -

“Boeing Starliner” pësoi probleme gjatë rrugëtimit për në Stacionin Hapësinor, duke përfshirë rrjedhjen e heliumit, çka përbën rrezik për jetën e dy astronautëve. Boeing dhe SpaceX morën kontrata miliarda dollarëshe nga NASA për të kryer disa misione dhe fluturime në hapësirë për astronautët e saj.

Boeing u shpërblye me 4.2 miliardë dollarë, ndërsa SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, 2.6 miliardë dollarë.

Deri më tani, SpaceX ka bërë 9 fluturime me ekuipazh në hapësirë, në bashkëpunim me NASA-n, si dhe disa misione të tjera, por për Boeing, ky ishte misioni i parë me ekuipazh.

Inxhinierët e Boeing dhe NASA-s kanë kaluar me muaj të tërë për të kuptuar dhe përmirësuar çështjet teknike të anijes “Starliner”, duke kryer teste dhe mbledhur informacione si në hapësirë, ashtu edhe në Tokë. Aktualisht, shpresa e tyre është të gjejnë gjenezën e problemit dhe të kthejnë sa më shpejt në shtëpi astronautët.

Bill Nelson, administratori i NASA-s, u shpreh në një konferencë për shtyp se Boeing dhe NASA kanë punuar ngushtësisht për të bërë përmirësime në anijen kozmike.

“Është marrë vendimi për të zgjatur qëndrimin e astronautëve në ISS deri në shkurt të vitit 2025 dhe ata do të kthehen me anijen kozmike “Crew Dragon”, u shpreh ai.

Kjo kohë shtesë e lejon SpaceX të nisë anijen në fund të shtatorit. Anija kozmike supozohej të kishte fillimisht 4 anëtarë në bord, por do të ketë 2. Kjo i krijon hapësirë dy astronautëve në hapësirë që t’i bashkohen bordit. NASA është shprehur se të dy astronautët kanë përfunduar më parë qëndrime afatgjata në hapësirë dhe i dinë rreziqet e fluturimeve testuese, duke përfshirë edhe qëndrimin më të gjatë në stacion. Më tej, u tha se të dy astronautët i mbështesin plotësisht planet e rikthimit të tyre dhe do të kalojnë muajt e ardhshëm duke bërë punë shkencore, ndoshta edhe duke bërë “shëtitje” në hapësirë.

Wilmore, 61 vjeç dhe Williams, 58 vjeç, u nisën në qershor me anijen kozmike “Boeing Starliner” drejt hapësirës, por anija hasi probleme. Ata mbërritën të sigurt në Stacionin Hapësinor, por duhet të kthehen në shtëpi në një mënyrë që nuk u rrezikon jetën. NASA e cilësoi si të pasigurt anijen kozmike dhe përmes një deklarate, zyrtarët e NASA-s bënë me dije se do të shqyrtonin mundësitë e rikthimit të tyre në Tokë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?