Elon Musk dhe presidenti Italian, Sergio Mattarella, janë përfshirë në një debat në distancë. Shkak janë bërë komentet mbi vendimet e gjykatësve të Romës për kthimin e emigrantëve të paligjshëm nga qendrat e ndalimit në Shqipëri për në Itali.
“Mister X”, që mori nominimin për një rol të rëndësishëm në qeverinë e re amerikane të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, kritikon zinxhirin e vendimmarrjes në Itali, ndërsa shpërndan informacionin e një përdoruesi në rrjetin e tij social që thotë se kufijtë e vendit europian do të mbesin hapur.
“Kjo është e papranueshme. A jeton populli i Italisë në një demokraci apo një autokraci e pazgjedhur i merr vendimet?”, u shpreh Musk.
Më herët Elon Musk shkruajti kundër vendimit të drejtësisë duke kërkuar largimin e gjykatësve që aktualisht po bllokojnë zbatimin e protokollit mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm. Reagimi i presidentit Mattarella ishte i prerë.
“Italia është një shtet i madh demokratik dhe më duhet të ritheksoj, fjalët e thëna në një rast tjetër më 7 tetor të vitit 2022, që ‘di të kujdeset për veten në përputhje me Kushtetutën e saj’”, nënvizoi kreu i shtetit italian. “Kushdo, veçanërisht nëse, siç është paralajmëruar, do të marrë një rol të rëndësishëm qeveritar në një vend mik dhe aleat, ai duhet të respektojë sovranitetin e tij dhe nuk mund të marrë përsipër detyrën për t’i dhënë receta”, përfundoi Mattarella.
Reagim i ashpër ka ardhur edhe nga shoqata për mbrojtjen e anëtarëve të sistemit të drejtësisë në Itali, duke i përmendur që “ashtu siç kërkon të mbrohen kufijtë ndaj emigrantëve të paligjshëm, duhet të ketë kujdes që të mos shkelë kufirin e ndërhyrjes në çështjet e një shtetit tjetër”.
i.b./dita
Nuk e di ne ka vend per koment.
Italia I a dha pergjigjen ne forme diplomatike.
Ne komentatoret e perkthejme pergjigjen : mos na caj bythen sepse ne e dime ku na pikon catija.
Ne kemi perfituar nga kufijt e hapur por Shqiperise Po I largohet rinia.
Ne se kufijt do kontrollohen refugjatet do e kene te veshtire te shkojne ne Itali
nga Afrika etj, dhe ATO qe do e kalojne mesdhehun e do na vine ne kampet e
Gjadrit. Pra zgjidhja e kesaj situate eshte thike qe pret nga te dyja anet.
Ketej na dhemb, nga ana tjeter na djeg.
Ne rastin tone jo vetem qe Po largohen te rijt, por dhe lindjet jane pakesuar,
dhe Po te marin fuqi puntore te shumta nga pjesa tjeter e botes ne fund te
shekullit ne do jemi dicka tjeter dhe per keto nuk na e ka fajin asnjeri.
E vetmja mbrojtjen gje qe mund te na mbroje do jene teknologjite moderne
dhe intelligence artificiale qe do ule shume numrin e punonjesve per te
bere ato gjera qe kemi nevoje.