Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Emmer heq dorë nga kandidatura për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Emmer heq dorë nga kandidatura për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve
AktualitetBote

Emmer heq dorë nga kandidatura për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

Published: October 25, 2023
Shpërndaje

Ligjvënësi Tom Emmer hoqi dorë të martën nga kandidatura për kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, vetëm pak orë pasi mori emërimin nga kolegët e tij republikanë, duke vazhduar përplasjet e brendshme partiake që kanë paralizuar Kongresin për më shumë se tre javë, tha një përfaqësues republikan. Republikani Emmer, që ka postin e tretë më të rëndësishëm në Dhomën e Përfaqësuesve, siguroi emërimin pas pesë raundesh votimi, por dukej se kishte të paktën 20 vota më pak se 217 të nevojshme për të marrë detyrën e kryetarit, thanë ligjvënësit.

Ai u largua befas nga një takim për emërimin e tij, duke kaluar përkarshi gazetarëve dhe u largua nga ndërtesa pa iu përgjigjur pyetjeve të shtypit. I përzgjedhuri i katërt republikan për këtë detyrë do ta gjejë veten përballë pasigurive të tre kandidatëve të mëparshëm, në përpjekje për të fituar mbështetjen e një grupi të vogël republikanësh të vijës së ashpër që kanë forcën e votës për të ardhmen e tij.

“Shpresoj se mund të gjejmë një zgjidhje tjetër”, tha Jim Banks, një nga ligjvënësit republikanë që deklaroi se do të votonte kundër zotit Emmer. “Tom Emmer nuk është konservator”.

62-vjeçari Emmer është më i moderuar se shumë republikanë të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve. Ndryshe nga shumë në partinë e tij, ai votoi për të certifikuar fitoren e presidentit demokrat Joe Biden në vitin 2020 kundër republikanit Donald Trump mes trazirave të 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit nga mbështetësit e zotit Trump. Zoti Trump tha se do të ishte një “gabim tragjik” mbështetja e ligjvënësit nga Minesota për postin e kryetarit. “Ai është krejtësisht jashtë kontaktit me votuesit republikanë”, shkroi zoti Trump në rrjetet sociale.

Në fillim të muajit, zoti Trump mbështeti kandidaturën e ligjvënësit të vijës së ashpër Jim Jordan për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve. Por ai e tërhoqi kandidaturën pas dështimit në tre votime. Tashmë, republikanët kanë refuzuar dy kandidatë për postin e kryetarit duke e lënë Dhomën e Përfaqësuesve pa drejtues që kur një grup i vogël ligjvënësish shkarkuan nga detyra zotin Kevin McCarthy më 3 tetor.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kaos në qiejt e SHBA-së: Bllokohen të gjitha fluturimet për katër orë, teknologjia paralizon transportin ajror
  • 14 nëntor 2026
  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Valbona on Pasqyra e Dublinit
  3. Mentori on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian
  4. 1thundrak on Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch
  5. AI on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?