Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: GJKKO 10 masa sigurie, mes tyre tre shefa policie 2 në pranga, 1 në kërkim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: GJKKO 10 masa sigurie, mes tyre tre shefa policie 2 në pranga, 1 në kërkim
KronikeLajmi i fundit

EMRAT: GJKKO 10 masa sigurie, mes tyre tre shefa policie 2 në pranga, 1 në kërkim

Published: March 1, 2025
Shpërndaje

Një operacion i madh po zhvillohet gjatë orëve të mbrëmjes nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Policia e Shtetit me 10 masa me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK.

Janë kryer kontrolle në disa qytete të vendit: Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës, e më gjerë, ku u arrestuan 3 efektivë policie, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Me vendim të GJKKO që dha masat e sigurisë dhe kërkesë të SPAK, nga hetimet dhe zbërthimet e aplikacionit të koduar “SkyECC” ka dyshime se zyrtarët e policisë ishin përfshirë në grupe kriminale.

- Publicitet -

Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ruska akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj.

Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Erdit Hazizaj është personi i tretë i arrestuar nga AMP, Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022.

Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.

I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Hetimet e SPAK kanë nisur prej disa kohësh për efektivët e arrestuar, pasi në aplikacionet “SkyECC” rezultoi se këta të fundit ishin të përfshirë me banda kriminale në fushën e narkotikëve dhe jo vetëm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • edi says:
    March 1, 2025 at 9:41 pm

    Policia qe duam

    Reply
  • Ppp says:
    March 1, 2025 at 10:12 pm

    Hahaaaaa
    Keta ishin police qe benin krime apo kriminele te veshur poloce?
    Policia e pushtetit
    Na e zbardhni pak kontributin e tyre gjate fushatave zgjedhore sepse ate te fushatave bujqesore na e qartesuat
    Tani km do dale ti mbroje sepse muk mund te arrestosh nje oficer krimesh sepse ky mbjell neper fusha ca jeshil

    Reply
  • TT says:
    March 2, 2025 at 4:25 am

    Po janë gjëra që ndodhin o pipipi.
    Ti ke Kryetarin e opozitës kriminel, hajdut, vrasës, proserb, progrek…
    Ke ish ministrin e mbrojtjes që jep leksione demokracie e ndershmërie vjedhës, shef trafiqesh e me radhë gjithë të këqiat.
    Kush mendon ti se i zbulon operacionet policore etj? Ja, këta tipa të futur e të lënë në polici nga Zeni, Mediu, Noka….

    Reply
  • Fredi says:
    March 2, 2025 at 9:36 am

    Po po o TT, fajin e ka Saliu, si gjithmone! Asnje faj nuk ka qeveria prej 12 vitesh! Opozita e ka fajin qe policia eshte nje me krimin …

    Reply
  • Po says:
    March 2, 2025 at 9:46 am

    Po aty duhen futur né burg nga polici me i thjesht deri te KM

    Reply
  • Detari says:
    March 2, 2025 at 10:20 am

    kur policat dhe KM jane per burg imagjino popullin lol nje perzjerje cobanesh me turkarap ere e keqe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet një fragment papirusi 1700-vjeçar i Odisesë, ja çfarë shkruhet në të
  • Kurti nis në SHBA fushatën kundër vendimit të Hagës, takohet me kongresmenin amerikan
  • Rritja e shpejtë e çmimit të banesave dhe kreditë, Moody’s paralajmëron Shqipërinë
  • Atentati në Sarandë, policia merr në pyetje rreth 20 persona
  • Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. Socialist Polican on Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve
  2. Realist on Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve
  3. labi on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  4. K R on Tërmet politik në Gjermani: E djathta ekstreme fiton në Meklenburg, e majta e shtetëzimeve merr kryeqytetin, CDU prek fundin
  5. Berlin on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?