Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Përplasja mes bandave shqiptare në Itali, kush është autori dhe viktima
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: Përplasja mes bandave shqiptare në Itali, kush është autori dhe viktima
KronikeLajmi i fundit

EMRAT: Përplasja mes bandave shqiptare në Itali, kush është autori dhe viktima

Published: March 10, 2024
Shpërndaje
Mikea Zeka dhe Kasem Kasmi

Mediat italiane kanë publikuar emrat e autorit dhe viktimës nga përplasja mes bandave shqiptare, e regjistruar mbrëmjen e djeshme në qendër të Frosinones në Itali.

Raportohet se viktimë ka mbetur shtetasi 27-vjeçari Kasem Kasmi, ndërsa ndaj tij dhe tre bashkëkombasve të tij ka qëlluar me armë zjarri shtetasi Mikea Zeka, 23-vjeç.

Ky i fundit është arrestuar nga Policia italiane, ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe tre personat e tjerë që kanë qenë me të.

- Publicitet -

Prokuroria e akuzon Mikea Zekën për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë.

Fillimisht sherri mes dy bandave rivale shqiptare nisi brenda Shake Bar, një lokal mjaft i frekuentuar nga të rinjtë në zonë. Më pas të dy grupet u përballën me njëri-tjetrin në rrugë.

Viktima dhe tre të plagosurit ishin ulur në një tavolinë në restorant, ndërsa dy prej autorëve mbërritën me një automjet tip “Lancia” pak para orës 19:30 dhe filluan të debatojnë me ta me tone të larta. Pas disa debatesh, njëri person tjetër, dyshohet Mikea Zeka, doli nga makina, nxori një armë pistoletë të kalibrit 22 dhe ka qëlluar 4 ose 5 herë të katër shqiptarët e tjerë.

Një prej plumbave kapi 27-vjeçarin Kasem Kasmi në qafë dhe ndërroi jetë në vend. Të tjerët u plagosën në bark dhe në këmbë. Ata janë dërguar në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Pas krimit, autorët braktisën në vendin e ngjarjes automjetin tip “Lancia Ypsilon” dhe u larguan në këmbë.

Kasem Kasmi

Në mbrëmje vonë, përgjatë lumit Cosa, pranë stacionit, u gjetën rrobat e lagura me gjak që vrasësi i dyshuar i hodhi gjatë arratisjes së tij. Ka qenë vetë i riu që ka treguar  ku i kishte hedhur rrobat dhe armën. Kjo e fundit ende nuk është gjetur nga policia.

Në momentet e para pas të shtënave, doli edhe lajmi për vdekjen e një të riu të dytë, të cilin burimet shëndetësore e mohuan më pas në orët e vona të mbrëmjes. Gjendja e tij është kritike, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, fillimisht u raportua se autor ishte një bandë marokene, por më pas rezultoi në fakt vetëm si përplasje mes dy bandave rivale shqiptare

Dyshimet e para janë që shkak i ngjarjes të jenë bërë përplasjet mes bandave për shpërndarjen e drogës në një nga zonat më popullore të qytetit.

Policia është duke vijuar hetimet për të rindërtuar dinamikën e plotë të kësaj ngjarje të rëndë që ka shokuar opinionin vendas.

Për ngjarjen reagoi edhe kryebashkiaku i Frosinones i cili tha se ishte i shokuar nga krimi i rëndë që ndodhi në lokalin më të frekuentuar nga të rinjtë e qytetit.

“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha Riccardo Mastrangeli.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Baba nga Dürrsi says:
    March 10, 2024 at 11:37 am

    Për këta fëlliqsira duhet të aplikohet ligji i rreptë i Antiterrorizmit, sepse vrasja është jo vetëm e paramenduar por mbi të gjitha është kryer duke qëlluar me armë zjarri në publik pa marrë parasysh civilët.
    Kjo ngjarje kriminale në mes të sheshit kryesor të qytetit dhe në një orë të trafikuar nga qytetarët civilë, i përmbush të gjitha parametrat e një akti terrorist.
    In Deutschland për ksi ngjarjesh dhe me kto modalitete, të varin prej k0qesh në Marien Platz.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Fake News”, minstri reagon pas lajmit se kaloi me shpejtësi dhe për pak shtypi një protestues para Kuvendit
  • Zbardhet email-i që eurodeputetja gjermane tha se Rama ua dërgoi për të mos votuar amendamentet në PE për Zvërnecin
  • VIDEO: Incidentet në protestën përpara Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  • Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasje fizike me policinë, ndërhyn FNSH
  • VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  2. Atdheu on Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
  3. USA Diaspore on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. TIRONA on VIDEO: Incidentet në protestën përpara Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  5. Ganua on VIDEO: Incidentet në protestën përpara Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?