Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Protesta e opozitës, vihen në pranga dy persona, procedohen 5 të tjerë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: Protesta e opozitës, vihen në pranga dy persona, procedohen 5 të tjerë
Kronike

EMRAT: Protesta e opozitës, vihen në pranga dy persona, procedohen 5 të tjerë

Published: October 9, 2024
Shpërndaje

Policia e Tiranës vijon me arrestimet pas protestës që u mbajt më 7 tetor nga opozita. 49-vjeçari, Sokol Bushkolaj është arrestuar për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Gjithashtu edhe 47-vjeçari, Gentian Tuga është ndaluar nga policia për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Pesë persona të tjerë mes tyre një i mitur janë procedur penalisht për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Një ditë pas protestës u arrestua një person, u proceduan tre zyrtarë të PD-së dhe u shpallën në kërkim 9 të tjerë.10 punonjës policie mbetën të dëmtuar, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital. Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 qytetarë (babë e bijë).

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 07.10.2024, ndaloi shtetasit:

– S. B., 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga nenet 237, 282 dhe 323 të Kodit Penal;

– G. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga nenet 237 dhe 150 të Kodit Penal.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 274 dhe 236 të Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Çfarë ndodhi në tubimin e 7 tetorit? 

Protesta kombëtare e thirrur nga opozita zgjati 2 ore e 30 minuta, ndërsa u shoqërua me tensione dhe kaos. Tubimi ka nisur para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë hedhur disa herë molotov drejt godinës dhe fishekzjarre. Gjithashtu ka pasur një përplasje edhe mes efektivëve dhe deputetëve të opozitës, pasi këta të fundit tentuan të çajnë kordonin policor.  Pas kryeministrisë, protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës i janë drejtuar selisë së Partisë Socialiste, ku po ashtu është hedhur molotov. Në një moment ka marrë flakë dhe hyrja e selisë, ndërsa është djegur dhe banderola me foton e Ramës, në hyrje të godinës. Po ashtu nuk kanë munguar edhe përplasjet me efektivët.

Situata më e tensionuar u paraqit në rrugicën ku ndodhet bashkia e Tiranës dhe ministria e Brendshme, ku dhe është hedhur sasia e madhe e molotovit. Policia iu është kundërpërgjigjur qytetarëve me sasi të madhe gazi lotjsellës dhe spraji neutralizues. Si pasojë mbetën të lënduar qytetarë, mes tyre dhe një fëmijë i mitur.  Ndërkohë policia bëri me dije se 10 efektivë po ashtu janë lënduar. Destinacioni tjetër i protestuesve ishte Kuvendi, ku kësaj here protestuesit nuk janë lejuar të afrohen fare pranë perimetrit të parlamentit për shkak të një sasie të madhe të hedhur nga efektivët e policisë. Burgosja e ish-ligjvënësit demokrat ishte dhe një nga motivet kryesore për thirrjen e një proteste kombëtare nga Partia Demokratike.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • NR. 1 NË BOTË PËR NGA DHUNË-DEMONSTRATAT says:
    October 9, 2024 at 9:07 am

    Nëse një i ashtuquajtur lider partie gjatë liderizmit të tij për numrin.e organizimit të demonstratave do të hynë në libër Ginis ai sigurt është Salih Ramë Berisha

    Reply
  • Spak says:
    October 9, 2024 at 10:12 am

    Cfare mut drejtesie kemi ne? Arrestoni Saliun per thirrje antikushtetuese! Arrestoni deputetet e PD qe ishin ne krye te terrorizmin! Mos harroni cunin e Fahriut, qe na jane bere demokrate, pas nje jete spiuni te kohen e Enverit!…. nese jo dikush apo shume syresh nuk e duan Shqiperine! Ligji duhet te veproje! Te marresh femije per te hedhur molotove eshte krim! Komikja ketu eshte se deputetet e Saliut nuk e kuptojne se deshtuan! T;i degjosh neper TV te vjen per te vjelle!

    Reply
  • ce says:
    October 9, 2024 at 1:03 pm

    Ky Sokol Bushkolaj nje funderrine kokpalare kokpaqethur njeri parahistorik me lesh e qime ne fytyre eshte krenaria e trushplareve bushkolas te Kurbinit dhe me keto kafshe pylli kerkon Flamut Geringu te organizoje mosbindje fashiste , kurren e kurres ne pushtet keta bandite qe terrorizojne Tiranen as ne 2037 kur perbindeshi te jete larguar nga foltorja.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rruga e ndërtuar 7 mijë vite më parë del në dritë nën ujërat e Adriatikut
  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • VIDEO: Para me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet
  • Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Veliajt
  • Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?