Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Shesin vizitat në SHBA si mbështetje amerikane, Mediun dhe një grup deputetësh i përjashtojnë nga Mëngjesi i Lutjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > EMRAT: Shesin vizitat në SHBA si mbështetje amerikane, Mediun dhe një grup deputetësh i përjashtojnë nga Mëngjesi i Lutjeve
Lajmi i funditPolitike

EMRAT: Shesin vizitat në SHBA si mbështetje amerikane, Mediun dhe një grup deputetësh i përjashtojnë nga Mëngjesi i Lutjeve

Published: February 1, 2024
Shpërndaje

Prej disa ditësh, një grup deputetësh nga Shqipëria dhe Ballkani, nën udhëheqjen e Fatmir Mediut, ndodhen në SHBA për të marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”.

Ata kanë postuar foto të shumta nga SHBA, teksa sot kishin takuar edhe zyrtarin e lartë amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Por pak para “Mëngjesit të Lutjeve”, ata janë përballur me një surprizë.

- Publicitet -

Grupi i deputetëve të Fatmir Mediut, është përjashtuar nga “Mëngjesi i Lutjeve”.

Ata nuk do të jenë prezent në këtë ngjarje të përvitshme, me të cilën Mediu krenohet.

Mësohet se atyre iu është komunikuar që këtë radhë, “Mëngjesin e Lutjeve” ta ndjekin nga hoteli.

Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por me sa duket në Amerikë e kanë kuptuar që politikanët e Ballkanit e keqpërdorin këtë ngjarje, duke u shfaqur në vendet e tyre, sikur kanë mbështetje amerikane.

Ndaj dhe këtë radhë, i kanë lënë në hotel, ta shijojnë përballë një filxhani me kafe.

Burimet bëjnë me dije se ata do ta ndjekin online nga hotel “Hilton” këtë event, ku do të hanë mëngjes, duke qenë se nuk i kanë qasur në Kapitol.

Kujtojmë që në grupin e Fatmir Mediut, bëjnë pjesë deputetët Denis Deliu, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Dhurata Çupi, Blerina Gjylameti dhe Gazment Bardhi.

Mendohet se shkak për “përzënien” e tyre nga “Mëngjesi i Lutjeve”, është keqpërdorimi i fotove me kongresmenë apo senatorë të ndryshëm, me të cilët deputetët nga Ballkani shtrëngojnë duart aty, dhe më pas i shesin si takime në vendet e tyre.

“Mëngjesi i Lutjeve” është një traditë e krishterë në SHBA, që vit pas vit, është bërë më shumë një takim lobimi.

Në Shqipëri, Fatmir Mediu është njeriu që krenohet se përfaqëson gjithmonë Shqipërinë, edhe pse në fakt, vetë është mysliman.

Vitet e fundit, për të marrë pjesë në “Mengjesin e Lutjeve” ka lobuar fort edhe Ilir Meta, falë lidhjeve me disa pastorë të krishterë në Shqipëri.

Të cilëve, iu shkonte edhe në shtëpi, për takime “fetare”.

Por, kjo nuk e shpëtoi dot nga hetimet e SPAK.

Ashtu siç në fakt shpreson Fatmir Mediu, se do t’i shpëtojë gjykimit për Gërdecin, duke shpërndarë foto nga Amerika.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Sul Koburja says:
    February 1, 2024 at 8:58 am

    Fundi i Mediut ne USA, duhet te aktivizoje Eli Faren por me rezultative mund te jete e vajza e Elit.Mediun e kane ftu ne Darken e Lamtumires
    .

    Reply
  • Sali bolleku per familien e tij says:
    February 1, 2024 at 8:59 am

    keta plehra nuk duhen pranuar ne usa e jo ne mengjezin,dreken e darken e lutjeve.Keta duhet te luten me sumen perpjete

    Reply
  • Spak says:
    February 1, 2024 at 10:23 am

    Amerikanet ne Kongres e ne Seanat nuk mund te arrijne te mendojne qe politikanet tane edhe te vrasin edhe te shkojne ne Mengjesin e lutjeve! Ky karakter i Shqiptareve na ka lene primitive! Mehdiu bashke me Saliun dhe PD Vjedhin vrasin dhe pastaj kerkojne te lajne mekatet ne Amerike! Te gjitha mekatet lahen ne kete Bote!

    Reply
  • Humoristi says:
    February 1, 2024 at 11:11 am

    Lajm humoristik peresri ne prezencen e Majkos e Mediut!?Amerikanet jane “kolioniste mo!?”.As mengjez nuk u japin deputeteve tane!?

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 1, 2024 at 2:00 pm

    VO:
    -F.Mediu ky b..lëpirës i Sb në 33 vite e ka bërë Shqipëri-Amerikë si Tiranë-Gjiri Lalzit për të takuar Salinë për tu futur në listën e PD për deputet.Por tashmë Fatja me Sb në arrest i rrezikohet karriera politike,pasi Amerika ka paralajmëruar se..Ata që do shkojnë pas NON GRATËS do të han BAR.
    -Po kështu,F.Mediu rrezikohet nga GËRDECI,ndaj i duhen Miq të fortë në Amerikë.
    -Në Amerikë F.Mediu shkon edhe për punë të tjera QEJFËLIE dhe merr DIETA nga Kuvëndi i Shqipërisë.
    Rroftë Amerika..!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DETAJET: Plagoset rëndë 50-vjeçari emër i njohur në Sarandë
  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • VIDEO: Protestoi para makinës së Ramës, policia arreston qytetarin
  • Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

Komentet e Fundit

  1. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  2. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  3. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  4. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  5. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?