Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Të kërkuar nga drejtësia shqiptare, kapen tre persona në Francë, Gjeorgji e Gjermani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Të kërkuar nga drejtësia shqiptare, kapen tre persona në Francë, Gjeorgji e Gjermani
AktualitetKronike

EMRAT: Të kërkuar nga drejtësia shqiptare, kapen tre persona në Francë, Gjeorgji e Gjermani

Published: December 24, 2023
Shpërndaje

Tre persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare janë vënë në pranga.

40-vjeçari nga Durrësi Alban Skonja është kapur në Francë pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje, prodhim armësh, sigurim i mjeteve për të kryer vrasje dhe si pjesë e një grupi kriminal.

Së dyti, në Gjeorgji është prangosur një shtetas turk i quajtur Yalcin Hanci i cili do të ekstradohet në vendin tonë. Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore drejt Europës, kundrejt parave.  Së fundmi, është arrestuar në Gjermani Kridens Mecollari. Ky i fundit është arrestuar 5 vite për një sherr me armë ku për pasojë ka plagosur një person.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve, finalizohen 3 operacione për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Policia e Shtetit me anë të inteligjencës informative, ka siguruar informacione për vendndodhjen e disa shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i ka shkëmbyer ato me partnerët, me qëllim lokalizimin e këtyre shtetasve. 

Në këtë kuadër janë finalizuar 3 operacione, si rezultat i të cilave janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 3 shtetas në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:   

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sete”, Policia franceze ka kapur në Francë dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Durrës. Per këtë shtetas, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi A. S. akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin I. F. dhe shtetas të tjerë, kanë planifikuar vrasjen e shtetasve G. H. dhe A. H., duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

Gjithashtu, shtetasi A. S. dyshohet se më datë 02.07.2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume parash (40 000 euro), nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të bandës së organizuar.  Për këtë ngjarje, Njësia për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Shqipëri dhe Zyra Kombëtare për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Francë kanë shkëmbyer informacion, pasi dyshohej se një ndër autorët e përfshirë ishte shtetas shqiptar.    

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Batumi”, Policia gjeorgjeze ka kapur në Gjeorgji dhe ka arrestuar më qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shtetasi turk Y. H., 49 vjeç. Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore drejt Europës, kundrejt parave. 

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “International”, Policia gjermane ka kapur në Gjermani dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Kridens Mecollari. Ky shtetas është dënuar nga autoritetet gjyqësore në Shqipëri, me 5 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 6 muaj e 25 ditë), pasi më datë 06.11.2021, pas një konflikti të çastit, në një lokal, ka plagosur me armë zjarri shtetasin I. Sh. Gjithashtu, ky shtetas, është shpallur në kërkim nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për pastrim të parave të përfituara nga këto veprimtari.  Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtyre 3 shtetasve, në Shqipëri.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: “Vetëmashtrim dhe viktimë lajkash”: Pritja pompoze e liderit kinez, kritika në Uashington
  • Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin
  • Muçi ka shënuar golin e dytë në përballjen e kuqezinjve me Bjellorusinë
  • Vrau të shoqen dhe u braktis nga familja, vetëvritet në burg Agron Llapushi
  • Kur Kryeministri flet për “4 miliardë euro investim”

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on “Do shihemi së shpejti”, Saimir Tahiri thyen heshtjen pas 3 vitesh, çfarë pritet të rrëfejë?
  2. nastradini on Nё Hagё gjykohet Europa
  3. Hale me sistem vetëpastrimi... on E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  4. Hale me sistem vetëpastrimi... on E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  5. Aldrin on Nё Hagё gjykohet Europa

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?