Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ballukut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ballukut
AktualitetKronike

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ballukut

Published: July 18, 2026
Shpërndaje

Nga Suada Xhameta 

Ish-zëvendëskryeministrja mbetet nën masën e pezullimit nga ushtrimi i funksioneve, pasi u rrëzua rekursi i saj. Prokuroria ka shtuar dyshimet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ka sekuestruar një vilë në Dhërmi si pjesë të hetimit.

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar rekursin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga ushtrimi i funksioneve”, ndërsa Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zgjeruar hetimet ndaj saj me dyshime të reja për korrupsion dhe pastrim parash.

- Publicitet -

Sipas vendimit të Kolegjit Penal, rekursi i Ballukut nuk u pranua, duke lënë në fuqi masën e vendosur më herët. Balluku kishte argumentuar se masa e pezullimit ishte bërë pa objekt, pasi ajo nuk ushtron më funksione shtetërore.

SPAK njoftoi se hetimi ndaj Ballukut është zgjeruar për të përfshirë dyshime për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”, përveç akuzës ekzistuese për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Në kuadër të hetimit, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për sekuestrimin preventiv të një vile dykatëshe në resortin “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, me një vlerë kontraktuale prej rreth 145,000 eurosh.

Prokuroria dyshon se pasuria përfaqëson një përfitim të parregullt, të lidhur me një procedurë prokurimi publik të zhvilluar nga Albcontrol sh.a., institucion që drejtohej nga Balluku në periudhën kur, sipas hetuesve, janë kryer veprimet e dyshuara.

Sipas SPAK-ut, hetimi lidhet me tenderin për rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol, me fond limit 88.6 milionë lekë, si dhe me një shtesë kontrate prej mbi 14 milionë lekësh, pa TVSH. Prokurorët pretendojnë se gjatë hartimit të dokumenteve të tenderit dhe zhvillimit të procedurës janë kryer shkelje të legjislacionit të prokurimeve publike, që krijuan avantazh të padrejtë për kompaninë “Eurocol” sh.p.k.

SPAK-u pretendon gjithashtu se favorizimi i operatorit ekonomik ka vijuar edhe gjatë zbatimit të kontratës, përfshirë një parapagim prej 50% të vlerës së saj.

Sipas organit të akuzës, vila e sekuestruar dyshohet të jetë përfitimi i kërkuar dhe i marrë në këmbim të këtij favorizimi. Prokuroria pretendon se janë përdorur kontrata dhe marrëveshje të dyshuara si fiktive, si dhe persona të tretë, për të fshehur pronësinë reale të pasurisë.

SPAK-u tha se gjatë hetimit ka administruar materiale dixhitale, përgjime të kryera me metoda speciale hetimi, analiza të të dhënave telefonike dhe dëshmi të personave që kanë pasur lidhje me administrimin ose përdorimin e vilës.

Balluku u mor zyrtarisht e pandehur në tetor 2025 për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, ndërsa hetimi është zgjeruar më pas për të përfshirë procedura të tjera prokurimi, përfshirë projekte infrastrukturore dhe koncesionare.

Në dhjetor 2025, SPAK-u kërkoi autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Ballukut, por shumica parlamentare e rrëzoi kërkesën, duke mos i hapur rrugë vendosjes së një mase arresti.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ballukut
  • Shezlongët e vjedhur në Itali, shfaqen në Kepin e Rodonit
  • Çështja Homerike
  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla

Komentet e Fundit

  1. Sa turp!! on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  2. K R on Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku
  3. K R on VIDEO: Arrestohet pasi protestoi pranë makinës së Kryeministrit
  4. K R on Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  5. Vlora 97 on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?