Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Vrasja në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar, një person në kërkim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Vrasja në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar, një person në kërkim
AktualitetKronike

EMRAT: Vrasja në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari i dyshuar, një person në kërkim

Published: January 25, 2025
Shpërndaje

37-vjeçari Eduart Lami është arrestuar ndërsa djali i xhaxhait të tij, 31-vjeçari Ervis Lami, është shpallur në kërkim pasi në banesën që përdornin dy kushërinjt u gjet automatik me silenciator. Kontrollet ndaj tyre dhe arrestimi vjen pas dyshimeve për përfshirje në vrasjen e raportuar dje të 48-vjeçarit Lulzim Visha në Tiranë.

Sipas policisë, jatë kontrollit në banesën në rrugën ‘Paqësore’, Zall Mner, Kamëz, U gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë.

Në njoftim shtohet se nga tërësia e veprimeve paraprake hetimore, administrimit të provave dhe fakteve, rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në posedim të njërit prej tyre, por përdoret nga të dy.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Kontrolle intensive dhe punë profesionale hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit, mëngjesin e djeshëm në Kamëz.

Në kuadër të kontrolleve bazuar në inteligjencën policore, Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Silenciatori”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L, në rrugën Paqësore, Zall Mner, Kamëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë .

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37 vjeç, banues në Kamëz., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.

Po në kuadër të operacionit si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit E. L., 31 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve paraprake hetimore, administrimit të provave dhe fakteve, rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në posedim të shtetasit E.L dhe përdoret nga të dy shtetasi E.L 37 dhe E.L 31 vjec.

Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Vrasja e Lulzim Vishës:

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e kësaj të premte, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. Ditën e djeshme u raportua se pista paraprake e hetimit është edhe hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët dyshohet se janë larguar me një makinë tip “Porche” ngjyrë gri.

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  • “Na rrahën me shkopinj e shkelma”, dëshmia e 15-vjeçarit: Na mbajtën të shtrirë në dyshemenë e Ministrisë së Arsimit
  • “S’të bën burrë ajo rrobë që ke veshur, edepsëz. Nuk llogarisni as jetë fëmijësh”, gruaja u kthehet policëve në rrugë – VIDEO

Komentet e Fundit

  1. shqiptar on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. ¿? on ​”Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912″
  3. demo on Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
  4. Shqiptar on Ky djalë ju mundi
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?