Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Zbardhet vrasja dhe plagosja babë e bir në Dukagjin, shpallen në kërkim 4 persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: Zbardhet vrasja dhe plagosja babë e bir në Dukagjin, shpallen në kërkim 4 persona
KronikeKryesore

EMRAT: Zbardhet vrasja dhe plagosja babë e bir në Dukagjin, shpallen në kërkim 4 persona

Published: September 28, 2023
Shpërndaje

Policia e Shkodrës, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka arritur të zbardhë ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Dukagjinit u u vra i ati Izet Guri dhe u plagos i biri Gjin Guri.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se tashmë janë identifikuar autorët e dyshuar, pas mbledhjes së provave dhe dëshmive të para në vendin e ngjarjes.

Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç, janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e babë e bir, Zef e Gjin Guri, përkatësisht 73 dhe 43 vjeç. 4 të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali.

- Publicitet -

Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si ndodhi ngjarja ditën e djeshme?

Një atentat me armë zjarri ka lënë të vrarë babain dhe ka plagosur djalin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shosh të Dukagjinit.

Sipas policisë, viktima është Zef Guri, ndërsa i plagosur djali i tij Gjin Guri. Ky i fundit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Policia u njoftua për ngjarjen përmes një telefonate në orën 18:45.

Në Dukagjini shkuan edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSH-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

I plagosuri Gjin Guri rezulton person me precedent penal. Ai është akuzuar se ka qenë një nga personat që qëlloi me armë drejt helikopterit të policisë në fshatin Shosh të Dukagjinit gjatë një aksioni antikanabis disa vite më parë. Gjin Guri u arrestua nga policia në Shtator 2015.

Pas daljes nga burgu, Guri vijoi aktivitetin në lokalin e tij, ndërsa bën edhe transport pasagjerësh me furgon në linjën Shkodër-Dukagjin dhe anasjelltas.

Nëntorin e vitit 2021, Gjin Gurit iu vendos një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  2. Luan on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  3. L.H on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?