Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhunoi qytetarin gjatë protestës në Zvërnec, arrestohet punonjësi i shoqërisë private, shkarkohet drejtori i Policisë Vlorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dhunoi qytetarin gjatë protestës në Zvërnec, arrestohet punonjësi i shoqërisë private, shkarkohet drejtori i Policisë Vlorë
AktualitetKronike

Dhunoi qytetarin gjatë protestës në Zvërnec, arrestohet punonjësi i shoqërisë private, shkarkohet drejtori i Policisë Vlorë

Published: May 31, 2026
Shpërndaje

Pas pezullimit të drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela, kryepolici Skënder Hita ka urdhëruar nisjen e një hetimi të thellë për të gjithë zinxhirin komandues të policisë lokale.

Ndërkohë, uniformat blu kanë vënë në pranga Gerald Bibën, punonjësin e shoqërisë private të sigurisë që dhunoi fizikisht një qytetar gjatë protestës së djeshme në kantierin e Zvërnecit. Po ashtu, në proces verifikimi janë edhe dy roje të tjera që dyshohet se ndihmuan autorin.

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. Përmes një deklarate, ajo sqaroi se prona është plotësisht e hipotekuar dhe mbrojti projektin prej 4 miliardë eurosh, duke theksuar se ai do të hapë 10 mijë vende të reja pune.

- Publicitet -

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit:

“Identifikohet, kapet dhe arrestohet punonjësi i shoqërisë private të sigurisë së kantierit që goditi me grusht shtetasin E. S. Ndërkohë, nis hetimi disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike ku shfaqet një punonjës i shoqërisë private të sigurisë duke goditur me grusht shtetasin E. S., Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor për të analizuar dhe hetuar të gjitha veprimet e ndodhura gjatë tubimit të zhvilluar më datë 30.05.2026 nga banorë të fshatit Zvërnec, në vendin e quajtur “Portonovë”.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i punonjësit të shoqërisë private të sigurisë, shtetasit G. B., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili, në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ky shtetas ka goditur me grusht shtetasin E. S. dhe më pas, në bashkëpunim me shtetasit A. G. dhe G. V. (të dy të proceduar penalisht), e kanë tërhequr me forcë drejt vendit të rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Ndërkohë, paralelisht me veprimet hetimore, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë, në lidhje me masat dhe menaxhimin e tubimit të zhvilluar ditën e djeshme.

Policia e Shtetit është e vendosur të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, të garantojë sigurinë e jetës dhe të pronës, si dhe të ndëshkojë çdo punonjës policie që neglizhon detyrën apo abuzon me të”, njofton policia.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Vflp says:
    May 31, 2026 at 8:08 am

    Lindja e nje fashizmi te ri shqiptar. Ka ardhur koha qe Ed musolinit ti tregohet vendi. Populli te ngrihet ne proteste madhore per rrezimin e tij.

    Reply
    • Mutdhënësi says:
      May 31, 2026 at 10:41 am

      Vflp , ha mut ha .

      Reply
  • Detari says:
    May 31, 2026 at 8:16 am

    populli ngrihet vetem per ramazon e bajrom

    Reply
  • Detari says:
    May 31, 2026 at 8:21 am

    Imagjino sa lehte ka qene per serbet, turqit etj te pushtojne tokat Arberore.

    Reply
  • Lala i Myzeqesë, pa Myzeqe says:
    May 31, 2026 at 9:08 am

    ….”dëme të lehta trupore,,….
    Po dëmet psiqike e psikologjike kush do t’ia shëroi? Kriminel të pa ngopur me gjakun e popullit.

    Reply
  • demo says:
    May 31, 2026 at 10:13 am

    Ky quhet ZHVILLIM TERRITORI.

    Reply
  • Asd says:
    May 31, 2026 at 10:26 am

    Veprimi i Hites eshte korrekt. Policia duhet ti permbahet vetem ligjit, ne asnje menyre as shtetit as politikes.

    Reply
  • Ela says:
    May 31, 2026 at 11:23 am

    Vjedhin tokat dhe thone qe japin vende pune
    🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

    Reply
  • i pastrehi says:
    May 31, 2026 at 11:27 am

    NUK KENI PARE GJE AKOMA!!!!!!!

    Do kete edhe me keq per ju shqiptare qe llogaritni parate per te mbajtur femijet me buke!
    Do tu merret cdo gje, ne se dikujt , pjese e oligarkise se sotme dhe shpures qeverisese i duhet per interesa te veta.
    Ata jane ligji dhe Maliqi.
    Shikoni si po flene mbi pagen 6 milioneshe dhe ndonje burim te tjera te ardhurash, prokuroret e SPAK
    Plotikanet e larte tashme quhen te amnistuar per cdo gje qe kane bere ose do bejne!!!!? I mbron edhe parlamenti zeqineve.

    Reply
    • 1thundrak says:
      May 31, 2026 at 2:48 pm

      Vendi eshte mbushur me mutdhenesa, qelbet ere.
      Shqiperia urupiane.

      Reply
  • Aldrin says:
    May 31, 2026 at 1:15 pm

    10 mije vende pune, i bie qe te shembet Zverneci dhe te vije Deti deri ne Kanine.
    Po mor qelbesira. Vetem peshku dhe kripa sa i ben Zvernecit.
    Thuaj qe i keni hapur gropen ketij populli, jo vende pune.
    Plera kriminele.
    Rama fashisti, IK

    Reply
    • Banor I thethit says:
      May 31, 2026 at 6:11 pm

      Kur të ikë Rama nga kryeministria ti do kesh ikur nga kjo botë dhe do qërrohet një hale që qelbet erë mut .

      Reply
  • 1thundrak says:
    May 31, 2026 at 2:48 pm

    Vendi eshte mbushur me mutdhenesa, qelbet ere.
    Shqiperia urupiane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?