Rreth vdekjes së Hysni Kapos ka pasur dyshime të arsyeshme nëse ishte një vdekje natyrale, apo një vdekje e ndikuar nga faktorë të jashtëm. Këto dyshime kanë lindur qysh në momentet e fluturimit të tij për herë të dytë me avion special privat për në spitalin e Parisit, në vitin 1979. Pas vdekjes së tij dhe sjelljes së arkivolit me trupin e Kapos në Tiranë, erdhi edhe një fletore e mbushur me dyshime mbi shkaqet e vdekjes së tij. Kjo fletore, e cila më pas u emërtua “Fletorja e Zezë”, i drejtohej Enver Hoxhës nga tre personat që i qëndruan më pranë Hysni Kapos.Afro 36 faqe të “Fletores” mbanin në fund tre nënshkrime, atë të përgjegjësit të grupit të shoqërimit të tij, Nexhip Pajaj (Xhipja), atë të shoqëruesit të dytë Eqerem Sinani dhe atë të mjekut të tij, Dine Abazi. Këta dy të fundit jetojnë dhe janë dëshmitarë okular, ndërsa Xhipja i ndjerë ka vdekur vite më parë.
Bashkëshortja e tij, Selimeja, ishte tezja e avokatit Idajet Beqiri, i cili në 2016 publikoi në DITA, pjesë nga “Fletorja e Zezë”. Cila ishte përmbajtja e kësaj “Fletoreje të Zezë”, si u trajtua ajo, çfarë analiza u bënë rreth saj, çfarë masa u morën dhe ndaj kujt, janë theksuar në atë publikim të 8 viteve më parë. Nga arkiva e DITA po sjellim pjesë prej tij:
Nga Idajet Beqiri
Vdekja e parakohshme e Hysni Kapos ishte shqetësim madhor i Berishës në ditët e para kur erdhi në pushtet në 22 mars 1992. Sapo u zgjodh President i Republikës, Sali Berisha ngriti një grup hetimor special, me njerëz të besuar, të cilët për ditë të tëra merrnin në pyetje, të gjithë ata persona që ishin pranë Hysni Kapos në Paris. Telefonat e shtëpisë të Eqerem Sinanit, Dine Abazit dhe disa të tjerëve binin edhe në orën 23.00-24.00 të natës, thirrja e tyre në ambientet e Burgut 302 të Tiranës dhe pyetja deri afër mëngjesit, u bënë një ritual i zakonshëm gjatë mesit të vitit 1992… Të gjitha pyetjet kishin vetëm një shqetësim: çfarë dinin ata, çfarë kishin parë e dëgjuar gjatë ditëve të qëndrimit të Hysni Kapos në Spitalin e Parisit.
Ne 1977 Sali Berishës iu rregulla një specializim nga UNESCO për në Paris të Francës. Pas shkuarjes atje, udhëheqja e lartë e PPSH dërgoi Hysni Kapon me urdhër “për të mirën e tij” për një kontroll mjekësor në Francë si dhe për të bërë disa kohë pushime. Hysni Kapo nuk kishte asnjë problem me shëndetin në atë kohë. Kontrolli mjekësor do të ishte rutinë. Ai, së bashku me grupin e tij të shoqërimit u nisën për në Paris. Berisha ato ditë të kontrolleve mjekësore që i bëheshin Hysni Kapos u atashua me grupin e shoqërimit. Por edhe njëri nga shoqëruesit e Hysniut dhe mjeku i tij personal shkonin shpesh në dhomën e fjetjes të Sali Berishës, në Paris ku ai bënte specializimin.
Pasi mbaroi kontrollin mjekësor dhe bëri një sërë analizash, përgjigjet që u morën tregonin një gjendje të mirë shëndetësore të Hysni Kapos. Për afro tre muaj ai, së bashku me pjesëtarë të familjes dhe me grupin e shoqërimit kanë qëndruar në një qytezë të bukur klimatike, në Messollati të Francës. Në këtë qytezë, – theksojnë shoqëruesit e Hysni Kapos, – ku trajtimi me ushqim dhe me gjithçka ishte i përsosur, ai qëndronte si i izoluar. Merrte shpesh në telefon, deri edhe Enver Hoxhën, duke ju kërkuar që të kthehesh në Tiranë, por në mënyrë të prerë i thuhej “rri se mirë je, pa mbushur plotë tre muaj, nuk do të lëvizësh prej andej”.
Dy vjet më pas Pol Miliezi, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Francë – Shqipëri dhe mjek i njohur në Francë, mik i Enver Hoxhës u takua me Hysni Kapon në Tiranë. Hëngrën së bashku një darkë te Vila Qeveritare që ndodhet pranë Ambasadës së Italisë. Pol Miliezi i tha Hysni Kapos se kishte folur me Enver Hoxhën dhe kishin rënë dakord që Hysniu të shkonte disa ditë në Paris për të bërë një kontroll mjekësor pasi kishin kaluar afro dy vjet nga kontrolli i parë mjekësor që kishte bërë në Paris në 1977. Në atë darkë kanë qenë të pranishëm përgjegjësi i grupit të shoqërimit të Hysni Kapos, Xhipja, shoqëruesi Eqerem Sinani dhe mjeku Dine Abazi. Këta dëshmojnë se Hysni Kapo i ka thënë Pol Miliezit se ishte shëndoshë e mirë dhe se nuk ndiente asnjë shqetësim. Të nesërmen Hysni Kapos i kishte thënë Enver Hoxha se është vendim i Byrosë Politike dhe se duhet të shkosh domosdoshmërisht për kontrollin mjekësor të radhës në Paris.
Pol Miliezi ka sjellë në Rinas një avion privat. Ishte një avion i vogël. Pilote ishte një vajzë. Në këtë avion përveç Hysniut, Vitos, Andi Bushatit të vogël, ishte edhe Nexhip Paja, Dine Abazi, infermiere e Hysni Kapos e quajtur Liljana Kondi… Pjesa tjetër e grupit të shoqërimit dhe mjekë të tjerë shkuan me avion me linjën Tiranë – Beograd – Paris. Para se të nisej me këtë avion privat në Paris Hysni Kapo, në Komitetin Qendror u organizua një takim me të gjithë personat që do të shoqëronin Hysni Kapo gjatë udhëtimit dhe gjatë qëndrimit në Spitalin e Parisit. Porosia e parë dhe e fundit që ju dha atyre ishte mbajtja tepër sekret e këtij udhëtimi dhe qëndrimi në Paris të Hysni Kapos. Askush nuk duhet të mësonte asgjë për shkuarjen dhe qëndrimin e tij në Spitalin e Parisit.
Në spitalin e Parisit ku e çuan Hysni Kapon sundonte një siguri maksimale. Punonjës të policisë së fshehtë franceze e kishin rrethuar me masa të forta sigurie. Në krye të tyre ishte një shef i quajtur Michel. Ky person komunikonte për çdo gjë me Xhipen dhe me Eqerem Sinanin. Pa kaluar as dy orë nga shtrimi në spital i Hysni Kapos, shefi i forcave të sigurisë franceze, Micheli, kërkoi urgjent Eqeremin, shoqëruesin e dytë të Hysni Kapos dhe i thotë:
“Ju kërkon dikush te informacioni i spitalit në katin e parë.”
Eqerem Sinani zbriti menjëherë. Punonjësia e informacionit i bëri të ditur se personi që e kërkonte ishte ai i ulur në kolltukun përballë. Eqeremi shikon se në atë kolltuk rrinte i ulur një person i veshur si prift ortodoks. Ishte me kombësi serbe. Ai u ngrit, u prezantua dhe i tha: “Ka dy orë që është shtruar në këtë spital mëkëmbësi i Enver Hoxhës nga Shqipëria. Unë kam ardhur si njeri i Zotit t’i uroj mirëseardhjen…”
Eqerem Sinani e përcolli duke i thënë se kishte informacion të gabuar dhe menjëherë rikontaktoi i alarmuar përgjegjësin e sigurisë franceze. I kërkoi atij llogari për këtë dekonspirim të rëndë. Micheli, një njeri tepër pozitiv, i thotë se asgjë nuk ka dal prej nesh, por shikoni çfarë njerëzish keni në grupin tuaj të shoqërimit. Ai e këshilloi Eqeremin të bënin kujdes të jashtëzakonshëm. Eqerem Sinani vuri në dijeni Xhipen dhe dhanë alarmin. Lidhur me këtë incident u vu në dijeni edhe Hysni Kapo. Ai e priti me shumë qetësi këtë punë. Por në fund e shprehu dukshëm atë që nuk i la shije të mirë: Kush vallë e nxori sekretin?! Për këtë incident u vu në dijeni njëkohësisht edhe Tirana, e cila ishte alarmuar nga ky dekonspirim dhe provokim i “priftit” serb.
Të nesërmen e shtrimit në spital, në orët e para të mëngjesit, hyri në dhomën e Hysni Kapos mjeku i quajtur Gurgon. Ai ishte profesor me titull, një ndër mjekët më të mirë të spitalit. Komunikoi lirshëm me Hysni Kapon. Gurgoni ishte me shtetësi franceze, por nacionaliteti i tij nuk ishte francez. Hysni Kapo e pyeti Gurgonin se çfarë nacionaliteti kishte, pasi duhej që nuk ishte francez. Gurgoni i tha se ishte ballkanas. Burime brenda spitalit thoshin se ai kishte ardhur qysh fëmijë nga ish Jugosllavia dhe ishte natyralizuar shumë mirë si francez. Në spital thoshin se ai origjinën e kishte serbe.
Pasi e vuri në dijeni Hysniun për gjithçka do të bënin me kontrolle dhe analizat për të, Gurgoni e vuri në dijeni Hysni Kapon se ishte mik i ngushtë me doktor Sali Berishën. Ai i foli gjatë se si dhe qysh ishte njohur me Berishën, për specializimin që kishte bërë aty ky etj. Fliste me aq superlativa për Berishën, sa dukej qartë që ky lloj shërbimi për t’i bërë biografinë atij, ishte sponsorizuar nga vet Berisha për t’u bërë i pëlqyeshëm dhe i preferuar prej Hysni Kapos.
Pa kaluar disa ditë nga shtrimi në spital i Hysni Kapos, vjen në Ambasadën tonë në Paris një radiogram ku thuhej se pas pesë ditësh duhet të dilnin të prisnin ministrin e Brendshëm Kadri Hazbiu. Grupi i shoqërimit të Hysni Kapos vunë në dijeni për këtë fakt Hysniun, i cili nuk e priti mirë gjithë këtë interesim, në një kohë që ai nuk ankohej për asgjë shqetësuese për shëndetin e tij dhe ndihej mirë. Pa kaluar as tre orë, vjen një radiogram tjetër nga Tirana. Ishte anuluar ardhja në Paris e Kadri Hazbiut dhe thuhej se në vend të tij, vinte Ramiz Alia. Ramiz Alia udhëtoi me avion nga Tirana në Romë të Italisë. Pastaj nga Italia e bëri udhëtimin me tren deri në Paris. E shoqëronte një punonjës sigurimi i quajtur Shuaip Xhari.
Pas shumë orësh udhëtimi, Ramiz Alia erdhi në spital dhe u takua me Hysni Kapon. Takimi ishte krejt normal. Ata shkëmbyen shumë pak fjalë dhe Ramizi u largua. Nuk dihet ku rrinte, por nuk erdhi më për ta vizituar Hysni Kapon. Madje kur kontaktonte me pjesëtarë të grupit të shoqërimit të Hysni Kapos, u thoshte se kjo punë e tij tashmë ishte punë mjekësh dhe ata nuk kishin asgjë në dorë të bënin diçka për Hysniun. Në përbërje të trupës mjekësore ishte edhe ministri i Shëndetësisë Llambi Ziçishti. Ky person nuk shkoi asnjëherë të takonte Hysni Kapon dhe nuk mori pjesë në asnjë konsultë mjekësore që u bë për të. Kur kalonte ora 23.30 – 24.00 Llambi Ziçishti i kërkonte Eqerem Sinanit që ta shoqëronte për të shkuar për të ngrënë ndonjë darkë.
Artikulli i Sadik Premtes
Të nesërmen që mbërriti në Paris Ramiz Alia, ndodhi diçka që tronditi sa më nuk thuhej Vito Kapon dhe të gjithë grupin e shoqërimit të Hysni Kapos. Ramiz Alia thirri Eqerem Sinanin dhe e orientoi që të shkonte nëpër kioskat ku shiteshin gazetat dhe revistat duke i thënë titullin e revistës që i duhej. Eqeremi i zuri me radhë të gjitha kioskat, por kudo i thoshin se ai numër ishte shitur. Në periferi të Parisit gjeti dy revista. I mori të dyja. U bë shumë kurioz se përse e kërkonte me aq këmbëngulje Ramiz Alia atë revistë.
Në faqen e parë dhe në disa faqe të brendshme të revistës ishte shtrirë një shkrim shumë i gjatë i Sadik Premtes (Xhepit), një ish kundërshtar i hershëm politik i Hysni Kapos, i goditur prej Partisë Komuniste të Shqipërisë, si dhe prej vetë Hysni Kapos, Enver Hoxhës e Mehmet Shehut si trockist dhe armik i Partisë. Në këtë revistë Sadik Premtja përshkruante me detaje gjithë rrugën që kishte bërë Hysni Kapo për të ardhur në këtë spital parizien. Premtja shkruante hapur se Hysni Kapo është sjellë në këtë spital për ta vdekur dhe i qante hallin popullit shqiptar në cilën dorë do të mbeste pas vdekjes së tij, “për më shumë”, thoshte Xhepi në këtë shkrim, “kur Enver Hoxha është i sëmurë dhe, se edhe ai i kishte ditët e jetës të numëruara”.
Në këtë shkrim Sadik Premtja fliste shumë mirë për Hysni Kapon, e ngrinte lartë kontributin e tij gjatë luftës, por edhe në udhëheqjen e shtetit komunist.
Eqeremi u befasua! Para se të çonte revistën te Ramiz Alia, mori një takim urgjent me Xhipen dhe i tregoi revistën. I tha shpejt e shpejt edhe përmbajtjen e shkrimit. I foli me shqetësim për dekonspirimin e plotë të ardhjes në spital të Hysni Kapos. Por pikëpyetja më e madhe e dy njerëzve besnikë të Hysni Kapos ishte fakti që Sadik Premte paralajmëronte vdekjen e tij, thoshte hapur që ai është sjellë në këtë spital thjesht dhe vetëm për ta vdekur. As që mund ta besonin atë moment që ta sillnin udhëheqësin e tyre mirë e bukur dhe me shëndet të mirë në Paris, e ta kthenin të vdekur në atdhe!
Nexhipi dhe Eqeremi vendosën që të mos i thoshin asgjë Hysni Kapos për revistën dhe shkrimin e Sadik Premtes. Eqerem Sinani vrapoi për te Ramiz Alia dhe i dha revistën që bleu sipas porosisë së tij. – “E lexove çfarë shkruhet aty? – e pyeti Ramiz Alia, Eqeremin. – “Jo, shoku Ramiz, – ju përgjigj Eqeremi, – nuk pata kohë, nuk kam lënë cep të Parisit pa e kërkuar, mezi gjeta një copë. Dhe e solla me vrap!”
Saliu në spital…
Ardhja e Saliut në klinikën ku qëndronte Hysni Kapo, qëndrimi i tij aty, përpjekjet e tij për të hyrë në dhomën ku ishte i shtruar mëkëmbësi i Enver Hoxhës, u bënë shqetësim serioz për të dy të besuarit e Hysni Kapos. Por nga vëzhgimi i hollë i Xhipes dhe i Eqeremit nuk kishte kaluar pa lënë gjurmë edhe një fakt shumë domethënës. Sali Berishën ata e kishin nëpër këmbë në spitalin “BROUSSAIS” gjithë ditët e javës, ndërsa ditën e premte, të shtunë dhe të diel atij nuk ia gjente askush gjurmët. Madje as shoku i dhomës ku flinin së bashku, mjeku Thanas Gjika.
Nga çfarë shkruan në Fletore, Nexhipi besonte se “specializimi” më i rëndësishëm që kryente Sali Berisha në Paris nuk ishte ai i mjekut kardiolog.
Theksuam se Berisha një ditë i foli Hysni Kapos për ‘torturat’ që kishin përdorur për ta rekrutuar tre agjentë të huaj, njëri prej të cilëve me origjinë serbe. Ky person nuk vinte pa rekomandim te Sali Berisha. Ai kishte në Beograd një shef me gradën “gjeneral”, dhe që për fatin e keq ishte me kombësi shqiptare, me origjinë nga Shishtaveci i Kukësit. Ky person ishte arratisur së bashku me vëllain e tij, dhe “u përpunuan” prej UDB, sipas shënimeve të Nexhipit, madje u bë i famshëm, deri sa mori gradën “gjeneral” (sot ai është në pension në Beograd), ndërsa vëllai tjetër nuk e pranoi ofertën e UDB dhe u largua për në Paris, ku jeton edhe sot.
Për arsye etike dhe familjare, për shkak të lidhjes së këtyre dy vëllezërve nga Shishtaveci me disa njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët me ta, por janë familje të rëndësishme dhe të njohura në Shqipëri, emrat e tyre nuk po i japim.Gjithsesi për të qenë korrekt me lexuesin, dhe që sa theksojmë të mos ketë as pikën më të vogël se është fantazi, po themi që ky gjeneral i UDB është kushëriri i parë i nënës së ish ministrit të Brendshëm të Shqipërisë në Qeverinë Berisha, Flamur Noka. A ka lidhje ky fakt apo jo me karrierën politike të Flamur Nokës, nuk mund të shprehemi.
Darka “e gabuar” me vëllanë e gjeneralit
Sipas shënimeve të Nexhipit, Eqerem Sinani, Dine Abazi dhe Eqerem Gaxholli (ky i fundit ka qenë sekretar i parë i Ambasadës sonë në Paris kur ndodhej i shtruar në spital Hysni Kapo), kanë ngrënë një darkë në Paris te familja e vëllait të Gjeneralit të UDB nga Shishtaveci. Eqeremi shkoi aty sepse kishte një mision, çoi një letër. Dy të tjerët, Dine Abazi dhe Eqerem Gaxholli nuk kishin asnjë dijeni për këtë mision. Madje as sot nuk dinë gjë.
Vëllai i Gjeneralit e kishte shtëpinë në periferi të Parisit. Kishte në familje gruan, vajzën dhe djalin. Djali i tij ishte në një punë të mirë në Angli. Vëllai i Gjeneralit e priti këtë treshe në familjen e tij, siç dinë të presin shqiptarët. Darkën e tejmbushur e shtroi në një sofër të madhe të vendosur mbi tapetat e rëndë në dysheme. Ai u lumturua pa masë kur doktor Dine Abazi i tha që vajzës së tij t’i gjenin një burrë në Tiranë.
Të vërtetën e arratisjes së këtyre dy vëllezërve nga Shishtaveci, se cilëve persona ata u kishin vënë “njollë në biografi”, kjo treshe e mësoi pikërisht në këtë darkë që hëngrën prej vet gojës së vëllait të Gjeneralit të UDB…
___
Botuar në DITA. Foto kryesore, sjellja e trupit të Hysni Kapos nga Parisi, në Rinas
o z.Idajet!Nuk na the sebepin e vizites te gjithe trupes shoqeruese te Husni Kapos ne shtepine e te arratisurit nga Shishtaveci,,vella i gjeneralit te Serbise? Edhe miza te kalonte kufirin,quhej Armik.
po qe nje leter qe do ja jepte Eqerem Sinani,nga shoku Enver,,Kjo tregon se poliagjenti ishte shoku Enver dhe Sali Berisha me mjeket franceze,me Agjentet serbe ,thjesht kane bere detyren per te vdekur Hysni Kapon me porosi te Enverit.
Une mendoj se shoku Hysni ishte hapur shume,Kishte formuar nje Klan Familjar ne Parti me Xhelil Gjoni,me Seit Bushati dhe shoku Enver qe kishte vrare kunatin per Ideal Partise nuk duronte kuneterit e botes!!!!!!!!!!!!!!
Prandaj urdheroi shokun Husni te vdiste ne Paris.
Ay Sadik Premtja ka qene i zgjuar,prandaj mbijetoi.E ka paralajmeruar Hysni Kapon per te ligen qe po ndodhte.
Shume gabim Xhipja me Eqerem Sinanin,qe nuk ja treguan gazeten Shokut Husni.
Hysni Kapo ka mbajtur rreth vetes gjarperinj.
Jemi ngopur me pallavra . Ushqehemi me pallavra . I kemi qejf pallavrat.
Kompllote more kompllote , që nga koka e deri te këmbët e partisë .
Për kë paraqiste rrezik Hysniu që paska patur armiq brënda dhe jashtë Shqipërisë !?
Këto janë gjepura !
Kur u krijua Qarkori i PKSH , në Vlorë erdhi ëngjëlli i partisë , Qemal Stafa dhe në krye të qarkorit u zgjodh Sinan Gjoni. Hysniu u zgjodh për anën ushtarake , kurse Manushi për shtypin .
Në maj të vitit ‘42 Qemali u vra , në qershor Sinani u kap nga fashistet dhe u interrnua në Itali .
Shoku Enver , jo pa Miladinin dhe Dushanin , caktuan në krye të Qarkorit te Vlorës , Hysniun .
Komunistet e Vlorës nuk qenë dakort dhe kerkuan të mblidheshin e ta zgjidhnin ata kryetarin .kjo u refuzua dhe kështu lindi i ashtuquajturi fraksion i Sadik Premtes .
Kjo qe jë fatkeqësi e madhe për partinë . Që kur lindi e deri sa vdiq nuk pati zgjedhje , vetëm emerime, që nga sekretari i organizates e deri në Byronë Politike .
Hysniu ishte si ai qëngji i butë që pi dy nëna . Edhe para Liri Gegës rrinte peqe-lepe .
Dua të jem i drejtë , nuk dua të keqkuptohem . Husniut bravo i qoftë , bëri atë që duhej gjatë luftës, ishte antifashist dhe luftoi në mënyrë shembullore kunder fashizmit .
Por , por Hysniu nuk luftoi më shumë se , fjala vjen , Bedri Spahiu , Tuk Jakova e sa e sa të tjerë që partia , pronë e Enverit dhe Hysniut, i hodhi në koshin e plehërave .
Hysniu mori detyra më shumë nga ç’meritonte ( pinte dy nëna, pra ) dhe e tradhetoi luftën, idealet e Luftës , tradhëtoi popullin , por i qëndroi besnik kryetradhëtarit të idealeve të luftës , Enver Hoxhës .
Sikur u zgjata shumë !
Ha,ha, ore “Katiu “! Sa vjeç ke qenë ti kur ishe me Sadik Premten, sepse i dike me hollësi ngjarjet?! Historia po transformohet në skeçe estrade, sipas bindjeve të sotme dhe jo të kohës së Luftës. Megjithatë secili është i lirë të fantazojë, sepse jemi në demokraci.
@Idajet Bqiri, Mossad,nuk mund te vrase me bomba shqiptaret si ne Palestine, por i perçan egersisht te vriten me njeritjetri duke perdorur mercenare injorant si ty, dhe nje pjese e ish sigurimit, miope, driteshkurter.
Edhe çamet gabuan duke mos u lidhur me Laberine, Mallakastren,Dibren,Shkodren,Devollin,Kosoven, dhe e pesuan keq se u pane jetime, pa vllazeri, e keshtu rrezikon fati i çdo krahine qe mendon se i mjafton vetvetja.
Mos harroi ! Mehmetin dhe Kadriun i vrau po dora qe i ngriti te drejtonin luften civile vllavrasese ne ” komunizem”, dhe kjo dore e kishte brrylin ne Atlantik.