Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Escobar: Njerëzit duhet të kuptojnë se askush nuk duhet të lëndohet për shkak të targave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Escobar: Njerëzit duhet të kuptojnë se askush nuk duhet të lëndohet për shkak të targave
AktualitetBoteKosovë

Escobar: Njerëzit duhet të kuptojnë se askush nuk duhet të lëndohet për shkak të targave

Published: August 26, 2022
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i pyetur nëse ka realisht potencial për konflikt, u përgjigj – “Shpresoj që jo”.

Në një intervistë për N1, Escobar tha se me KFOR dhe Eulex në Kosovë nuk ka gjasa për për agravim të situatës.

“Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se askush nuk duhet të vdesë apo të lëndohet për shkak të targave. Por, pavarësisht se për çfarë shpresojmë, ne jemi duke punuar në të njëjtën kohë për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, si dhe të pjesës tjetër të rajonit. Kfor është prezent, EULEX-i është i pranishëm, ne kemi bashkëpunim shumë të ngushtë me të dyja qeveritë dhe po përpiqemi t’i zgjidhim të gjitha çështjet e kontestuara, para se të krijohet një situatë që mund të përshkallëzohet në konflikt. Dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë“, tha Escobar.

- Publicitet -

Në periudhën paraprake qytetarët e veriut të Kosovës kanë qenë dëshmitarë të pranisë së shtuar të forcave speciale të Policisë së Kosovës, të cilat shpeshherë i ndalojnë qytetarët. I pyetur nëse e kishte diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Escobar deklaroi se kishte, “por shkurt”.

“Forca policore duhet të jetë prezente dhe të kujdeset për paqen dhe sigurinë e qytetarëve. Ne i inkurajojmë ata që të gjejnë mënyra dhe të ndërtojnë besimin e nevojshëm mes forcave policore dhe popullit. Jo vetëm në veri, por në mbarë Kosovën. Në të njëjtën kohë, ky është një këshill që ia kemi dhënë jo vetëm qeverisë së Kosovës, por edhe të gjitha qeverive në rajon”, ka theksuar Eskobar.

I pyetur nëse mendon se është e zakonshme që çdo ditë të kalojnë hummers luftarakë të blinduar nëpër qytet, ai tha se nuk dëshiron të komentojë për këtë, sepse ne kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë me forcat e sigurisë së Kosovës.

“Ne kemi Kfor, Eulex, programe për trajnimin e policëve dhe gjyqtarëve… Të njëjtën gjë ka edhe Bashkimi Evropian. Ne po mundohemi që të gjitha forcat policore në zonë t’i bëjmë shumë më profesionale. Ka boshllëqe në të gjitha këto, por është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të bëjmë progres. Dhe ndërkohë që po bëjmë progres dhe po zbatojmë reformat, do t’ju përgatisë edhe për mbylljen e kapitullit, kur të bëheni zyrtarisht kandidatë për hyrje në Bashkimin Evropian. Kështu që unë do të thoja se ka vend për profesionalizimin e forcave policore në të gjithë rajonin”, vlerëson zyrtari amerikan.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?