Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EURO U-19 për vajza: Shqipëria korr suksesin e dytë radhazi, fiton edhe ndaj Qipros
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EURO U-19 për vajza: Shqipëria korr suksesin e dytë radhazi, fiton edhe ndaj Qipros
AktualitetSport

EURO U-19 për vajza: Shqipëria korr suksesin e dytë radhazi, fiton edhe ndaj Qipros

Published: October 28, 2023
Shpërndaje

Pas fitores 2:1 ndaj Lituanisë, Shqipëria U-19 për vajza triumfon edhe ndaj Qipros! Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Wil”, të Zvicrës, vajzat kuqezi mposhtën edhe përfaqësuesen qipriote me rezultatin 2-1, duke marrë kështu tre pikët e radhës në grupin B1.

Klesta Ago dhe Klaudia Borci janë autoret e golit në takimin që Shqipëria luajti pasditen e sotme ndaj Qipros, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshë. Trajneri i ekipit kombëtar U-19, Kreshnik Krepi hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Amelia Mone (GK), Rigersa Tori, Rexhina Maxhalaku, Rosela Vasa, Xhesika Ndoj, Arlinda Kodra (c), Alesja Çinaj, Era Methoxha, Klesta Ago, Jehona Coka dhe Klaudia Borci.

Pjesa e parë e takimit u dominua thuajse e gjitha nga vajzat kuqezi. Shqipëria kaloi shumë shpejt në avantazh, me një gol të realizuar nga Klesta Ago që në minutën e 6-të të takimit. Sulmuesja kuqezi godet topin në mënyrë perfekte nga jashtë zone, duke mos i lënë asnjë mundësi portieres qipriote për ta pritur dhe duke dërguar shifrat në 1-0 për vajzat kuqezi. Pak minuta më vonë, Xhesika Ndoj provon të asistojë për Borcin, por portierja kundërshtare grushton, duke i mohuar golin e dytë Shqipërisë.

- Publicitet -

Kuqezezat nuk ndalen me kaq, por krijojnë shumë raste të tjera, me Kodrën, Agon, Cokën, por mungoi vetëm finalizimi. Edhe Era Methoxha provoi mundësinë e saj në minutën e 41-të, por topi përfundon në duart e portieres. Pjesa e parë mbyllet nën epërsinë 1-0 për Shqipërinë. Vajzat kuqezi kërkojnë të dyfishojnë rezultatin në pjesën e dytë dhe golin e gjen sulmuesja Klaudia Borci, me një super goditje të bukur po nga jashtë zone. Minuta e 60-të dhe rezultati është 2-0 për Shqipërinë! Jehona Coka pati mundësinë të shënonte golin e tretë për skuadrën, duke gjuajtur një top në shtyllën e dytë, por është sërish portierja ajo që shpëton Qipron nga trefishimi i rezultatit.

Në minutën e 78-të, trajneri Krepi vendos të largojë nga fusha Era Methoxhën për Anversa Muçën. Pak minuta më vonë, qipriotet ngushtojnë rezultatin në 2-1. Trajneri bën edhe një zëvendësime tjetër në skuadër, duke hedhur në fushë Torin për Angela Nikën. Ndeshja mbyllet me rezultatin 2-1 për Shqipërinë, me vajzat kuqezi që renditen në vendin e dytë të grupit B1, me 6 pikë, po aq sa Zvicra. Në ndeshjen tjetër të grupit, zvicerianet fituan 17-0 ndaj Lituanisë. Ndeshja e tretë e Shqipërisë U-19 për vajza ndaj Zvicrës do të luhet të martën, po në stadiumin ‘Wil’.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përmbytet anija me 267 persona në bord në Qipro, të paktën 6 viktima
  • DOKUMENTI: Dy vite, 952 nene dhe tani 3 milionë lekë për ekspert: Çfarë ndodhi me Kodin e ri Penal?
  • Rama mesazh ‘kodues’ për protestën: Algoritmet prodhojnë urrejtje dhe frikë
  • Bankierët e fshehtë: Hetuesi belg zbërthen skemën gjigande të lëvizjes të parave me WhatsApp
  • Temperatura përvëluese, moti sot deri në 35°C

Komentet e Fundit

  1. Zdromsi on Rama mesazh ‘kodues’ për protestën: Algoritmet prodhojnë urrejtje dhe frikë
  2. Kristo P on Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit
  3. Sazani on Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra afër Himarës
  4. Gjergj on Rama mesazh ‘kodues’ për protestën: Algoritmet prodhojnë urrejtje dhe frikë
  5. TURIEMIGR on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?