Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eurodeputeti gjerman: Masat e BE-së ndaj Kosovës nuk janë të drejta!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Eurodeputeti gjerman: Masat e BE-së ndaj Kosovës nuk janë të drejta!
KosovëKryesoreRajoni

Eurodeputeti gjerman: Masat e BE-së ndaj Kosovës nuk janë të drejta!

Published: August 21, 2023
Shpërndaje

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka komentuar situatën në të cilën gjendët aktualisht Kosova. Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se masat që BE i ka vënë Kosovës nuk janë reciproke, nuk janë të drejta dhe nuk është dashur t’i vihen Kosovës.

ütikofer pret që Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tani pas pushimeve të verës, të takohet me komisionin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, për të cilët thotë se janë të pakënaqur me shumicën e qëndrimeve të Borrell. Ai po ashtu ka konfirmuar se po kërkon nga politikbërësit në Gjermani të marrin një rol më aktiv, në zhvillimet nëpër të cilat po kalon Republika e Kosoves.

“Këto masa kundër Kosove janë të njëanshme, dhe natyrisht nuk jam me të gjitha i pajtimit se çka Qeveria e Kosovës ka bërë muajt e fundit, janë edhe disa gabime që i ka bërë, mirëpo nëse shohim në anën tjetër me çka dhe si po e kalon situatën Vuçiçi, kam përshtypjen që këto  masa nuk janë reciproke, nuk  janë fer dhe nuk bën që t’i vihen Kosovës”, tha ai.

Bütikofer thotë se Qeveria e Kosovës duhet të dialogojë dhe se nuk duhet të fokusohemi në renditje të numrit të sanksioneve që po përballet njëri ose tjetri vend, dhe se në Bruksel e SHBA ende ka zëra që mendojnë se është herët të hiqen masat. “BE dhe SHBA duhet që të koncentrohen që të bëjnë një agjendë dinamike, që zgjidhja të jetë përfundimtare, pra duhet të fokusohen  në zgjidhje  e jo vetëm të ankohen për njërën apo tjetrën palë”, tha ai për RTK.

“Borrell duhet të vijë në Parlamentin Evropian në Komisionin për Politike të Jashtme dhe të dëgjoj zërin tonë, dhe ne ta vegjojmë atë, dhe të diskutojmë për qëndrimet e Borrell, me shumicën prej të cilave ne nuk pajtohemi, dhe mendoj se edhe pse ne si parlament formalisht nuk kemi të drejtë vendimmarrje  në politiken e jashtme të BE-së, por do të ishte mirë që Borrell të vijë në komision dhe të bisedojmë”, tha Bütikofer.

Ai, po ashtu ka konfirmuar se po kërkon nga politikbërësit në Gjermani të marrin një rol më aktiv, në zhvillimet nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës. “Gjermania është anëtare e BE-së dhe ka një përgjegjësi tjetër që ka marrë mbi vete, kam biseduar në Berlin me njerëz të ndryshëm të politikës dhe jam munduar që të kuptojnë si për fillim që duhet të ketë një zhvillim të ri dhe pres që Gjermania në këtë situatë të luajë rol më të rëndësishëm”, tha Bütikofer./ RTK

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?