Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Europa digjet nga i nxehti ekstrem, 46°C në Spanjë, alarm për shëndetin në shumë shtete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Europa digjet nga i nxehti ekstrem, 46°C në Spanjë, alarm për shëndetin në shumë shtete
BoteLajmi i fundit

Europa digjet nga i nxehti ekstrem, 46°C në Spanjë, alarm për shëndetin në shumë shtete

Published: June 30, 2025
Shpërndaje

Një valë e fuqishme e të nxehtit ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, duke shkaktuar temperatura përvëluese dhe alarm shëndetësor në shumë shtete.

Spanja është mes vendeve më të prekura, ku të shtunën në qytetin El Granado u regjistrua temperatura rekord prej 46°C, më e larta ndonjëherë për muajin qershor, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik.

Në qytete si Sevilja dhe zonat përreth, termometri është rritur në 40°C, ndërsa muajit qershor i janë dhënë të gjitha gjasat për të hyrë në histori si më i nxehti ndonjëherë në Spanjë.

Ndërkohë, alarm i kuq për temperaturat ekstreme është shpallur në disa zona të Portugalisë, Italisë dhe Kroacisë, ndërsa paralajmërimet portokalli janë aktivizuar në pjesë të Francës, Austrisë, Belgjikës, Hungarisë, Sllovenisë, Bosnjës e Hercegovinës, Serbisë e Zvicrës.

- Publicitet -

Në Barcelonë, një grua humbi jetën pasi përfundoi turnin si pastruese rruge në të nxehtin përvëlues të së shtunës. Autoritetet kanë nisur hetimet për rastin.

Italia ka raportuar rritje të ndjeshme të rasteve me goditje nga i nxehti, sidomos tek të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike dhe personat në situatë rruge. Spitale si “Ospedale dei Colli” në Napoli kanë krijuar rrugë të posaçme trajtimi për të përballuar rastet emergjente.

Në Bologna janë hapur shtatë qendra klimaterike me ajër të kondicionuar dhe ujë të pijshëm, ndërsa në Romë, të moshuarve mbi 70 vjeç u ofrohet hyrje falas në pishinat publike.

Në Lisbonë, farmacistët raportojnë raste me djegie dhe goditje nga i nxehti, pavarësisht paralajmërimeve për të qëndruar në hije gjatë orëve më të nxehta.

Valët e të nxehtit kanë përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Serbia regjistroi temperaturën më të lartë ndonjëherë që nga fillimi i matjeve në shekullin XIX. Në Slloveni, të shtunën u shënua temperatura më e lartë e qershorit në histori, ndërsa Maqedonia e Veriut u përball me 42°C të premten.

Parashikimet tregojnë se temperaturat do të vazhdojnë të rriten në ditët në vijim, sidomos në Francë, Gjermani, Itali dhe Britani. Në Londër, të hënën mund të shënohen deri në 35°C, ndërsa paralajmërimet e verdha dhe portokalli për të nxehtin janë shpallur për fundjavën.

Ekspertët theksojnë se megjithëse është e vështirë të lidhet çdo ngjarje ekstreme drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive për shkak të ndryshimeve klimatike.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    June 30, 2025 at 8:26 am

    Hic kot,nje mut,genjejne.Ketu ku banoj une eshte nje fresk paradizi,,Perballe fryn Dajti,,Baba Tomorri leshon nje Thellime te ftohte naten ,si kondicioner.S`keni pare zhegun e 1963,kur ziente asfalti.Fllukcat e ziftit zienin si kazan bitumi.Po Saharane e vitit 1971,qe na zuri duke montuar shtyllat e TL ne nen/St.e Dumrese,.Ato digjnin si hekur i skuqur.Xha Petriti lajmeroi ate dite 43 grade,,U djegshi e u pervelofshi o synoptikane!

    Reply
  • MAPO says:
    June 30, 2025 at 8:35 am

    Media serioze duhet te tregohet me e matur me Alermet e kota per temperatura afrikane ne vere dhe per ngrica siberiane ne Dimer.Te mbajne veten nga sensacionet.Nuk e kuptoj kujt i sherbejne me keto genjeshtra!!!!!!!!!!!

    Reply
  • Phoenix says:
    June 30, 2025 at 9:10 am

    I sherbejne axhendes se maskarenjve qe ju mbushin xhepin. Duhet te percojne e faktorizojne mashtrimin e ngrohjes Globale, si dhe demonizuar faktorin njeri si shkaktarin kryesor. Pordhe me xhufke, ashtu si mashtrimi i Kovidit. Eshte thjesht nje manipulim psikologjik i njerezve. Kufizimet dhe diktaturen Globale, duan qe ta mbeshtesin mbi mashtrimin se njeriu po shkaterron Planetin. Ka plot idiote te dobishem ne Bote qe vertet ju besojne ketyre lakrave.

    Reply
  • Chris says:
    June 30, 2025 at 12:57 pm

    Edhe BBC genjen kur shkruan, citoj :
    “ El Granado in Andalucía saw a temperature of 46C on Saturday, while 46.6C was recorded in the town of Mora in central Portugal on Sunday.
    Many countries have emergency medical services on standby and are warning people to stay inside as much as possible.” ??
    Vertet???

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 22 qershor 2026
  • Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  • Horoskopi 22 Qershor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • E hëna nis me reshje të lehta shiu në disa zona, moti i kthjellët mbizotëron territorin
  • Incident natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?

Komentet e Fundit

  1. RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. Rilindasi i Vlores on Incident natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  3. Berlin on Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  4. [email protected] on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  5. prehistoriku on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?