Në Shqipëri gjenden më shumë makina të vjetra sesa në çdo vend tjetër të Europës, sipas statistikave të publikuara nga Eurostat.
Ndërsa Europa po shkon gjithnjë drejt stimulimit të automjeteve që nuk ndotin mjedisin, në rrugët tona shikon makina të vjetra, që nxjerrin tym të zi dhe shpesh mund të bëhen shkak për aksidente.
Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2022, në Shqipëri 41% e automjeteve të pasagjerëve janë mbi 20-vjeçare, më e larta në Europë.
Në Kosovë, 22.6% e automjeteve të pasagjerëve kanë vit prodhimi prej 20 vitesh ose më shumë, në Mal të Zi 25.6%. Pas Shqipërisë, makinat më të vjetra janë në Bosnjë Hercegovinë, me 35%. Për krahasim, në Gjermani, shteti nga i cili imputohen shumë automjete, vetëm 8% e automjeteve janë kaq të vjetra.
51% e automjeteve të pasagjerëve në vend kanë një vit prodhimi më të lartë sesa 10 vjet. Në total 99% e automjeteve në vend kanë një moshë mbi 10 vjeçare, sërish më e larta në Europë.
Shteti i dytë me më shumë automjete që kanë të paktën një dekadë që qarkullojnë është Maqedonia e Veriut, me 88%, ndërsa më të rejat në rajon janë makinat në Kosovë, me 75%. (të dhënat për Serbinë mungojnë). Në Itali, kjo peshë është 59%, ndërsa në Gjermani 40.5%.
Në kontrast, Shqipëria ka peshën më të ulët të automjeteve të reja, me më pak se dy vjet prodhimi, me vetëm 0.78% të totalit, nga 2.63% që është kjo peshë në Kosovë dhe 15.4% në Gjermani.
1.67% e automjeteve në vend kanë një moshë nga 2-5 vjet dhe 5.53% nga 5-10 vjet.
Sipas Eurostat, përqindjet e automjeteve më të reja të pasagjerëve (më pak se 2 vjeç) ishin më të larta në Luksemburg (18,4 %), Gjermani (15,4 %), Suedi (14,5 %), Belgjikë dhe Irlandë (të dyja 13,1 %) dhe Austri (13,0 %). ). Në të kundërt, disa Shtete Anëtare raportuan një pjesë të madhe të makinave ‘të vjetra’ të pasagjerëve (20 vjeç e lart) në 2022. Shtetet Anëtare me përqindjet më të larta ishin Estonia (34,1 %), Rumania (31,0 %), Finlanda (30,4 %), Polonia (29,3 %), Portugalia (26,4 %) dhe Malta (25,6 %).
Sipas Eurostat, vitet e fundit, disa vende kanë ofruar programe që mbështesin blerjen e makinave të reja me emetime të ulëta, ndërkohë që heqin dorë nga makinat e vjetra.
Synimi i përgjithshëm i këtyre programeve ka qenë rinovimi i flotës së makinave të pasagjerëve me makina me emetim më të ulët, duke stimuluar njëkohësisht ekonominë. Këto programe kanë pasur një ndikim të caktuar në përbërjen e moshës së makinave të pasagjerëve në vende të veçanta.
Shqipëria, përveçse ka peshën më të lartë të makinave të vjetra, ka dhe dominim të atyre me naftë, që janë ndotësit më të mëdhenj. Po sipas Eurostat, Shqipëria dhe Kosova kanë peshën më të lartë të automjeteve që punojnë me naftë në Europë, me rreth 74% të totalit Shqipëria dhe rreth 82% Kosova për vitin 2022.
Ajri i ndotur, Shqipëria dhe Kosova kanë më shumë makina me naftë se në gjithë Europën
Nga rreth 639 mijë automjete që kishte gjithsej në vend në 2022, rreth 471 mijë janë me naftë. Me benzinë ranë rreth 17% e automjeteve (108 mijë) dhe me energji alternative 59 mijë, ose 9.3%. Makina elektrike në vitin 2022 në vend kishte më pak se 1300, sipas të dhënave të Eurostat.
Vendet e tjera të Europës Perëndimore kanë peshë shumë më të lartë të makinave me benzinë dhe po rrisin dhe përdorimin e energjisë alternative. P.sh. Holanda ka më pak se 10% të makinave me naftë, ndërsa Turqia mban rekordin për automjetet me energji alternative, me rreth 30% të totalit.
Në raport me popullsinë, Shqipëria është ndër vendet me më pak automjete në Europë. Sipas Eurstat, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, që na vendosin në vendin e tretë më normën më të ulët për këtë tregues, duke lënë pas vetëm Kosovën (182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë (169).

Monitor
j.l./ dita

nuk e di si i kane nxjerre keto shifra, por mjaftojne 10 min ne rruget e tiranes per te kuptuar te kunderten. nje ne pese makina e ke elektrike, pra praktikisht te re, askund ne europe nuk i ke ne keto nivele.
KATUNDARI ZDRYP N`QYTET,Ama veturen e blen.Nuk ka shpi,ama xhinse me veture,per te shit pordhe,,i ka.
Ne Shqiperi nuk ka varferi!. Ai qe nuk pranon te blej veture te prodhuar para vitit 2004 dhe e kosideron ate te vjeter!. Sa 0/0 te popullates kan kete mendim?. Sa o/o e popullates nuk asht ne gjendje te financoj per makine se e ka te domozdoshme qe te arrij ne kohe ne vendin e punes. Une kam 33- vjet ne kurbet dhe gjithnje kame blere makina te perdorura se nuk kisha mundesi financiare per te
re!. Si mundet te trajtohet kjo teme ne keye kohe!.
Kam dy makina, nje diezel dhe thera benzine. Njera 13 vjet e vjeter, tjetra 21. Dhe rroj jashte. Po i mbajtet mire nuk nxjerrin tym te zi 😄. Nje popull me mend ne koke nuk harxhon para kot per gjera qejfi. Shpenzoni per gjerat thelbesore. Arsimoni femijet! Shikoni shendetin dhe boten. Mbani rezerve per te papriturat e jetes. Kur tu teprojne parate blini makina te reja.
Shiko eu sa njerëz vdesin çdo ditë nga ndotjet e fabrikave, ushqimit ujit dhe ajrit të papastër, mbi 5 milionë në vit, dhe sa e sa të tjerë të sëmurë rënde nga këto fambrika vdekjeprurse që askush nuk flet këtu. Eu ka mbaruar
Po abuzohet shume me temen e ndotjeve, kur lexon debile dhe dallkauke si Shkodran-Belgjika thua O BO BO po vjen QAMETI dhe fundi i Botes kur situata reale eshte tjeter ne fund te fundit keta debile qe flasin llogje budalli ne keteforum pse nuk kthehet ne Shkoder por mburret me Belgjiken ne nick-un e tij? Sepse sa po te hapesh internetin do te shikosh se Brukseli eshte nje nga qytetet me te pastra te Botes dhe linkun e klasifikimit te ndotjes se ajrit ne Bote sipas indexit amerikan AQI US e keni ketu me poshte
https://www.iqair.cn/cn-en/world-air-quality-ranking
CFARE TREGON INDEXI AQI? (AIR QUALITY INDEX)
Ky eshte nje koeficient qe merr parasysh te gjithe parametrat kryesore te ndotjes se ajrit duke filuar nga grimcat e imta PM 2,5 dhe PM 10 e deri gazet e demshme CO, CO2, NO2, SO2 plus helmet qe vijne nga djegja e pakontrolluar e plasmaseve dhe gomave te makinave. Indexi amerikan AQI US eshte normal deri ne shifren 50 dhe i pranueshem nga 51 deri ne 100, mbi 101 quhet i pashendetshem,
KU NDODHET TIRANA NE KETE LISTE?
Mendoji që është jo i sakt artikulli.Jetji në vendet nordike me profesion mekanik.
Vlora eshte fare i pasakte artikulli, ja vleresimet qe jep organizata qe monitoron cilesine e ajrit ne Bote:
https://www.iqair.cn/cn-en/world-air-quality-ranking
Problemi i shqyptareve nuk eshte ndotja e ambientit, Tirana eshte me mire se Italia e Veriut, Milano, Verona, Firence etj sipas indexit AQI US, por korrupsioni makaber i Edi Rames qe po ndot dhe asgjeson Shqypnine me shume se cdo gje tjeter