Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EUROSTAT: Shqipëria rekord në Europë për turizmin në 2023, pati rritjen më të lartë të…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > EUROSTAT: Shqipëria rekord në Europë për turizmin në 2023, pati rritjen më të lartë të…
EkonomiLajmi i fundit

EUROSTAT: Shqipëria rekord në Europë për turizmin në 2023, pati rritjen më të lartë të…

Published: March 13, 2024
Shpërndaje

Shqipëria ka shënuar një lulëzim të vërtetë turistik në vitin 2023, si për turizmin e brendshëm ashtu dhe atë të të huajve.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat për net-qëndrimet në akomodimet turistike për gjithë Europën tregojnë se netët e kaluara në hotele e struktura të ngjashme në 2023 u rritën në Shqipëri me 56.8% në krahasim me vitin 2022, ndërsa ishin 84.7% më të larta se në 2019-n, përpara se të fillonin kufizimet e pandemisë.

Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian por dhe me shtetet e tjera të Europës rritja është shumë e lartë. Bashkimi Europian pa një zgjerim prej 6.1% të net-qëndrimeve në 2023 në raport me 2022-n, ndërsa në krahasim me 2019-n me 1.4%.

- Publicitet -

Shteti i dytë më rritjen më të lartë të net-qëndrimeve pas Shqipërisë është Malta me 20.5% dhe Qipro me 20%, në krahasim me 2022-n. Të dhënat për Malin e Zi nuk janë të disponueshme.

Rritje të lartë u shënua si për turistët e brendshëm ashtu dhe ato ndërkombëtarë. Në 2023, net-qëndrimet e vizitorëve ndërkombëtare në Shqipëri u rritën me 81.7%, nga -0.3% që ishte ndryshimi për Bashkimin Europian. Shteti i dytë me ecurinë më të mirë të net-qëndrimeve të vizitorëve ndërkombëtare ishte Serbia me 39.3%.

Net-qëndrimet nga vizitorët vendas në Shqipëri u rritën me 90.3%, nga 2.8% mesatarja e Bashkimit Europian, ndërsa vendin e parë e zuri Islanda, me 109.3%.

Europa, turizmi gjallërohet ngadalë

Sipas Eurostat, në vitin 2023, numri i netëve të kaluara në strukturat akomoduese turistike në Bashkimin Europian arriti në 2.9 miliardë, një rritje me 6.1% krahasuar me vitin 2022 dhe një rritje prej 1.4% krahasuar me periudhën e para pandemisë në 2019.

Në vitin 2023, 24 nga 25 vende të BE-së me të dhëna të disponueshme tejkaluan nivelet e vitit 2022 për sa i përket netëve të kaluara. Rritje më të lartë u regjistruan në Maltë dhe Qipro, ku të dyja vendet shënuan një rritje prej 20% në netët e kaluara krahasuar me vitin 2022, e ndjekur nga Sllovakia me një rritje prej 16%. Një rënie e vogël në numrin e netëve është regjistruar në Luksemburg (-1%).

Sllovakia dhe Çekia shënuan rritjen më të lartë për sa i përket netëve të kaluara nga vizitorët ndërkombëtarë, me të dyja vendet që përjetuan një rritje prej 29% në 2023 krahasuar me 2022. Pas tyre vijnë Holanda dhe Rumania, secila me një rritje prej 23%. Në ana e kundërt, Luksemburgu pa një numër të qëndrueshëm netësh të kaluara nga vizitorët ndërkombëtarë (0%), ndërsa Kroacia regjistroi një rritje modeste prej 2%.

Për sa i përket vizitorëve vendas, Greqia shënoi rritjen më të lartë në numrin e netëve të kaluara, me një rritje prej 13% në 2023 krahasuar me 2022, e ndjekur nga Sllovakia (+11%) dhe Bullgaria (+9%). Rënia më e madhe në netët e kaluara nga vizitorët vendas u vu re në Slloveni (-17%), Hungari (-5%) dhe Luksemburg (-4%).

Tejkalimi i niveleve para pandemisë në 2023

Deri në maj 2022, numri i netëve të kaluara në akomodime turistike iu afrua niveleve para pandemisë. Në vitin 2023, vetëm marsi (-4%), qershori (-2%), korriku (-1%) dhe nëntori (-1%) dëshmuan një rënie në numra krahasuar me vitin 2019. Pavarësisht këtyre luhatjeve, tendenca e përgjithshme për vitin 2023 tregoi një rritje në numrin total të netëve të kaluara, duke arritur një numër rekord netësh dhe duke iu afruar shifrës 3 miliardë netë në vit.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • detto tra noi says:
    March 13, 2024 at 4:17 pm

    Shqiperia mba ne EUROPE edhe rekordin e shpopullimit te vendit nga shqiptaret e kerkesave te tyre per AZil andej, nderkohe qe popullohet nga turistet ketej d.m.th.

    Reply
  • mali says:
    March 13, 2024 at 5:28 pm

    Une si pensionist nuk mora vesh fitimin.
    Vetem nipi me dha ca euro dhe me thane qe te ble bebelina per pleqte se nuk na mbahet shurra.
    Ky ishte turisti per mua.Sidoqofte e falenderova.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?