Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Evi Kokalari: Mediu ishte në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, për të kërkuar ndihmë që mos të dënohet me burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Evi Kokalari: Mediu ishte në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, për të kërkuar ndihmë që mos të dënohet me burg
KronikeLajmi i fundit

Evi Kokalari: Mediu ishte në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, për të kërkuar ndihmë që mos të dënohet me burg

Published: September 13, 2025
Shpërndaje

Nga Evi Kokalari

Nuk jam e sigurt pse po marrë mundimin sot të shkruaj për këtë temë, sepse Charlie Kirk e kam njohur nga afër që në 2018 kur jam angazhuar fillimisht me fushatën e Trump, kështu që sot si shumë miq të tjerë, jam akoma në gjëndje shoku, por dje, mes gjithë kaosit dhe dhimbjes, më vinin mesazhe nga miq që punojnë në Departamentin e Drejtësise (DOJ), që më tregonin në kohë reale për vizitën e Fatmir Mediut në DOJ këtu në Washington DC.

Ndërkohë kisha lexuar lajmin që Mediu dy ditë më parë duhej të paraqitej në GJKKO në Tiranë, dhe sërisht nuk është paraqitur.

- Publicitet -

Në radhë të parë, uroj që ky postim ti shkoj gjykatësit të çështjes në GJKKO, dhe mungesat e Mediut dhe avokatëve të tij mos merren parasysh, por GJKKO të marrë vendim në mos-prani të tij, sepse:

Fatmir Mediu po i kërkon Departamentit të Drejtësisë, që ta ndihmojnë kundër akuzave të GJKKO për Gërdecin.

Pafytyrësia e Fatmir Mediut arrin aq sa gënjen autoritetet amerikane që George Soros është mbas tij dhe grupit të tij, ndërkohë që ju shpjegova personave në fjalë që George Soros se ka idenë fare kush është Mediu, dhe rrezik nuk mban mënd as kush është Sali Berisha dhe kjo është një gënjeshtër masive dhe e turpshme, që në fakt duhet përkthyer në tallje ndaj Republikanëve tanë.

Pra dje, ndërkohë që Fatmir Mediu futi këmbët në atë Departament, unë merrja mesazhe telefonike për detajet dhe qëllimin e vizitës.

Unë nuk di si t’ja u bëj të qartë dhe Sali Berishas dhe Fatmir Mediut që 95% e miqve të mi janë në Washington DC, të gjithë duke punuar në Departamentin e Shtetit, të Drejtësisë, të Thesarit, Energjisë, Mbrojtjes, etj dhe mbi të gjitha Shtëpinë e Bardhë.

Kur dikush nga Shqipëria, për më tepër politikanë shqiptarë janë në dyert e tyre, vetvetiu mendojnë të më kontaktojnë nëse kanë ndonjë pyetje, pra as duhet të bëj unë vet gjë ti rri kësaj çështjeje nga prapa.

Vetëm në DOJ, kam mbi 10 miq në pozicione të larta, dhe dikush mund të më kontaktoj, për më tepër që shumica e tyre e dinë mirë se sa me zemër i jam dhënë shpëtimit të Shqipërisë nga korrupsioni dhe ajo kupolë që është akoma komuniste në thelb dhe e ka marrë peng të gjithë vëndin.

Por më duhet të shtoj se dhe mund të mos fusja hundët në ato që Fatmir Mediu apo Sali Berisha po bëjnë në SHBA për të shpëtuar lëkurën dhe veten nga drejtësia, por problemi është që dhe Berisha dhe Mediu, bashkë me besnikët e tyre, mbajnë PENG të djathtën dhe opozitën.

Pyetja e parë që duhet ti bëhet Mediut në Amerikë, kur lyp mbrojtje, është se sa vota ka marrë në fushatën e fundit që është pjesë e Parlamentit Shqiptar.

Mediu e di shumë mirë që ka marrë ZERO  vota dhe pak rëndësi ka se cilin Senator Amerikan njeh. Kongresmenët & Senatorët shkojnë dhe vijnë, dhe Mediu mund të gënjej disa, por dyert këtu nuk do t’i hapen thjeshtë se njeh një Ken Paxton, ish asistentët e tij apo këdo tjetër.

Berisha vet do kishte shumë shanse më të mira për t’ju hequr non-grata po mos vriste meritokracinë në PD dhe tashti që vazhdon ta mbaj peng (dhe prapë s’do e ketë shumë të gjatë), unë do vazhdoj luftën kundër lobimit $6 millionsh që këta kanë paguar, kështu ato sanksione atij nuk i hiqen.

Nëse Berisha do ishte marrë vetëm me problemet e tija dhe të familjes dhe të kishte hapur krahun, dhe une do isha marrë vetëm me Ramën dhe jo të ndaloja procesin e heqjes së sanksioneve ndaj tij, por nëse Berisha apo Mediu mendojnë që do ju shesin Republikanëve këtu një narrativë fallco, siç e kam thënë dhe më parë, mua më kanë një hap mbrapa duke folur të vërtetën se kush janë këta njerëz, si po e mbajnë peng konservatorizmin në Shqipëri dhe si e kanë shkatërruar atë demokraci që fituam 34 vjet më parë.

Nëse Fatmir Mediu do detajet e bisedave që ka bërë dje në DOJ, të urdhëroj dhe të më telefonoj dhe ja jap unë detajet – ama nëse do që unë të ndaloj, atëherë duhet të jap dorëheqjen urgjent nga parlamenti sepse nuk është aty me dëshirë të popullit, por e ka marrë peng dhe atë karrige në atë institucion.

Pa parlamentin, Fatmir Mediu është një hiç politikisht, përveç se ngelet kryetar i nje parte ku anëtarë janë ai vet dhe ndoshta i biri.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Xha jaho says:
    September 13, 2025 at 2:21 pm

    Sa vota ka marre ky per te qene pjese e parlamentit. Parlamenti institucion qe perfaqson deshiren/vullnetin e popullit, sa vota morì ky person. Dhe ne paguajme….akoma…

    Reply
  • Yp Xhixhi says:
    September 13, 2025 at 2:49 pm

    Kesaj Evi Kokalarja (qe i thonin Kokpalarja kur rrinte pas bythes Sales) i paska raportuar on-line Departamenti i Drejtesise ne Amerike me mesazhe telefonike sapo futi kembet Mediu atje !
    Qenka me atribute e pushtet ne Amerike po aq sa Presidenti Trump kjo Kokalarja jo shaka…

    Reply
  • Igor says:
    September 13, 2025 at 3:55 pm

    Po te ishte nji fshatare dote ishte burgosur menji here mbas nji dite por pse kan punuar se bashku me Berishen dhe shkelzenin pra nuk gjykohen se mbrohen nga Amerikanet pse edhe ata i mbushen xhepat ,pra kujt prej ketyre ju interesojne 26 viktimat askujt bile edhe gjyqtaret ne Shqiperi u pasuruan nga Gerdeci dhe sot thone pse po ik rinia dhe populli ,por edhe populli eshte injorante kur akoma i mbeshtesin keta kriminela.

    Reply
  • Sulo Palla says:
    September 13, 2025 at 11:27 pm

    Pasiviteti i Gjykates krijon keto probleme,denojeni dhe merr fund ky idiot i mjere qe vetem me lepirje sumash ka 30 vjet qe vjedh parate publike ,miliona euro.

    Reply
  • fjala says:
    September 13, 2025 at 11:52 pm

    Nuk eshte pasivitet i gjykates o Sulo Palla ! Degjo çfare thote Adrian Visha, avokati: antaret e keshillit larte te drejtesise marrin nga 100 deri 150 mije euro per nje emerim prokurori e gjykatesi sipas vendit punes qe kerkojne dhe japin vendimet e gjykates me porosi. E kupton çfare ndodh ne Shqiperi? Katastrofe; vetem vetgjyqesia ben pune atje se nga KLP e KLGJ e deri tek prokuroret dhe gjykatesit u krimben me euro. Pse nuk ndihet KLGJ e KLP kur shane Berisha e Meta e një fjale te thote Rama ulurijne: “respektoni pavaresine e gjyqesorit” thone kriminelet e KLP. Harram e paç Edi Rama tani qe filloji parlamenti pune. ! Flaka me maje ti dale me gjithe Ulusiun e Fatmirin, me gjithe parlamentin qe ben ligje e Saliun me kompani. Ata jane ti pjekesh ne hell e tu presesh mishin me gershere. Ne flasim e shkruajme per krimet, ata kthejne bythen e pjerdhin. Atehere?!

    Reply
  • Dursakja says:
    September 14, 2025 at 5:40 am

    Atë i i kanë bërë këtij vendi Sali Berisha dhe Fatmir Mafjozi, do të ndihen në dekada sepse jo vetëm e grabitën dhe e vranë fizikisht këtë popull, por ngritën një ngrehinë piramidale nga qendra në bazë me spiuna, delenxhilerë, hajna dhe mafiozë, vrasës, mbeturinat e kombit, llumi llumit të tij dhe i vendosën në admistratën shtetërore nga institucione qendrore dhe vendore si dhe në sistemin e drejtësisë dhe ja sot jemi në udhëkryq të historisë.
    Në cilin vend te Europës lindore ndodhi kështu?
    Sa udhëheqës janë ndërruar në këto vende?
    Ku shkoi Les VaLesa, sa kohë qëndroi në drejtim, kush e mori në Çeki pushtetin, kush ishte Havel?
    Çfare bënë ata për vendin e tyre, si drejtohet sot Çekia?
    Në Shqipëri ka ndodhur vrasje, humbje jetësh të njerëzve sikur prej 30 vitesh jemi në luftë civile dhe pa institucione shtetërore.
    Pse hyri kështu “Demokracia” dhe kush fitoi nga kjo rrumpallë shtetërore?
    Cilët ligje “demokratike” zbatuam dhe cilët ligje miratuam për pronën që është e shenjtë në çdo kushtetutë të një vendi demokratik?
    Si funksionoi sistemi i “drejtësisë” në këto vite?
    Deri kur kështu?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?