Nga Vladimir Karaj
Përtej qëndresës së përditshme në tre muajt e fundit, sfida e vërtetë sipas protestuesve mbetet shndërrimi në një lëvizje që bashkon grupet e ndryshme dhe ofron një vizion ndryshe për Shqipërinë.
Është ora 23:00 e mbrëmjes së hënë, por qindra njerëz u mblodhën sërish përpara Kryeministrisë pas katër orëve protestë në ditën e 100-të jubilare të “Revolucionit të Flamingove” në Tiranë. Në protestën më të gjatë të tranzicionit shqiptar, mijëra qytetarë kërkojnë prej 3 muajsh dorëheqjen e qeverisë, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshime thelbësore në mënyrën se si po drejtohet vendi.
Disa gogësijnë të lodhur e gati për gjumë, ndërsa të tjerë, më energjikë, vazhdojnë të këndojnë. Një grup i tretë është angazhuar në biseda negociuese, në një përpjekje për të shuar fërkimet dhe konfliktet mes rrymave me bindje dhe ideologji të ndryshme.
“Këtu janë të gjithë: ka komunistë, ka ambientalistë, ka nacionalistë, ka ekstremistë të djathtë, por duhet të qëndrojmë bashkë derisa ta rrëzojmë atë,” thotë me zë të lartë një i ri.
I njëjti debat bëhet edhe diku më poshtë në bulevard, ndërsa ka përfshirë prej kohësh edhe rrjetet sociale ku protestuesit mblidhen dhe organizohen.
“Pavarësisht provokimeve, tensioneve, sulmeve fizike, protesta mbetet e hareshme,” thotë duke qeshur Bora Mema, anëtare e Lëvizjes Bashkë, një prej atyre që mbajnë në qafë një medalje simbolike për pjesëmarrje të pandalshme në protestë prej mbi 3 muajsh.
“Revolucioni i Flamingove’ nisi në fund të majit si një revoltë spontane ndaj planeve të qeverisë për të ndërtuar një resort luksoz në zonën e mbrojtur pranë Zvërnecit – i lidhur me familjarët e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump – por u shndërrua shpejt në një protestë maratonë anti-qeveritare.
Por pëtej rezistencës së gjatë, pikëpyetje ngrihen mbi mundësinë e shndërrimit të saj në një lëvizje përballë një qeverie që, përtej retorikës, duket se ka bërë një vesh shurdh.
Shkrimtari Fatos Lubonja, i cili mban në dorë një flamingo prej shkume deti të mbështjellë me kufiya—shallin simbol të Palestinës—është i shqetësuar pikërisht për këtë. Ai thekson se përpjekja për të ndryshuar mënyrën se si qeveriset vendi mund të zgjasë me vite dhe se protesta e përditshme duhet shndërruar në një lëvizje.
“Ky është regjim, nuk është demokraci dhe në këto kushte, protesta ka filluar të ketë vështirësitë e veta,” tha Lubonja për BIRN.
“Përballja me një regjim nënkupton ndërtimin një lëvizjeje, e cila ndërton institucione dhe mendon për një kohë të gjatë, apo jo?” shton ai.
Ndjesia e përkatësisë

Të hënën protesta filloi si zakonisht në sheshin “Skënderbej”, ku një grusht njerëzish, të rinj e të moshuar me banderola dhe megafonë, u mblodhën aty për disa minuta. Nisja drejt Kryeministrisë nuk është aq impresionuese sa marshimet e ditëve të para të qershorit, por njerëzit vazhdojnë të bashkohen përpara Kryeministrisë.
Kur aktivistët thërrasin për të rrethuar kryeministrinë me një zinxhir njerëzor, është e qartë që në shesh ka më shumë se 2 mijë persona, aq sa duhet për të formuar më shumë se 500 metra perimetër të ngjeshur, ku protestuesit thërrasin në kor: “Rama, jepe dorëheqjen”.
Përpos rrethimit simbolik të kryeministrisë, një stende me vizatime fëmijësh për natyrën, fishekzjarrëve dhe daulleve, protesta e 100 nuk ndryshon shumë nga të tjerat e zhvilluara këtu ditë për ditë. Për orë të tëra grupe të ndryshme dhe qendra të ndryshme qëndrojnë në shesh me koret e veta, banderolat e veta thuajse pa u përzier me njëra-tjetrën.
Fonia, një podium i vogël që përdoret për fjalime rastësore dhe që ka qenë temë e debateve në rrjete sociale, mbledh një pjesë të mirë të protestuesve, por një shumicë që qëndron në shesh prej muajsh nuk duket se përzihet me të dhe as u kushton vëmendje fjalimeve.
Marshimi, një prej simboleve të protestës, është po ashtu i pandryshuar. Megjithatë, në përpjekje për të shuar tensionet dhe për të mbajtur të bashkuar protestuesit, në krye të tij vendosen vajza dhe gra që duket se vijnë nga grupime të ndryshme.
Të hënën, protestuesit vendosën simbolikisht ta drejtojnë marshimin drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku u thirr protesta e parë më 31 maj. Në rrugë njerëzit ndalojnë të filmojnë, të tjerë dalin të duartrokasin dhe një kamerier i një prej bareve të bllokut e lë punën dhe del të valëvisë një flamur për protestuesit. Shoferët, pavarësisht trafikut të krijuar, mbeten bashkëpunues: asnjë bori e tensionuar, asnjë zë nervoz.
Për shumë protesta është tashmë një normalitet në qytet. Por askush nuk duket se ka harruar se pse filloi.
Megi, një vajzë 26 vjeçare, është ndër të pakëtat punonjëse të administratës që vazhdon të protestojë që prej ditës së parë, kur u zemërua nga akti i tërheqjes së një protestuesi nga rojet e një kompanie private.
“Normalisht që me kalimin e ditëve, unë kuptova se kjo është diçka më e thellë, është diçka që prek identitetin, që nuk është vetëm për mjedisin, por është dhe për drejtësinë e mjedisit dhe në të njëjtën kohë prek çdo realitet tjetër shoqëror,” thotë ajo.
E reja tregon se edhe në zyrat e shtetit ku punon, protesta ka përkrahje dhe ironikisht edhe ata që janë kundër saj, janë në një krah duke bërë plane se si të largohen nga vendi. Ajo thotë se kurrë nuk e kishte pritur që të zgjaste kaq shumë.
“Nuk do e prisja që të zgjaste dy ditë, jo më të zgjaste 100 ditë po ja ku jemi pas 100 ditëve”, thotë ajo.
Për të dhe shumë të tjerë, protesta ka krijuar ndjesinë e të qenit pjesë e një lëvizjeje më të madhe – ndjesinë e përkatësisë.
“Unë kam kuptuar që vërtet kam njerëz me vete, domethënë nuk jam e vetme edhe kemi një rezistencë dhe një durim dhe një qëndrueshmëri të paimagjinueshme,” tha ajo.
Sfida për të ardhmen

Vijimi pa ndalim i protestës duke e bërë atë të paprecedentë është për shumë aktivistë një arritje e jashtëzakonshme. Megjithatë, ekziston një sfidë numrash dhe aktivistët janë të ndërgjegjshëm për këtë.
“Gjëja më e rëndësishme është që protesta vazhdon. Qoftë edhe taktikisht është e rëndësishme që të kesh çdo ditë në të njëjtën orë një grup në protestë,” thotë aktivistja Arilda Lleshi, e cila megjithatë pranon se numrat në gusht ranë dhe se tani do duhet të mendohet se si qytetarët të rikthehen në shesh.
Lleshi thotë se rigjallërimi i protestës do të sfumonte edhe protagonizmin e grupimeve ekstremiste – “Nazi Wannabe” i quan ajo.
Për shumë aktivistë të tjerë, sfida tani e tejkalon rekordin e ditëve dhe atë të pjesëmarrjes. Shkrimtari Fatos Lubonja thotë se është e domosdoshme që protesta të organizohet në një lëvizje, e cila duhet të mendojë se përpjekja për ndryshim mund të zgjasë edhe për disa vite.
Kritik për çfarë ka ndodhur, Lubonja thotë se nuk sheh të ketë një përpjekje serioze mes grupeve të ndryshme për të dialoguar dhe për të dalë me plane që rivalizojnë qeverinë dhe që paraqesin një alternativë më të mirë për vendin.
“Pra, të bëhej ky dialog midis grupeve. Dhe njëkohësisht një gjë shumë e rëndësishme, jo vetëm denoncimi, urrejtja, burg, burg, burg ndaj regjimit, të gjitha këto që janë pjesë e natyrës njerëzore, por edhe ndërtimi i një vizioni se si e duam Shqipërinë”, tha ai.
Për Lubonjën, protesta duhet tashmë të jetë në gjendje të prodhojë projekte alternative me ato të qeverisë, çka sipas tij çalon në këtë pikë.
Por përtej kësaj, Lubonja mbetet optimist.
“Edhe në këto kushte, unë shoh që përsëri ka një common sense të një shumice që ka ardhur këtu 100 ditë, që s’do t’i humbasë këto 100 ditë, që do të vazhdojë, dhe që kërkon dialogun dhe bashkëpunimin e të gjithëve që mundet të funksionojë,” përfundoi ai.

….. më “vjen,, keq për ata qypat idiotë që shkojnë pas erës se pordhës sepse të shiturit i marin frangat…..
Tani Rama dhe nëse do të bëjë ekip tjetër qeverisës nuk pranojnë vet njërëzit në PS që kanë merita, sepse kush është ai mëndjelehtë që nuk ka fituar nga pushteti dhe të njollosë vetveten në këtë situatë kur PS i doli boja. Tani vet PS është në një udhëkryq qeverisja jashtë funksionit, vendi në një kolaps të pariparueshëm,
vendi si në vitet ’90por njërëzit shumë më pak social dhe me shpresën e humbur. Më parë fajin diktatura, por tashmë në “demokraci” ku nuk funksionon shteti dhe ku nuk zhvillohet asnjë degë e ekonomisë së qëndrueshme,shqipëria në qafthyerje nëse nuk përfundon me sukses protesta.
Nëse duam shpëtim një elitë e konsolidueme nga diaspora dhe disa intelektualë vendas dinjitoz mund të bëhen prijës për në fitore, të vështirë por me ardhmëri.
Rama ndyresir
Ashtu si Saliu i kan mbetur pas vetem fshataret dhe adhurusit primitiv
Mos ju ftohet bytha. Me 2000 persona qe dalin pernat nuk iken Rama.
Po Rama nuk iku as kur ishin 500 mij aty
Me sa iken Rama sipas teje?
E para, kush ka qen njeher ne protest esht kunder Rames dhe Saliut
E dyta, nuk ka rendesi sa jan tani ne shesh sepse urrejtja per klasen politike me Ramen ne krye esht shtrir ne cdo shtepi shqiptare
Le te mos ket njeri ne shesh se njerzit lodhen nga veshi shurdh i hajdutit por kjo nuk do te thot qe ska revolt.
Revolta do ta rrezoj hajdutin palaco jo protesta
Tani Rama dhe nëse do të bëjë ekip tjetër qeverisës nuk pranojnë vet njërëzit në PS që kanë merita, sepse kush është ai mëndjelehtë që nuk ka fituar nga pushteti dhe të njollosë vetveten në këtë situatë kur PS i doli boja. Tani vet PS është në një udhëkryq, qeverisja jashtë funksionit, vendi në një kolaps të pariparueshëm,
vendi si në vitet ’90, por njërëzit shumë më pak social dhe me shpresën e humbur. Më parë fajin diktatura, por tashmë në “demokraci” ku nuk funksionon shteti dhe ku nuk zhvillohet asnjë degë e ekonomisë së qëndrueshme,shqipëria në qafthyerje nëse nuk përfundon me sukses protesta.
Nëse duam shpëtim një elitë e konsolidueme nga diaspora dhe disa intelektualë vendas dinjitoz mund të bëhen prijës për në fitore, të vështirë por me ardhmëri.
Ju lumte qendrestarve
Turp per te gjithe ne te tjeret qe rrim ne shtepi
Ne i rimë vërtet larg protestës, sejcili sipas mundësisë, por të paktën i japim kurajo dhe i përshëndesim këtu ke dita protestuesit.
Mendo se ka me qindra rroçka dhe ruspije, që bëjnë shëtitje anës bulevardit dhe as i afrohen protestuesve se u pëlqen më tepër të hapen bythsh e të zbulojnë shalët ulur në kafené.
VO:
-Kemi mbi 3 muaj që dëgjojmë ANONIMËT që i bjen fyellit me 1 vrimë:
RAMA NË BURG(SALIU NË BURG ËSHTË REKOMANDUAR NGA VETË AI),Ngjarje e paprecedent jo vetëm në Shqipëri: Bota si gjithmon po i mban syt nga Shqipëria që EKSPERIMENTON MARRZI.
-Ndaj,në këto 3 muaj PROTESTUESVE ZHURMUES nuk po u afrohet asnjë AMBSADOR I HUAJ,ku në 36 vite Shqipërinë e monitorojnë nd/kombëtarët pasi POLITIQËNËT TANË NUK DINË TË BËJNË SHTET.
-Kështu,K.Ministri E.Rama pasi u bëri thirrje për DIALOG dhe ata nuk pranuan,e ka hedhur shikimin e K.Ministrit deri 2030.!
-Duke parë se radhët e anonimve po veniten,Dje orkestruesi i Protestuesve Flamingo DEKLAROI “QEVERINË BERISHA 3 “! Dhe,kjo pasi Amerika e lejoi të vizitohet për kurrizin e shtrëmbër,të bëj disa foltote me militantët VERIOR(TROPOJAN),por jo me LATIFIN E 6 MIL.$.!
-Dhe,mua si ish Komunist i E.Hoxhës i punësuar për të mbajtur familjen,mu kujtua deklarara e ish diktatorit në LIBRIN E 100:
“.RREZIKU ANGLO-AMERIKAN PËR SHQIPËRINË “!
1-A mos po shpërthen L4B në l.Mesme,pasi L3B ka nisut në Ukrainë.?
2.Me lejimin e Saliut në Amerikë 3026,pas shpalljes non grata 2021 për korrupsion madhor familjar,minim të demokracisë,Injorim të drejtësisë,etj AMERIKA PO KËRKON TA RIKTHEJ NË PUSHTET DHËNDRIN E SËRBISË.?
3.Teoria ” Për inat të simevjerre do të flë me millonanë-A ka ngjashmëri me diversitetin midis 2 PARTIVE NË AMERIKË,KU PD E SHPALLI NON GRATA & PR PËR INAT TË SAJ PO I DEL NË KRAHË NON GRATËS,DUKE POSHTRUAR 80 % TË POPULLIT SHQIPËTAR.?
TË PRESIM.
EL NEWS ALBANIA
FLM DITA
FLM o budalla.
GJALLE QENKE KAPTERR MORTJA. NUK POSTOVE IDIOTESITE E PERDITSHME PER PERGJIMET E BEN AHMETAJT.
Ata qe dalin perdite ne shesh po e bejne Sakrificen.Une nga kompjuteri kam detyre ti falenderoj,por jo ti mallkoj,si ben Zace Islami,pse nuk e lejuan te flase ne mikrofon.
Kush kontrollon Shqipërinë? Paraja, pushteti dhe Informacioni.
“Kapitali privat priret të përqendrohet në pak duar.” Albert Ajnshtajni e shkroi këtë në vitin 1949. Po ta lexosh sot, në Shqipërinë e vitit 2026, duket sikur nuk po lexon një mendim të shekullit të kaluar, por një paralajmërim për kohën tonë. Pyetja nuk është më vetëm: Kush ka paratë? Por edhe: Kush ka pushtetin dhe kush kontrollon atë që ne shohim, dëgjojmë dhe besojmë? Kur paratë, pushteti dhe informacioni fillojnë të përqendrohen në të njëjtat duar, demokracia nuk ka nevojë të rrëzohet me tanke. Ajo mund të dobësohet gradualisht, përmes kontrollit të informacionit. Televizionet vazhdojnë të transmetojnë, portalet vazhdojnë të publikojnë, parlamenti vazhdon të mblidhet dhe zgjedhjet vazhdojnë të zhvillohen. Por qytetari mund të mbetet gjithnjë e më larg së vërtetës. Nuk është e nevojshme të ndalosh informacionin. Mjafton të kontrollosh çfarë bëhet lajm, sa herë përsëritet dhe çfarë lihet në heshtje. Në Shqipëri dëgjojmë çdo ditë për rrugë, aeroporte, resorte, kulla, PPP, koncesione dhe investime. Por krahas fjalorit të zhvillimit duhet të ekzistojnë edhe pyetjet e qytetarit: Kush përfiton? Kush e fitoi kontratën? Sa kushtoi? Sa do t’i kushtojë qytetarit? A pati konkurrencë reale? Kush janë përfituesit përfundimtarë? A ka konflikt interesi? Këto nuk janë pyetje kundër zhvillimit. Janë pyetje pro demokracisë. Paratë publike nuk janë para të qeverisë. Janë para të qytetarëve. Prandaj një qeveri demokratike nuk duhet t’i kërkojë qytetarit thjesht të besojë; duhet t’i japë mundësinë të kontrollojë. Rreziku shfaqet kur ekonomia, politika dhe media ndërthuren. Atëherë nuk kemi të bëjmë vetëm me kapitalizëm, por me mundësinë e krijimit të një oligarkie ekonomike, ku disa aktorë fitojnë ndikim mbi vendimmarrjen, informacionin dhe institucionet. Nuk është e nevojshme të jesh në zyrën e kryeministrit për të pasur pushtet. Ndonjëherë mjafton të kesh akses te politika, media, kontratat dhe njerëzit që marrin vendimet. Dhe media e kapur nuk ka nevojë domosdoshmërisht të gënjejë. Mjafton të vendosë çfarë të bëjë lajm dhe çfarë të mos bëjë. Nëse një protestë e madhe trajtohet si lajm periferik, ndërsa deklarata e një ministri bëhet kryetitull, publikut i është dhënë një mesazh. Nëse një çështje e rëndësishme ekonomike zhduket pas dy ditësh nga ekranet, ndërsa një konflikt banal politik zgjat një javë, edhe kjo është një formë ndikimi. Ndonjëherë heshtja është më e fuqishme se censura. Kjo bëhet veçanërisht e rrezikshme kur qytetari del në rrugë për të kërkuar llogari. Ai paguan taksa, financon shtetin dhe paguan faturën e projekteve publike. Por kur proteston, mund të zbulojë se zëri i tij nuk ka të njëjtën peshë si zëri i pushtetit. Pushtetari ka mikrofon, kamera, komunikatë dhe një aparat të tërë komunikimi. Qytetari ka zërin e vet. Prandaj protesta nuk duhet parë si problem që duhet heshtur apo delegjitimuar. Protesta është alarmi i demokracisë. Kur njerëzit dalin në shesh, shteti duhet të pyesë: Çfarë i ka nxjerrë? Çfarë kërkojnë? Ku kemi dështuar? Çfarë duhet të korrigjojmë? Problemi, pra, nuk është vetëm kush është në pushtet. Problemi i vërtetë është: A ka kufij pushteti? Sepse nëse ndryshon qeveria, por mbeten të njëjtat mekanizma të kapjes së medias, ekonomisë dhe institucioneve, atëherë pushteti thjesht ndryshon duar. Një demokraci e shëndetshme kërkon transparencë, institucione të pavarura, konkurrencë reale, media të lirë dhe qytetarë që mund të kërkojnë llogari. Ajo nuk matet me numrin e projekteve të inauguruara, konferencave për shtyp apo kamerave televizive. Matet me një pyetje shumë më të thjeshtë: A mundet një qytetar i zakonshëm t’i thotë “jo” pushtetit dhe të dëgjohet? Nëse përgjigjja është po, demokracia merr frymë. Nëse përgjigjja është jo, demokracia fillon të mbytet. Prandaj duhet ta rilexojmë Ajnshtajnin. Jo si një figurë të largët historike, por si një kujtesë për një të vërtetë të pakëndshme: nuk mjafton që qytetari të ketë të drejtën të flasë; duhet të ketë edhe mundësinë të dëgjohet. Sepse mund të kesh zgjedhje pa një demokraci të shëndetshme, televizione pa gazetari të lirë, portale pa pluralizëm, institucione pa pavarësi dhe protesta pa dëgjues. Dhe pyetja që Shqipëria duhet t’ia bëjë vetes sot është e thjeshtë, por thelbësore: Kush kontrollon paratë? Kush kontrollon pushtetin? Kush kontrollon informacionin? Dhe, mbi të gjitha, a ka ende qytetari fuqinë për t’i kontrolluar ata që e kontrollojnë atë?