Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: “6.8 milionë euro, me çanta nga Rinasi…” Si doli emri i Shkëlzenit nē hetimet për CEZ
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FAKSIMILE: “6.8 milionë euro, me çanta nga Rinasi…” Si doli emri i Shkëlzenit nē hetimet për CEZ
KronikeKryesoreLajmi i fundit

FAKSIMILE: “6.8 milionë euro, me çanta nga Rinasi…” Si doli emri i Shkëlzenit nē hetimet për CEZ

Published: April 20, 2024
Shpërndaje

Për herë të parë, emri i Shkëlzen Berishës, si i përfshirë në çështjen CEZ, u përmend nga ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara.

Z.Kara është në fakt njeriu që ngriti perden e prapaskenave të një prej aferave më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, që u ka shkaktuar shqiptarëve një dëm ekonomik prej 450 milionë eurosh, dhe që tani është rihapur duke shkaktuar trazimin e madh të dukshëm edhe të ish-presidentit Meta – shkruan në numrin e sotëm gazeta DITA.

Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për aferën CEZ, Romeo Kara, në nëntor të vitit 2016, tha për herë të parë se Shkëlzen Berisha mund të kishte lidhje me sekserin Nuel Kalaj, i cili ishte ndërmjetësi mes qeverisë Berisha dhe kompanisë çeke CEZ, për privatizimin abuziv të OSSH.

- Publicitet -

Nuel Kalaj, pas firmosjes së privatizimit, ka tërhequr me çanta, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, 6.8 milionë euro, duke i larguar më pas nga Shqipëria, pa paguar asnjë taksë dhe pa kryer një punë të dokumentuar.

“Ka pasur lidhje të forta me kryeministrin e atëhershëm. Ka takuar ministrin Genc Ruli. Ka edhe fotografi të tij me Genc Rulin. Thuhet se ka telefonuar mbi 100 herë ish-kryeministrin Berisha. Nuk është vetëm një e-mail, por janë disa e-maile që unë kamë gjetur, të cilat konfirmojmë që ky person merrte përsipër për të negociuar mes shtetit shqiptar dhe CEZ. Tarifa e suksesit për këtë marrëveshje ishte 3.6 milionë euro, e vendosur në mënyrë të çuditshme për t’u paguar nga ana e fituesit, që ishte CEZ. Thuhet në këtë letër që ky person, në vitin 2011, ka pasur në llogari të tij, 3.6 milionë euro. Thuhet se ka pasur lidhje edhe me të birin e kryeministrit, por nuk ka materiale të plota për këtë”, ka dëshmuar Romeo Kara.

Kjo dëshmi, – shkruan DITA, – është administruar nga komisioni hetimor si dhe është përfshirë në dosjen e dorëzuar në prokurori.

Prokuroria, në ditët e fundit të mandatit të Adriatik Llallës, tentoi ta mbyllte dosjen, por gjykata urdhëroi thellimin e hetimeve për këtë çështje.

Dokumenti

Ka një e-mail të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili i shkruante nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth takimit të planifikuar me Shkëlzenin dhe ish-kryeministrin Berisha.

Sipas e-mailit, Josef Hejsek ishte me Nuel Kalajn në sallën VIP të aeroportit të Rinasit, dhe kishte ardhur në Tiranë për të negociuar me Shkëlzen Berishën dhe Sali Berishën.

Nga përmbajtja e e-mailit del qartë se, Nuel Kalaj është negociator i marrëveshjes mes CEZ dhe qeverisë shqiptare.

Ndërkaq, komisioni hetimor për çështjen CEZ ka pretenduar se Shkëlzen Berisha ka udhëtuar jashtë vendit dhe pa u regjistruar në kufi.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, figurojnë të paktën 9 lëvizje të pa kontrolluara në kufi të Berishës gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011.

1. E-maili i plotë i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pelskac

Dërguar: E enjte, 28 Janar 2010, 22-40 PM

Nga: Josef Hejsek
Te: Tomas Pelskac
Subjekti: Shqipëri-Përgatitja e takimit me kryeministrin
Rëndësia: E lartë

Mirdita Tomas. Në anekse janë përgatitur dokumentet. Ne do të përmendim gjithashtu kërkesat tona ndaj qeverisë, sa është debia që duhet paguar tani, rregullimin e çmimit etj. Do të të pres ty me Nuelin në aeroport, në sallonin VIP. Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova në detaje se çfarë kërkojmë. Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit).

Çfarë duhet të presim nga kryeministri? Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90 % konkrete. Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë. (Mund t’ju konfirmoj që kam folur me disa anëtarë të komisionit që po merren me këtë marrëveshje). Rezultatet e tyre nuk janë akoma të mbaruara apo përfundimtare.

Ai më siguroi se përfundojnë shpejt dhe pas kësaj do ulemi sërish. Si përfundim, sapo detajet e negociatave do jenë gati, do të fitojmë MR në Tiranë (Martin Roman).

Gjithë të mirat.

Faksimile e emailit është botuar sot në gazetën DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • 3D says:
    April 20, 2024 at 10:55 am

    Mos është fshetësi publike dhe befasi kur flitet për familjen e Salih Berishës nga familje proletare u shëndërruan në familje Bossësh në botë të shpallur familje kriminale dhe të ndaluar kurse në Shqipëri vazhdon të respektimi dhe vlerësimi

    Reply
  • mos thoni se c'bej une, thoni si them une says:
    April 20, 2024 at 11:20 am

    Romeo Kara thote ne 2016 se Shkelzen Berisha mund te kishte lidhje me sekserin Nuel Kalaj…
    Me keto pandehma “mund te kishte, mund mos kishte” nuk shkohet atje ne salle te gjygjuit. Sa per ne faqet e gazetave po, mund te sherbeje per ti vene persiper super-Vjedhjeve te sotme qindra milioneshe Euro neper Koncesione e Tendera sa ne Qeveri sa ne Bashkine Tirane duke pretenduar se mbase arrijne ti mbulojne.

    Reply
  • mali says:
    April 20, 2024 at 11:34 am

    Shkelzen Berisha djale I zgjuar.I lumte !
    Ai e ka kuptuar kapitalizmin.

    Reply
  • uskania says:
    April 20, 2024 at 1:56 pm

    Kapitalizmi nuk nënkupton grabitjen e ekonomisë kombëtare, por biznes sipas ligjeve.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    April 20, 2024 at 9:01 pm

    Sjellja e Zenit eshte sjellja e nje bosi nderkombetar te Mafias boterore.Zeni di ta perdore parane,pushtetin dhe dhunen gojore e fizike si nje bos mafioz me pervoje.Hetoni grupin e njerezve,levizjen e parave dhe levizjet e tjera te Toto Rinas shqiptar Shkelzen Berisha.

    Reply
  • demo says:
    April 20, 2024 at 10:11 pm

    fillimi eshte i veshtire,,paksa komik.Sot Shkelzeni eshte djale i zgjuar,me aksione te mbuluara ne Megandertime me Zotin e Vendit Edi Ramen,por ne fillim ka ca shperthime.Djale i parritur merrte Makinen e Presidentit,qe e kishte baba dhe Transportonte Drogera te Forta ne portin E Pirateve te Vlores. Me pas kreu shperthimin e pare berthamot shqiptar me exploziv konvencional,,qe nuk i kishte vajtur ndermend as Hitlerit,se do kishte fituar betejen e Stalingradit dhe Luft.II boterore. Keshtu jane fillimet edhe te Monikes qe transportonte droge me karrocen e femiut te Ilir Metes,Olsi,qe u be transport Prodhimesh te Fabrikes xibrrakes,,por keta sot jane zoterinj me profesione te Nderuara,

    Reply
  • Lulzim says:
    April 21, 2024 at 9:12 am

    Plaseni ne burg djalin ” sy peshkaqeni ” te NON GRATA SBerisha , se bashku me djalin politik ” gjumashi ” Lulzim B

    Reply
  • Drejtesi me part-time says:
    April 21, 2024 at 9:27 am

    Ndue Kalaj paska foto me Genc RULIN e kjo mjafton si prove!
    Fort mire pra, me kete standard provash edhe Damian Gjiknuri ka foto e video me ate McGonigal ne Tropoje ku e dergoi ti jepte titullin “Mirenjohja Tropojes” (!)…i bie te jete bashkepunetor i atij ish-Shefit te FBI qe u denua per ryshfete nga oligarkia ruse.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 9, 2024 at 8:33 pm

    Bravo Lulzimi je fiks si unë,simpatizant i PD zyrtare✌✌✌✌✌✌✌✌✌✌✌✌✌✌✌✌✌✌✌✌

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • METAMORFOZA – Pëllumb Gjoka dënohet 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje. Ish-zyrtari i Policisë dënohet me 5 vjet

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?