Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë thonë arkivat gjermane për debatin tonë qesharak mbi 29 nëntorin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Çfarë thonë arkivat gjermane për debatin tonë qesharak mbi 29 nëntorin
AnalizaHistoriLajmi i fundit

Çfarë thonë arkivat gjermane për debatin tonë qesharak mbi 29 nëntorin

Published: November 29, 2025
Shpërndaje

Botuar në DITA

Mesnata e 28 nëntorit ishte lënë prapa, ndërsa partizanët e Brigadës XXII Sulmuese shkelnin mbi gjakun dhe trupat e ushtarëve që kishin mbetur të vrarë në luftimet për të marrë nyjën e cila të lejonte të futeshe në qytetin e madh të veriut.

Ndërsa forca të tjera partizane po shpejtonin drejt qytetit, trupat e fundit të Rajhut të Tretë, po fusnin në makina të plagosurit dhe po largoheshin me shpejtësi drejt Malit të Zi, ku pozicionet e tyre ishin disi më të sigurta.

- Publicitet -

Shkodra mbahej me këmbëngulje nga gjermanët, sepse siguronte tërheqjen e forcave të gruparmatës “E”. Ata kishin një prapa-rojë të fuqishme, që sipas guerilasve të Shkodrës, mund të përbëhej prej rreth 4.000 njerëzish.

Gruparmata “E”, në përbërje të së cilës ishin Korpusi XXII dhe Divizioni 297 kishte organizuar një tërheqje strategjike drejt Austrisë e më tej. E kishin të domosdoshme sepse ofensiva e Ushtrisë sovjetike nga fronti i Ukrainës, po shkonte drejt Beogradit dhe mund të mbyllte në darë forcat naziste që po tërhiqeshin nga Ballkani.

Mëngjesin e 29 nëntorit 1944 pas luftimeve gjatë natës qyteti ra në duart e partizanëve shqiptarë. Vendi ishte çliruar.

Nexhmi Menzelxhiu, një nga drejtuesit e Brigadës XXII-S ka treguar për DITA:

“Tërheqja e forcave të fundit naziste nga Shkodra ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 29 nëntor 1944. Gjashtë brigada partizane të Divizionit të II Sulmues ishin aty. Ne ishim organizuar fillimisht në luftimet me prita kundër kolonave të tyre në lëvizje në rrugën Kukës -Shkodër. Më pas, të ndihmuar nga vendasit, kemi kaluar lumin te Vau i Dejës, sepse gjermanët e kishin hedhur në erë urën.

Më 28 Nëntor ishim përfshirë në operacionin e gjerë për çlirimin e Shkodrës, bashkë me brigadën e VII, atë të XXIII e të VI. Një pjesë e batalionit të Brigadës XXII, me datë 28 nëntor qe përfshirë në sulmin për kapjen e urës se Kirit. Pasi qe luftuar tërë ditën të dyja palët mbetën në po ato pozicione edhe gjatë natës kur pati një pushim zjarri.

Por nga ora 01.00 e mesnatës u dëgjua një gjëmim i madh. Shokët më të vjetër na thanë, se me siguri nazistet kanë hedhur në erë urat e mëdha të Bunës dhe të Baçallëkut. Pas kësaj forcat tona lëvizën nga pozicionet dhe bashkë me batalionin e dytë hymë në Shkodër nëpërmjet itinerarit: Zalli i Kirit – lagja Sereq – Arra e Madhe në drejtim të qendrës së qytetit të shoqëruar nga guerilas shkodranë se mos binim mbi mina.

Forcat e tjera të Batalionit, në orën 02.00 të natës së datës 29, në rrugën Shkodër-Koplik te Kodrat e Dobracit goditën bishtin e praparojës në largim. U vranë 4 nga grupi ynë aty, u plagosën edhe disa shokë të tjerë që nuk i mbaj mend. 30 ushtarë gjermanë të shkëputur nga kolona u dorëzuan. Ishin të lodhur dhe të demoralizuar“.

Kjo është kronika e përmbledhur e natës mes 28 dhe 29 nëntorit 1944 në Shkodër, e mbështetur së fundmi edhe nga dokumentat e arkivës ushtarake gjermane.

Koloneli gjerman Wolfram D. Hoffman i ka dhuruar Ministrisë së Mbrojtjes, dokumentin e largimit të ushtrisë gjermane nga Shqipëria. Kjo datë është 29 nëntori, ku Korpusi i XXI alpin, nën drejtimin e gjeneralit të këmbësorisë, Ernst von Leyser ka lëshuar qytetin e Shkodrës.

Plani për largimin nga Ballkani e korpuseve gjermane është i treguar në “Ditarin e Luftës” së komandantit suprem “Juglindje”, në Agram, I a-KTB Nr.3, faqja 673 e 30 nëntorit 1944, mbi situatën në “Frontin e Adriatikut”.

Këto janë pjesë e njoftimeve të Vermahtit gjerman më 30 nëntor 1944, që janë cituar edhe nga Mehner Kurt në “Njoftimet Ditore” sekrete të drejtuesve gjermane në Luftën e Dytë Botërore 1939-‘45, volumi 11.01.09-31.12.1944, Osnabruck 1984.

Janë materiale shumë profesionale dhe përfshijnë të gjithë teatrin e luftimeve, që zhvilloheshin në ditët e fundit të nëntorit 1944 në Ballkan.

Kryesisht në dokumentin e paraqitur janë qytete në ish-Jugosllavinë dhe vendet afër Shkodrës. Në këtë kuadër tregohet edhe largimi nga qyteti i Shkodrës, më datën 29 nëntor, të korpusit alpin gjerman.

Sipas dokumenteve urdhri për tërheqjen nga Shqipëria u dha më 3 tetor 1944. Korpusi i XXI alpin, nën drejtimin e gjeneralit të këmbësorisë, Ernst von Leyser (pjesa e grupit E të FT, e dislokuar në “Frontin e Adriatikut”) lëshoi me 29.11.1944 qytetin e fundit të madh të Shqipërisë, Shkodrën. Prandaj kjo datë mund të quhet si fundi i pushtimit të Shqipërisë.

Në Ditarin Luftarak të Wehrmacht-it të datës 29.11.44 shënohet:

“Fronti i Adriatikut: Pozicioni pengues Shkodra është lëshuar nën presionin e bandave në mbrëmjen e datës 28.11. […] Një kompani turkmene dezertoi dhe kaloi te armiku. Sulmet e bandave ndaj kryeurës Bioçe janë sprapsur. Hapja e rrugës së tërheqjes është kryer deri në rajonin e Klopotit.“

Në raportimin sekret të Komandantit të Përgjithshëm të Juglindjes të datës 30.11.1944 për situatën e 24 orëve të kaluara, pra për datën 29 nëntor shkruhet: “[…] b) Fronti i Adriatikut: Korparmata XXI Malore: Shkodra u lëshua, praparoja e div. 297 arriti në Koplik (15 km në veri –  veriperëndim të Shkodrës) […].”

Pra, praparoja e div.297 në datën 29 nëntor ishte ende në Koplik, duke vazhduar tërheqjen dhe siguronte njëherazi lëvizjen e kolonës gjermane nga shpina. Po ashtu, data e largimit të Wehrmacht-it nga Shkodra është e shënuar edhe në dokumentet e div. 297 dhe 181. të këmbësorisë gjermane.

Faksimilet e publikuara sot në DITA së bashku me sqarimet përkatëse janë vënë në dispozicion nga historiani ushtarak Dr. Marenglen Kasmi.

 

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  • Politizimi i protestës është jetik për qëllimet e saj
  • Rama i quan protestat “budallallëqe” në median amerikane
  • Zvicra në referendum për të vendosur nëse vendi duhet të kalojë 10 mln banorë
  • Përplasen dy makina në Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën një 26-vjeçare, plagosen 4 të tjerë

Komentet e Fundit

  1. Lumi Vlorës on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  2. Lala shoku i Kiços në kurbet on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  3. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  4. Kokpalari 21 janarit on Nga 5.5 në 122 milionë euro brenda natës, SPAK zbërthen skemën e Zvërnecit: Pronat në gjurmën e projektit, me dokumente të falsifikuara
  5. PANO HALLKO on Pesha e jashtëzakonshme e asaj që ndodhi të shtunën në Tiranë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?