Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: Tre zero për hakmarrje? Notat e drejtësisë së re, rasti Fuat Vjerdha: Kush më shkarkon, nuk kalon!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FAKSIMILE: Tre zero për hakmarrje? Notat e drejtësisë së re, rasti Fuat Vjerdha: Kush më shkarkon, nuk kalon!
KronikeLajmi i funditVetting

FAKSIMILE: Tre zero për hakmarrje? Notat e drejtësisë së re, rasti Fuat Vjerdha: Kush më shkarkon, nuk kalon!

Published: September 19, 2025
Shpërndaje

Fuat Vjerdha, gjyqtar i shkarkuar nga vettingu dhe i rikthyer në sistem, ka dhënë vlerësim zero pikë për tre kandidatë për Gjykatën Kushtetuese — të tre përfaqësues të organeve që kishin vendosur më parë për fatin e tij. A është ky një akt i drejtë e profesional apo një shenjë e hakmarrjes personale?

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese është një nga gurët e themelit për drejtësinë e re në vend.

Por vlerësimi që Fuat Vjerdha, një nga nëntë anëtarët e trupës vlerësuese, ka dhënë për tre kandidatë – Alma Faskaj, Florjan Ballhysa dhe Genta Bungo – ka ngritur pikëpyetje të forta mbi paanësinë e këtij procesi.

- Publicitet -

Sipas dokumentacionit që disponon DITA, gjyqtari Vjerdha i ka vlerësuar të tre me “zero pikë”, një vlerësim skajshëm negativ që bie në sy, jo vetëm për uniformitetin, por edhe për faktin se të tre kandidatët kanë qenë pjesë e strukturave të vettingut që e shkarkuan Vjerdhën nga detyra në shkallën e parë.

Pyetja është e thjeshtë: A ka vepruar Vjerdha si vlerësues apo si ish-i vlerësuar?

Askush nuk po pretendon nota maksimale për kandidatët në fjalë – ajo i takon procesit dhe fakteve – por vlerësimi me zero për të gjithë, nga i njëjti vlerësues, e bën të pamundur që të mos dyshosh në një akt subjektiv, emocional dhe potencialisht hakmarrës.

Kur flasim për drejtësi të re nuk mund të flasim për emocione të vjetra. Nuk mund të ndërtohet një sistem paanësor mbi baza personale. Dhe një njeri që nuk e ka kapërcyer dot etapën e vet personale me drejtësinë, nuk mund të vendosë për të ardhmen e saj.

Më poshtë faksimile të vlerësimit të z.Vjerdha publikuar nga DITA (me të verdhë, zerot e tij për tre kandidatët)

Kush është Fuat Vjerdha

Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Shkodër, z.Vjerdha ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor që prej vitit 1994. Para vettingut ishte kryetar i Apelit të Shkodrës.

Në vitin 2019 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) i vuri në “sitë” kriteret e aftësisë profesionale, pasurisë dhe figurës. U vunë në dukje probleme me rreth 40 milionë lekë të vjetra, ose 4 milionë lekë të reja.

Një çështje shumë kritike ishte vendimmarrja në Apel për rastin e Sokol Mjacajt: dënimi fillestar prej 10 vjet burg për vrasje u reduktua në appel për “moskallëzim krimi” dhe “sigurim kushtesh për kryerjen e krimit”, me 4 vjet burg. Vendimi u kritikua për pasojat që solli më vonë.

KPK shkarkoi Vjerdhën më 10 Qershor 2019 për “cënim të besimit të publikut në drejtësi” dhe për problematikë në aftësitë profesionale dhe menaxhimin e dosjeve.

Vjerdha apeloi vendimin e KPK dhe çështja shkoi te Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA). Me vendim të trupës gjykuese të KPA, u shpall se shkarkimi ishte i paplotë – u prish vendimi i KPK-së dhe Vjerdha u rikthye në detyrë.

Kjo histori tregon sesa sfidues është procesi i vettingut në Shqipëri. Ajo ngre pyetje të reja për standardet profesionale të sistemit të ri.

Është e qartë që në një sistem që kërkon të rigjejë besimin e qytetarëve, njerëzit që gjykojnë duhet të jenë mbi çdo dyshim. Çdo vendim që ngjall dyshimin se nuk është dhënë me gjakftohtësi, nga problem i individëve të përfshirë – bëhet problem i të gjithë sistemit.

Dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • NATO says:
    September 19, 2025 at 7:17 pm

    Gjygjtare te tille rigjenerojne krimin.

    Reply
  • ¿? says:
    September 19, 2025 at 7:55 pm

    E ca ka per t’u cuditur ketu, a jena shqipkare a s’jena?

    Reply
  • mao says:
    September 19, 2025 at 8:15 pm

    NUK JA VLEN TE FLASESH
    ME MATUFER SI JU
    TE GJITHE JANE ZERO
    ATA BASHKE ME JU

    Reply
  • Dursakja says:
    September 20, 2025 at 12:48 am

    Të vendosësh në drejtësi ata që e sollën në këtë gjendje këtë sistem, do të thotë të riciklosh jashtëqitjen e tij, pra të çosh sistemin në një rreth vicioz.
    Pra përfundimisht, ku ishe asgjëkund, çfarë bëre _asgjë.
    Kështu degjenerimi i sistemit të drejtësisë është një gangrenë që të çon drejt eliminimit total të detyrës së institucionit.

    Reply
  • Iso says:
    September 20, 2025 at 4:29 am

    Per mua,nuk besoj qe te kete nje prokuror apo gjykates qe te mos jete hajdut.

    Reply
  • tom says:
    September 20, 2025 at 12:04 pm

    perderisa gjyqtaret ne fjale kane gabuar rendshem duke shkarkuar nje gjyqtar tjeter dmth z.vjerdha dmth qe skane vlere si gjyqtare, zero pike meritojne dhe ketu nuk ka lidhje ana personale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?

Komentet e Fundit

  1. Ziu on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  2. K R on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  3. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  4. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  5. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?