Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A është e mundur zgjidhja me dy shtete e konfliktit izraelito-palestinez
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > A është e mundur zgjidhja me dy shtete e konfliktit izraelito-palestinez
BoteLajmi i fundit

A është e mundur zgjidhja me dy shtete e konfliktit izraelito-palestinez

Published: November 19, 2023
Shpërndaje

Konflikti i vështirë dhe i vjetër mes izraelitëve dhe palestinezëve për tokën, të drejtat dhe sigurinë është në një fazë të re.

Armiqësitë janë thelluar nga 7 tetori, kur grupi palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera, ka sulmuar i pari Izraelin, duke vrarë e robëruar njerëz. Izraeli është përgjigjur me sulme masive vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, të populluar me mbi dy milionë palestinezë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se nuk mund të ketë më kurrë kthim prapa në status quo-në e para 7 tetorit. Ai ka dhënë edhe qëndrimin e SHBA-së për atë që duhet të vijë kur kriza të përfundojë:

- Publicitet -

“Sipas mendimit tonë, duhet të jetë një zgjidhje me dy shtete”.

“Do të thotë, një përpjekje e përqendruar e të gjitha palëve: izraelitëve, palestinezëve, partnerëve rajonalë, liderëve globalë për të na vënë në rrugë drejt paqes”, ka thënë Biden.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka përmendur po ashtu opsionin e zgjidhjes me dy shtete edhe gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, edhe gjatë një fjalimi para ligjvënësve britanikë.

Edhe Këshilli Evropian ka konfirmuar angazhimin e tij për, siç ka thënë, paqe të qëndrueshme të bazuar në zgjidhjen me dy shtete.

Zgjidhja me dy shtete është qëndrim zyrtar edhe i Kombeve të Bashkuara, e madje edhe vetë Izraelit, por shumë tani thonë se ka pak shpresa për ta arritur atë.

Kjo zgjidhje do të sillte një shtet të pavarur palestinez, të krijuar përkrah shtetit ekzistues të Izraelit. Pyetja më e komplikuar është se ku do të ishin kufijtë e shtetit të ri?

Sipas një analize të Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, mbështetësit e kësaj zgjidhjeje besojnë se kufijtë do të duhej të ishin të njëjtit që kanë qenë para Luftës 6-ditëshe, më 1967, pas së cilës Izraeli ka pushtuar Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gazën.
Por, që atëherë, Izraeli ka ndërtuar vazhdimisht vendbanime të reja brenda Bregut Perëndimor dhe tani janë rreth 600.000 izraelitë që jetojnë atje dhe në Jerusalemin e pushtuar Lindor.

Me ligjin ndërkombëtar, këto vendbanime konsiderohen të paligjshme. Por, ekzistenca e tyre e bën gjithnjë e më të vështirë që territori të përcaktohet si palestinez.

Krijimi i Izraelit dhe lufta e mëvonshme arabe-izraelite e vitit 1948 kanë bërë që shumë palestinezë të dëbohen nga shtëpitë e tyre. Ngjarja është njohur si Nakba, apo “katastrofë”.

Si të tillë, OKB-ja u ka dhënë statusin e refugjatit rreth 750.000 palestinezëve, duke i përcaktuar si: “Njerëz, vendbanimi normal i të cilëve ka qenë Palestina, gjatë periudhës 1 qershor 1946 – 15 maj 1948, por që i kanë humbur shtëpitë dhe mjetet e jetesës si rezultat i konfliktit të vitit 1948”.

Sipas kritereve të njëjta tani kualifikohen rreth 5.9 milionë palestinezë, që jetojnë në Bregun Perëndimor, në Gazë, në Jerusalemin Lindor dhe në kampe në Jordani, Liban dhe Siri, dhe që duan të kthehen në tokat e humbura gjatë luftës së ’48-ës.

Por, pos kësaj, një tjetër vështirësi e madhe është edhe Jerusalemi, sepse palestinezët e duan Jerusalemin Lindor, i cili është aneksuar nga Izraeli, për kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Qëndrim zyrtar i Izraelit është zgjidhja me dy shtete, por me kusht që pala palestineze të çmilitarizohet, pasi Hamasin dhe grupet e tjera militante i sheh si kërcënim ekzistencial. Autoriteti Palestinez, që qeveris Bregun Perëndimor, e mbështet zgjidhjen e tillë, ndërsa Hamasi që kontrollon Gazën, është zotuar për shkatërrimin e Izraelit. Megjithatë, në një rishikim të politikës më 2017, grupi ekstremist ka thënë se do ta pranonte shtetin palestinez vetëm në kufijtë e 1967-ës.

Sipas një sondazhi që ka publikuar qendra amerikane e kërkimeve Pew në shtator, vetëm 35% e izraelitëve kanë thënë se besojnë se “mund të gjendet një mënyrë që Izraeli dhe një shtet i pavarur palestinez të bashkëjetojnë në paqe”.

Ndërsa një sondazh i Gallupit në tetor ka gjetur se vetëm 24% e palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor, në Gazë dhe në Jerusalemin Lindor, e mbështesin zgjidhjen me dy shtete, nga 59% sa kanë qenë në vitin 2012.

Shpresat për zgjidhjen me dy shtete janë rritur në vitin 1993, kur SHBA-ja, nën presidentin Bill Clinton, ka ndërmjetësuar nënshkrimin e Marrëveshjeve të Oslos, në bazë të të cilave Izraeli ka njohur zyrtarisht Organizatën për Çlirimin e Palestinës si përfaqësuese të palestinezëve, ndërsa grupi ka hequr dorë nga dhuna dhe ka njohur të drejtën e Izraelit për të ekzistuar paqësisht.

Dy palët, po ashtu, janë dakorduar që Autoriteti Palestinez t’i marrë përgjegjësitë qeverisëse në Bregun Perëndimor dhe në Gazë. Por, që atëherë, faktorë të ndryshëm i kanë dobësuar gjasat e tyre për të rënë dakord për një zgjidhje paqësore. Këta faktorë kanë përfshirë: shtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, marrjen e kontrollit të Gazës nga Hamasi, vendimin e SHBA-së për ta zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, si dhe sulmin e fundit të Hamasit në Izrael dhe luftën që ka pasuar.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?