Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Faqe lavdie nga Brigada e Dhjetë Sulmuese 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Faqe lavdie nga Brigada e Dhjetë Sulmuese 
Histori

Faqe lavdie nga Brigada e Dhjetë Sulmuese 

Published: October 29, 2022
Shpërndaje

Ilmi S. Qazimi

Më  29 tetor 1944,në lagjen Sulaj të Karbunarës të Lushnjës, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë firmosur nga Komandanti Enver Hoxha, u formua  Brigada 10 Sulmuese Partizane. Përshëndeti këtë themelim brigade sekretari  i partisë së Qarkut të Beratit Kahreman Ylli. Brigada u formua me  rreth 1225  partizanë  të batalioneve: “Riza Cerova”, “Tefik Lapani”, “Ajet Xhindole” si dhe batalioni i katërt,”Myzeqeja” me të rinj dhe të reja nga rrethi i Lushnjës. Batalioni i parë- 270  vetë;batalioni i  dytë- 200 vetë;batalioni i tretë-290 partizanë;batalioni i katërt-250 vetë;kompania  e shtabit-50 vetë;shtabi i brigadës  me efektiv rreth 45 vetë. Komanda e  Brigadës: Koço Papaj komandant, i cili pas dhjetë  ditëve u caktua me një detyrë tjetër të rëndësishme duke u zëvendësuar nga Njazi Çepani; komisari Mane Nishova; zëvendëskomandant Qamil Hamzaj; zëvendëskomisar Misto Bllaci dhe intendent: Nexhat Skënderi.

Përbërja  gjeografike e brigadës:Partizanë  nga  Skrapari – 482 vetë; (vetëm nga Komuna e Çepanit ishin 49 partizanë); nga Berati- 370 vetë; nga Fieri- 81 vetë; nga Lushnja-76; nga Tiranë-40; nga Shijaku-30; nga Elbasani-16 etj. Në këtë efektiv ishin 15 vajza partizane ; ishin  gjithashtu edhe 10 partizanë  italianë.

- Publicitet -

Mosha  mesatare e partizanëve të Br10S: Me përjashtim të pesë  kuadrove: Tafil Tërpani (51 vjeç) , Myrteza Sevrani, Safet Iljazi, Xhevahir Spathara e Nikolla Gjeçi  që  ishin  dyzet  vjeç, gjithë   efektivi i brigatës, ishte  në  moshë të re;Mosha më e vogël: 14 vjeç;(gjithsej 10 vetë); ishin 20 vetë të moshës 17 vjeç; mosha më e madhe dominuese  29  vjeç;

Armatimi i brigadës: Ditën e përurimit  të  brigatës  ishin  siguruar: 950 pushkë;(571 italiane, 210 gjermane, 50 greke, 25 turke, 20 belge); 55 automatikë (25 italianë, 20 gjermanë,10 anglezë); 40 mitralozë të rëndë e të lehtë; 4 mortaja; (Armët e rënda i përdornin partizanë italianë  sepse  ishin  të  stërvitur  në  atë  specialitet) ; 20 mushka ngarkese.

Furnizimi me ushqime dhe veshmbathje bëhej kryesisht nga  popullsia  fshatare;

Strehimi  bëhej  në  shtëpitë e banorëve  të  zonës  ku  vepronte brigada dhe në  terren të  hapur si male, fusha, pyje-ku ta zinte çasti dhe urdhri.

Shkurt  nga kalendari i luftimeve të brigadës:

Më 30 tetor, brigada mori urdhrin luftarak nga  Shtabi i  Përgjithshëm që në nisej për të marrë pjesë në luftimet për çlirimin e Tiranës.

Efektivi i brigadës së porsakrijuar me disiplinë të  hekurt dhe me motive të fuqishme  sulmuese, gjatë një marshimi të gjatë në këmbë   nga  Karbunara deri në periferi të Tiranës, më 8 nëntor goditën në Fatishë të Peqinit  një autokolonë gjermane  me rreth 70 makina, 10 tanke dhe disa  autoblinda  që lëvizte nga Durrësi për në Elbasan duke i shkaktuar asaj humbje  te ndjeshme. Me urdhër të Shtabit të  Korparmatës së përë Sulmues  të Ushtrisë, brigada u përqendrua në  Kashar për të mbajtur  nën goditje të pandërprerë rrugën Tiarnë-Kashar dhe Tiranë -Vorë. Më 11 nëntor  sulmoi në befasi forcat gjermane  që kishin zënë vijën Yzberish-Yrshek-Kashar-Gjokaj-Vorë dhe më 12 nëntor e kapi këtë vijë, përveç garnizonit gjerman tepër të fortifikuar të Vorës.Po atë ditë,tre batalione të brigadës  u vendosën  në pritë në rrugën Tiranë -Vorë ndërsa batalioni i dytë i brigadës u vendos në zonën e Shijakut. Për shtatë ditë e netë u zhvilluan luftime në këtë rajon e në këto vija duke  i sjellë humbje të rënda në njerëz e teknikë armikut pushtues.Më datën 13 nëntor pati zhvillime të ashpra deri edhe në luftim me granata dore midis forcave partiznë nga njëra anë dhe atyre gjermano-balliste nga ana tjetër. Më 16 nëntor brigada çliroi  Shijakun dhe Durrësin.Në këto luftime nga pala gjermane pati 14 të vrarë dhe shumë armë, teknikë e  municione të kapur. Nga brigada  u vranë dhe mbetën dëshmorë të  atdheut 12  partizanë:Agush Guraziu, Ali Sollaku ,Alush Grepcka, Avni Prishta, Hajdar Tafa, Hasan Veseshta, Jorgji Greku,Meleq Gjoni, Nazmi Diko, Qani Malimati, Shyqyri Faslliu.Më 18 nëntor  brigada u rreshtua në përbërje të Divizionit të  Parë Sulmues, në Gjirokastër, në roje të kufijve shtetërorë, nga Kakavija deri në Leskovik dhe më pas u  inkuadrua në strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Brigada e 10 Sulmuese e përmbushi detyrën e saj ndaj atdheut e popullit me heroizëm. Ishin ata të rinj e të reja, partizanë, të cilëve era e barutit  ua motivonte çdo ditë të jetës së tyre dhe flijimin   për liri  e quanin si  veprën më të thjeshtë sa edhe sublime. Por në ditët e sotme,  disa  pinjollë të ringjallur ballistë dhe ndonjë pseudohistorian  e politikan i pafytyrë, mundohen të shpifin e të hedhin baltë mbi këto fitore. Historia është  bërë e nuk zhbëhet më. Çlirimi i Shqipërisë erdhi nga lufta që bënë brigadat heroike partizane  dhe tërë populli ynë liridashës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Albanian says:
    October 29, 2022 at 7:13 pm

    Po cfare shkruan oj Drita faqe lavdie ku me jahu ne 5 shtete e si zoqte e korbit neper bote …hajde mendje ndritur hajde qe kane shkelur cdo ligje te etikes njerzore me komunizmin e sllaveve .

    Reply
  • Andis says:
    October 30, 2022 at 3:00 am

    Shume luftuan per liri e shume te tjere I pushkatuan per liri.

    Reply
  • ?+ says:
    October 30, 2022 at 6:58 am

    @albanian
    o faqezi i ndyrë vegël e qelbur antishqiptare.
    po a do mësoheni ndonjëher o popull që të nderoni veprat e mira të këtij populli dhe jo të këqijat si shpitë e barit që i nxirrni përditë në lajme duke ie tiketuar si shpresën e të rinjve?
    Gomerë që bëni lodrën e shovinistëve

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?