Faqja e njohur investigative “Prapaskena” shkruan se duke shfrytëzuar një hapësirë ligjore që e lejon të kryejë përgjime ambientale pa miratimin e gjykatës, SPAK ka futur në përgjim, duke i rrethuar me çimka, gjyqtarë, prokurorë, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, avokatë dhe politikanë, në kuadër të procedimeve penale reale, por edhe të diskutueshme si me rastin “Nesti Angoni”.
Përgjimet e urdhëruara nga prokurorët e SPAK pa miratim nga gjykata bazohen në pikën 8 të nenit 222 të Kodit të Procedurës Penale.
“Prapaskena” shkruan se një burim pranë BKH, i ka treguar kësaj faqeje disa autorizime të prokurorëve të SPAK-ut për përgjime.
Përgjimit dhe survejimit sipas këtij publikimi, nuk i kanë shpëtuar as krerët e institucioneve të drejtësisë.
Më poshtë, pjesë nga shkrimi:
Kreu i ILD, Artur Metani, përgjegjës për procedimin disiplinorë të prokurorëve dhe gjyqtarëve, i kritikuar për neglizhencë të rëndë në detyrë, rezulton një nga njerëzit e drejtësisë më të përgjuar nga SPAK-u, në ambiente private dhe publike. Përgjimi i Metanit është në konflikt interesi, pasi kreu i ILD, sipas ligjit, kontrollon veprimtarinë e prokurorëve të SPAK në raport me ligjin, duke propozuar masa disiplinore.
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Gent Ibrahimi, në kuadër të një procedimi penal bazuar në thashetheme, rezulton se është vënë nën përgjim nga SPAK, me autorizim të një prokurori, pa miratim nga gjykata. Për përgjimin e Gent Ibrahimit është ngarkuar hetuesi i BKH A. Z, i cili e ka ndjekur z. Ibrahimi këmba këmbës me çimka dhe pajisje përgjimi në distancë. A. Z., me autorizim të prokurorit, ka përgjuar edhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçajn dhe Ylli Manjanin, avokat i Pëllumb Gjokës.
Madje A. Z., në bashkëpunim me Operacionalen janë kamufluar edhe në Palasë dhe Rolling Hills duke monitoruar disa vila, që ata dyshonin se u përkisnin personave nën përgjim.
Bashkë me Ibrahimin, Manjanin dhe Zaçajn janë përgjuar edhe një grup personash të tjerë, nën dyshimet se janë paguar nga grupet kriminale për të rrëzuar komunikimet në Sky Ecc që të përdoren si prova nga SPAK, sidomos nga Pëllumb Gjoka, i arrestuar nga SPAK dhe i akuzuar për vrasje, grup kriminal, pastrim parash etj. SPAK dyshon se Pëllumb Gjoka është investuar për të diktuar në favor të tij arsyetimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për bisedat në Sky Ecc, me qëllim për t’i shpëtuar drejtësisë. Kushtetuesja e ka rrëzuar padinë e Pëllumb Gjokës, por arsyetimi i gjykatës besohet se është vendimtar për figurat e krimit që u fundosën nga Sky Ecc.
Rezulton se është përgjuar edhe gjyqtarja e Apelit të GJKKO, Iliriana Olldashi, e cila liroi nga burgu dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin si dhe dha dorëheqjen nga shqyrtimi i masës së sigurisë për Erion Veliajn, duke pretenduar se është sëmurë. Është përgjuar edhe gjyqtarja e GJKKO Fjoredha Davidhi, e cila do të vendosë kalimin për gjykim ose jo të dosjes së Sali Berishës për ish Klubin Partizani. Davidhi është përgjuar nën dyshimet se mund të ndikohet nga njerëz pranë Berishës për të rrëzuar dosjen, çka do të ishte një goditje e rëndë për SPAK-un.
Gjithashtu janë përgjuar pa miratimin e gjyjatës gjyqtarët Atalanta Zeqiraj dhe Erjon Bani. Prokurorë të SPAK kanë autorizuar edhe përgjimin e anëtares së Gjykatës së Lartë A.A. Një burim në BKH na tregoi të shikonim disa autorizime për përgjimin e disa anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në kuadër të një procedimi për lëvizje paralele, komandime dhe emërime në prokurori nën ndikime të paligjshme.
Në letra KLP është një organ mbi SPAK-un, ndërsa në realitet KLP është shndërruar në një seksion të SPAK-ut.
Janë përgjuar një numër i lartë politikanësh me ose pa mandat deputeti. Madje përgjimi i disa deputetëve reflektohet edhe në dosjet e SPAK-ut.
Është ngarkuar për përgjime dhe veprime arbitrare edhe hetuesi i BKH-së S. G., nga Libofsha e Fierit, ish avokat në Libofshë, me teser PD-je dhe ish jurist në Spitalin e Fierit, i denoncuar për sjellje maniakale dhe ngacmim seksual të pacienteve në Spital. Sipas një burimi në BKH, S. G është pjesë e grupit të prokurorit Ols Dado, i emëruar në mënyrë të paligjshme dhe me dokumente false prokuror në vitin 2008 nga Ina Rama, pasi nuk plotësonte kriteret e parashikuara në nenet 17 dhe 18 të ligjit për prokurorinë në atë kohë.
Duke keqpërdorur pikën 8 të nenit 222 të Kodit të Procedurës Penale, Dado ka firmosur disa autorizime për përgjime abuzive, kontrolle në rafte grash, komunikime të papërshtatshme me gra dhe vajza, si dhe aksesimin e materialeve video e foto në telefonat e sekustruar, me qëllim për t’i shantazhuar dhe duke u kërkuar që të takonin Ols Dadon nëpër skuta dhe jashtë vendit, sidomos në Greqi. Sipas këtij burimi, i cili një ditë do të rrëfehet publikisht për pisllëqet që bëhen në emër të ligjit, Ols Dado lëshon çdo ditë hetuesin S. G., si pirat, për të sekustruar telefona dhe për t’u telefonuar shenjestrave të Dados edhe gjatë të dielave dhe darkave.
Shumëkush mund të jetë çuditur një javë më parë kur kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se “.…trupa vendosi që t`i drejtohej zotit Altin Dumani me kërkesë për informacion, për ndonjë kallëzim apo hetim ndaj ndonjë gjyqtari, për sa kohë që veprimet e pretenduara i referohen një vendimmarrjeje konkrete të Gjykatës ku vetë SPAK është palë. Shkresa është dërguar zyrtarisht ditën e mërkurë, datë 19 shkurt. Ende nuk kemi një përgjigje zyrtare nga ai institucion“.
Dhe më kot pret zonja Zaçaj pasi Dumani nuk ka lajthitur që të pranojë se SPAK ka përgjuar atë dhe anëtarët e tjerë të Kushtetueses. Së pari, nëse një anëtar i Kushtetueses është i dyshuar për një vepër penale, SPAK nuk t’a lajmërojë me shkresë zyrtare se po e përgjon. Së dyti, nëse përgjimi është kryer për qëllime shantazhi dhe kontrolli, SPAK nuk mund t’a pranojë me shkresë zyrtare përgjimin, pasi do ngarkonte veten me përgjegjësi penale. Meterialet produkt i përgjimit zhduken ose mbahen në telefonat e Dadove, me qëllim për të shuar kureshtjet maniakale ose për t’i përdorur për hamshorllëqe. Megjtihatë, autorizimet për përgjime pa miratimin e gjyaktës, vështirë të zhduken për shkak të aksesit të agjentëve të BKH dhe Operacionales që mundëson përgjimin.
SHISH, policia dhe kryeministri Edi Rama duhet të jetë në dijeni të përgjimeve abuzive të disa prokurorëve të SPAK dhe përdorimit të materialeve në telefonat e skuestruar për zjarret e brendshme seksuale. Ndoshta pakkush e ka kuptuar një mesazh të kryeministrit Edi Rama disa ditë më parë kur tha se nuk duhen gjyqtarët noterë. “Këto paraburgimet dhe këto noterizimet në GJKKO, këto nuk i pranoj më, nuk i pranoj më”, theksoi Rama. Disa gjyqtarë të GJKKO janë kthyer në noterë të SPAK-ut, ndërkohë që një noter si Ols Dado është emëruar prokuror pa plotësuar kriteret ligjore, ku vijon të mos japë dorëheqjen edhe pse paligjshmëria e tij është bërë publike dhe shumë shpejt do jenë objekt hetimi, përfshirë edhe fshehjen e pasurisë dhe shpërdorimin e detyrës.
Manjani: Po, jam duke u përgjuar
Ish-ministri Ylli Manjani, ka reaguar pas publikimit të këtij lajmi. ‘E besoj 100% se ky lajm është i vërtetë. Kam parë me sytë e mi një autorizim përgjimi ambjental për një gjykatës të përmendur në këtë shkrim. Ndaj e marr të mirqenë se urdhëra të tillë janë lëshuar edhe për mua ashtu si dhe për gjykatës të sistemit” – thotë ai.
Më poshtë, ai shkruan:
“Padyshim që kush mendon si njeri normal, këto gjëra duhet ti refuzojë me përçmim. Megjithatë, personalisht ndjehem mirë që këto gjëra kanë ndodhur. Ndjehem mirë sepse kjo është prova fatale e dyshimit të arsyeshëm që kishim se kush i bën presion gjykatave në këtë vend.
Nuk janë as avokatët e as të interesuarit, por është SPAK që edhe për shkak të ligjeve të poshtra që janë në fuqi, përdor metoda të tilla intimiduese ndaj gjykatave.
Më vjen keq që Gjykata Kushtetuese rrefuzoi të gjykojë ligjet që intimidojnë gjykatën dhe, nuk ndjehem mirë as për cinizëm që ka praktika përgjimi intimiduese edhe për ta. Më vjen gjithashtu keq që Gjykata Kushtetuese nuk e hapi gjykimin me palë prezente në një sallë gjyqi, por e mbylli në dhomë këshillimi, duke shtuar kështu dyshimet për presion dhe intimidim.
Qartësisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese për SKY ECC është marrë në kushte presioni dhe intimidimi. Kjo është prova se kush i ka bërë presion gjykatës. Lexojeni atë vendim dhe do shihni gropa llogjike në mendim e arsyetim.
Së fundi, kush ka kuriozitet për jetën time private është i mirëpritur edhe pa urdhër përgjimi”.
Marrë nga “Prapaskena”
E Carin carin
Qe te Diplomohesh Jurist ne Universitet dhe te punosh Noter,eshte Favorizim korruptiv. Duhet te punosh kamarjer.
Por te diplomohesh Jurist dhe te kesh punuar si Noter,ESHTE KREJT E PAPRANUESHME,MADJE KRIMINALE TE BEHESH PROKUROR!!!
Po nuk more Deshmi tek Plepat,nuk behesh as prokuror,as gjykates.
Ti Veli Kutallia e katundar berati,cun punetor,por per shkolle nuk ja thua.Bereqavers me ate deftese te shkolles mesme,edhe ate shume e ke,se soji juaj me 4 klase beheshit shefa reparti ne Qytetin Stalin.
Do pyetesh per Ata Preloshat,,Do pyetet edhe i gjithepushtetshmi kryeminister per Gorran Bregoviin:Sa kane marre nga Bashkia dhe Qeverria?Ne gjithe Boten Artistat marrin paret e koncerteve te tyre,Nuk marrin taxat e qytetareve.
Shkuan Beatles ne Amerike,por nuk pagoi Qeverria Amerikane!Taxirati qeverrise Amerikane qe do paguante mijra police se nuk mbaheshin turmat,qe donin te shihnin Beatles.Ju jeni te vetmit Qeveritare ne Bote,qe si fansa skerbythjesh artiste leshi qe jeni,paguani me paret e taxave te qytetareve,koncertet e tyre.Do te paguani para Drejtesise.Edhe Ti edhe Rama.
Asnjë qytetar i kësaj bote, që jeton në një vend demokratik, pavarësisht pozicionit që ka në drejtimin e çdo institucioni, sado i lartë të jetë ai, është i barabartë përpara ligjit si çdo qytetar i thjeshte i tij.
Prandaj çdo individ i drejtësisë së re duhet të mbahet nën vëzhgimin e një lupe, sepse ai ka në dorë institucionin që mban në këmbë një shtet.
Për këtë flet dhe romani i Viktor Hygoit
“Viti ’93’. Dhe sot Franca është model i Kulturës dhe Qytetërimit.
Gazetar mercenar me kapuç
Nxirre emrin te te besojme
Po gjyqtaren e nderuar Andrea, qe e pergjoi nje pijanec i Shish dhe sajoi nje leter me plot mashtrime dhe kete pacavure e persori prokuroria per ti ngritur nje ceshtje nga hici, nderkohe qe hetoheshin persona te tjere e qe benin pazaret e ceshtjeve, pse nuk doli asnje kanalist qe ta mbronte, apo avokate te shqyer qe bejne dhe analistin pse nuk bertiten per shkeljen e ligjit ne rastin e zonjes Andrea, nga shume te paktat gjyqtare qe nuk duhej ta himbiste sistemi, qe sot vuan nga padrejtesia shime me e madhe se para gjoja reformes. Ai popull qe ka mbetur atje ne Shqiperi, ka deshire te genjehet e te neperkembet, se perndrysh do e shembte nga themelet kasten kriminele e oligarkike qe e ka kapur per fyti.
Këto i ka thënë Saliu ne 2020, cne qe pas vitesh po i thoni dhe ju? Si tha i madhi sot, mjer kush flet per Erjonin, del nga partia.
Mire do te bejne.
Te gjykojne akoma edhe gjykatesit e Apelit Administrativ,
edhe ata te Kolegjit te Larte Administrativ,
madje edhe permbaruesit (private e shteterore).