Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FBI e shqetësuar: Mundësi për një sulm në SHBA, i ngjashëm me atë që ndodhi në Rusi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FBI e shqetësuar: Mundësi për një sulm në SHBA, i ngjashëm me atë që ndodhi në Rusi
BoteLajmi i fundit

FBI e shqetësuar: Mundësi për një sulm në SHBA, i ngjashëm me atë që ndodhi në Rusi

Published: April 12, 2024
Shpërndaje

Byroja Federale e Hetimeve është e shqetësuar lidhur me mundësinë e një sulmi të organizuar në Shtetet e Bashkuara, të ngjashëm me masakrën në sallën e koncerteve në Rusi muajin e kaluar, tha drejtori i FBI-së përpara një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten.

Shtetet e Bashkuara përballen me kërcënime të sigurisë publike dhe kombëtare, tha përpara ligjvënësve drejtori i FBI-së Christopher Wray gjatë një seance për buxhetin.

Masakra e 22 marsit në një sallë koncertesh në periferi të Moskës la të paktën 144 të vrarë, sulmi më vdekjeprurësi në Rusi në 20 vjet. Një degë e grupit militant të Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, por Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar ta fajësojë Ukrainën pa ofruar prova.

- Publicitet -

Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësimet lidhur me mundësinë e një sulmi të kryer nga një individ apo grup i vogël i frymëzuar nga lufta në Gazë midis Izraelit dhe Hamasit. Por FBI-a ka shqetësime në rritje lidhur me një sulm të koordinuar pas masakrës në Rusi.

Në fund të vitit fiskal 2023, FBI-a kishte të hapura 4000 hetime ndërkombëtare për terrorizëm, sipas dëshmisë me shkrim nga zoti Wray.

Shqetësim në rritje “është potenciali për një sulm të koordinuar brenda vendit, i ngjashëm me sulmin e ISIS-K që ndodhi në Rusi disa javë më parë”, tha për ligjvënësit zoti Wray.

Zoti Wray përmendi shqetësimet e agjencisë në lidhje me terrorizmin në përpjekje për të bindur ligjvënësit për të shtuar fondet për FBI-në, megjithëse ka të ngjarë të përballet me një kundërshtim të fortë nga ligjvënësit republikanë.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Arben.Tashko says:
    April 12, 2024 at 3:59 pm

    Armiqt nuk flenë. Presin të gjeje momentin dhe vendin më të përshtatshem. Ato gjithmon e gjejnë fajin tek të tjerët.

    Reply
  • Arben.Tashko says:
    April 12, 2024 at 5:12 pm

    Në vëndin tonë e keqja më e madhe është armiqësia e madhe midis pozitës dhe opozitës sepse ato nuk po japin prioritetin e duhur interesit kombëtar.

    Ato duhet të përcaktojnë pesë idetë fundamentale që i shërbejnë interesave te popullit dhe kombit, që do i respektojnë dhe për gjërat tjera mund të vazhdojnë polemikat, dhe debatet pa poshtëruar njëri tjetrin.

    Pra:

    Pesë pikat e përbashkëta të programit te PD & PS i prezantojnë ato si Partia e Kombit Shqiptar.

    Pikat e ndryshme të programeve të tyre individuale, i prezantojnë ATO( PS&PD) si fraksione të Partisë të Kombit Shqiptar.

    Kjo duhet të vazhdojë deri sa Shqiperia te jetë plotësisht e unifikuar rreth variantit më optimal drejt të ardhmes se sajë.

    Ne mund të kemi shumë miq në Europë por aleat strategjik vetëm ate, që me ne ka interesa të përbashkëta dhe nuk pranon që të ndahemi ne zona influence të shteteve të tjera që kanë interesa kontradiktore, sepse politikanët mund të zgjedhin atë shtet, që besojnë se do i përkrahë me shumë në mbrojtje të interesave të tyre personale e të familjeve të tyre.

    Reply
  • ¿? says:
    April 12, 2024 at 5:25 pm

    Arben Tashko, per president. Sigurisht mbasi te mbaroje mandatin ky Begaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?