Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Federer deklaron tërheqjen nga tenisi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Federer deklaron tërheqjen nga tenisi
Sport

Federer deklaron tërheqjen nga tenisi

Published: September 15, 2022
Shpërndaje

Erdhi edhe lajmi që pjesa më e madhe e fansave të tenisit nuk do të kishin dashur të dëgjonin kurrë. Roger Federer, kampioni zviceran që në këtë sport ka fituar gjithçka falë talentit të tij mbresëlënës, ka vendosur të tërhiqet përfundimisht.

41-vjeçari i lindur në Bazel deklaroi vetë se do të tërhiqet nga sporti, pas turneut “Laver Cup” që do të luhet muajin e ardhshëm në Londër. “Mesazhi i trupit tim së fundmi ka qenë i qartë”, tha Federer. “Kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje në 24 vite. Tani duhet të pranoj se është koha ta mbyll karrierën time. Por i them tenisit, të dua dhe nuk do të të lë kurrë”.

Kohët e fundit, mosha dhe dëmtimet e shumta e kanë bërë të pamundur për kampionin të stërvitej siç duhet për të fituar edhe një herë një turne të Grand Slam, diçka që gjatë karrierës ka ndodhur për 20 herë, duke karakterizuar të paktën dy dekadat e fundit të këtij sporti së bashku me rivalët Nadal dhe Djokovic.

- Publicitet -

“Dua t’i jap vetes edhe pak shpresë se do t’i kthehem tenisit në një mënyrë apo një tjetër. Jam realist, e di sa e vështirë është që të bëj një tjetër operacion në moshën që jam unë, por dua të ndihem mirë fizikisht”, deklaroi Federer vitin e kaluar, por me sa duket ai e ka humbur betejën me kohën.

Një karrierë e paharrueshme
Në historinë e tenisit, vetëm Rafael Nadal (22) dhe Novak Djokovic (21) kanë fituar më shumë trofe Grand Slam – ku përfshihen Australian Open, Roland Garros, Wimbledon dhe US Open – se zvicerani.

Ai debutoi si profesionist në moshën 16-vjeçare në vitin 1998 dhe fitoi trofeun e parë Grand Slam në Wimbledon në vitin 2003. Në total, e ka fituar 8 herë turneun anglez.

Triumfi i fundit u shënua në vitin 2018 në Australian Open, kur Federer, në atë kohë 36 vjeç, u bë tenisti më i vjetër në moshë që fitonte një nga katër turnetë më të mëdhenj.

Pasi u ngjit në krye të renditjes botërore të tenistëve në vitin 2004, ai qëndroi për 310 javë aty, një rekord që u thye më pas nga Djokovic në shkurt 2021.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën 17-të. Ironizohet edhe Marta Kos
  2. Kiri on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën 17-të. Ironizohet edhe Marta Kos
  3. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  4. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  5. K R on Me “bukë me vete”? PO!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?