Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fejton: “Gazetari i talentuar”…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Fejton: “Gazetari i talentuar”…
Kulture

Fejton: “Gazetari i talentuar”…

Published: November 25, 2022
Shpërndaje

 – Nga defteri i Çeços –

 Thoma  Goga

 

- Publicitet -

Shpeshherë udhëtimet e gjata më janë bërë bezdi dhe monotoni. Po kur kisha në krahë ndonjë bashkudhëtar të lezetçëm, udhëtimi kthehej në larmi. Dhe unë e shfrytëzoja për zanatin tim. Ja, bëj ndonjë shkrim. Kështu ndodhi dhe herën e fundit.

Në sedilen e krahut të djathtë ishte një djalë me dy telefona; një në dorë e një në vesh. Tek një dëgjonte e fliste, te tjetri diç shkruante e shikonte. “Cërr” me njërin, “ciu” me tjetrin. Derman nuk gjenin “cërret”. Më atë që kishte në vesh, zgërdhihej e qeshte. Me tjetrin shikonte filma, foto. Ç‘të bëja?! Veç të zija veshët me tapa. Po dhe ato dreq i harrova në shtëpi. Në një çast gjeta rastin dhe i fola.

– Zbor u bëke telefonave, o djalë.

– E kom n’zanat, xhaxha,- u përgjigj ai.

– Dre, po ç’punë bën zotrote, se u dërrmove o derman?…

– Jam student për gazetari.

– O sa mirë! I pafsh hajrin zanatit! Domethënë, merresh me shkrime. A ke botuar ndonjë gjë?

– Bona ni lajm ni herë, po s’dul.

-Pse?- pyeta seiozisht.

– Atë ditë isha dhi tu hangër e tu pi. Se ç’dreçin kisha bo, as vetë s’e di.

– Po histori gazetarie bëni?

– Xhaxha, studioj për gazetari, jo për histori.

–  Akoma te “lajmi” jeni?- hodha unë një romuz.- Po intervistën, reportazhin, investigimin…

– Pse unë do i boj t’gjitha. Le t’bojn’ ene t’tjerët, ‘re…

– Po mirë more bir, a e njeh “fejtonin”?- pyeta seriozisht.

– Jo, jo. Në fakultet nuk kemi asnjë “Fatjon”…Pastaj se mos rrimë në fakultet që t’njohim robt. Shkojmë vetëm kur o provimi. Ja nesër kena “gazetari”.

– Ta thotë xhaxhai; “fatjoni” është “vëlla” me rrëfimin. Që t’i

njohësh edhe këta, shko ndonjëherë nga Biblioteka Kombëtare…

– Nga bie kjo, ‘re?

E kuptova se djaloshi nga truri ishte “dërrasë” fare.

– Po sikur nesër të kërkojnë të bësh një shkrim, çfarë do thuash?

– Ja do boj ni lajm për ty,- tha “gazetari” i ardhshëm.

– Hë më rruaç, se s’kam dalë asnjëherë në gazetë. Kaq vjeç vajta. Të shes dhe unë ca pordhë te plaka.

– Çfarë zanati keni ju xhaxha?

– Çoban me dhënë e me dhi. Ditë e natë në stan rri.

– A ke internet atje?

– Thashë, kam vetëm dhën’ e dhi, zagarë e gomarë.

– E si e shtyn ditën pa internet?

– Birinxhi. Kur kullosin bagëtia, marr ca djathë e turshi e ia valoj me raki. Aty nga dreka, kur bagëtia futet në stan, dal e mbledh boronica.

– Të falenderoj xhaxha. Ky osh superlajm…E mora dhe këtë provim. I kena rregullu “telat”. Sa t’marrë at’ diplomë, do ta gjej dhe unë një  mikrofon…Vetëm më thoni “emnin”.

– Çeço Çobani nga Babica,- thashë emrin e personazhit tim të dashur.

– Më duhet numri telefonit.

– Çeçua s’mban telefon.

– Më thuaj “i-melet”.

– Ca janë këto, se ne bagëtitë i mjelim me dorë…

– Lene, lene fare. Sa të mbaroj, do vij vet’ e t’takoj.

– Dhe shiko, sa të mbarosh, po nuk gjete “mjekërfon”, eja të punosh në stanin tim. Do të emëroj “zëdhënës të stanit”…

– Pa konkurs?!

– Ç’konkurs, mo?! Me këtë “talent” që paske ti o babuç, fiton çdo konkurs…

Atij në çast i qeshi surrati.

Ja kështu, që thoni ju. Udhëtimi im i fundit ishte më i bukur dhe më me “bereqet”.  Njoha një “talent” gazetarie që kalonte çdo provim. Gazetar, jo shaka. Puna është se janë shtuar ca si shumë kopanë si këta. Sidoqoftë, unë e shtyjta ëmbël këtë udhëtim…

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ruzhdi says:
    November 26, 2022 at 6:39 pm

    I mrekullueshem!

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    November 26, 2022 at 6:47 pm

    Bukur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ivica Daçiç nuk ndalet me deklaratat provokuese ndaj Kosovës
  • Cila është marrëveshja e nënshkuar mes ministrit izraelit dhe Ferit Hoxhës?
  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t, del pas tri orësh nga SPAK, u paraqit me avokaten e saj
  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë

Komentet e Fundit

  1. Amerika & Trampi on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. Ballkanik on Aktivisti që goditi me vezë Ramën: Nuk ka Gardë dhe Polici që mund ta mbrojë më
  3. Gimi on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. Minatori on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  5. demo on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?