Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Filip Shiroka, poet i shquar dhe publicist i Rilindjes Kombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Filip Shiroka, poet i shquar dhe publicist i Rilindjes Kombëtare
Kulture

Filip Shiroka, poet i shquar dhe publicist i Rilindjes Kombëtare

Published: November 3, 2022
Shpërndaje

Prof. Hamit Boriçi

 

1.

- Publicitet -

Kronikë. Lindja e jeta e shkurtër në Shkodër.

Emigrimi dhe “këthimi” në atdhe.

Lindi më 3 gusht 1859 në qytetin e Shkodrës. Mësimet fillore e të mesme i kreu në shkollën françeskane në Shkodër. Përpara se të shkonte për studime të larta në Itali, u muar me tregti të vogël por pa suskesdhe, për një kohë punoi  libërës te “Dugajt e Reja” në qytetin e vendlindjes.

Nga fundi i vitit 1880 emigroi, fillimisht në Misir (Egjipt), më pas në Liban, i ftuar dhe përkrahur nga Pashko Vasa ku punoi si inxhinier në konstruksionin e hekurudhave. Aty, në Bejrut, kryeqytet i Libanin, kaloi pjesën më të madhe të jetës, pa harruar kurrw Shkodrën dhe Shqipërinë. “…me anë të letërkëmbimeve me të afërmit e tij interesohej për gjendjen e vendlindjes dhe risitë e emwrimeve në dikasterin e shtetit të pavarur shqiptar”. (Shih Hamdi Bushati – Shkodra dhe motet v. I (1998), ff. 579–581 )

Nga letërkëmbimi i tij, mund të kuptohen vendqëndrimet e përkohshme, sa në Liban, sa në Egjipt.

Më 14 shtator 1892 i shkruan Faik Konicës nga Beiruti.

Në vendlindje, në Shkodër, erdhi vetëm një herë, më 1900. Qëndroi  pak ditë.

Më 8 gusht 1911 gjendej në Kairo (Egjipt). Sipas një letre, dërguar mikut të tij, Sotir Koleas në Aleksandri, Filipi e njoftonte se kishte hyrë në bisedime me autoritetet hekurudhore që të vendosej me banim në kryeqytetin e sotëm egjiptian.

Në Kairo qëndroi nga muaji prill 1912 deri në janar të vitit 1921.  Po at vit, si një nga organizatorët e veprimtarët aktivë për bashkimin e emigracionit shqiptar, u ngarkua me detyrën atdhetare: Kryetar i Shoqërisë “Vllazëria e shqiptarëvet në Misir”.

Në Egjipt u njoh, krijoi miqësi dhe bashkëpunoi me Andon Zako Çajupin për çështjen shqiptare dhe si poet.

Nga një letër, dërguar më 9 dhjetor 1930 kushëririt të   tij në Shkodër,  Zef Suma, mësohet se ndodhej në qytetin Hadet, pranë Beirutit.

Dy vjet para se të ndahej nga jeta Filip Shiroka u gëzua me dhuratën shumë të çmuar, veprën e tij, përmbledhjen poetike Zani i Zemrës, botuar në Tiranë më 1933 nga bashkëqytetari i tij, Dom Ndoc Nikaj, duke e përjetësuar Geg Postrippen në historinë e letërsisë shqiptare.

Vdiq në Bejrut më 1935 me amanetin që ta varrosnin në varrezat e Rmajit në Shkodër, dëshirë që u plotsua më 1960, kur shteti shqiptar e solli  në atdhe, duke orgnizuar një ceremoni madhështrore.

 

2.

Malli për atdhe, ndjesi dashuri për vëndlindje

– krenari kombëtare

Filip Shiroka njihet dhe studiohet si poet i romantikës shkodrane.

Vargjet e sprovës poetike i shkroi qëkur ishte nxënës në shkollën e mesme, frymëzuar nga mësuesi i tij, poeti arbëresh Leonardo De Martino ( 1830-1923). Poezia e parë e tij ishte All’Albania all’armi, all’armi !  (Shqipëria, në armë, në armë !), puëblikuar me 1878 në “Obsservatore Cattolico” në Milano, kushtuar mbrojtjes së Ulqinit.

Shumë i njohur është me ,  më së shumti me lirikat “Shko dallëndyshë” dhe “Dallëndyshë eja”, vargje e gjëndjes shpirtërore të poetit  mërgimtar dhe mallin e tij për atdheun e vëndlindjen e  largët.

Ai, me një ngakesë emocionale dhe përmallim, “flet” me dallëdyshen që atë pranverë, si përherë do të shtegtojnë “Prej Misirit n’ dhena tjera” dhe  i drejtohet “Shko dallëndyshe”:

Shko n’at shkollen ku kam msue

            ….N’ato male me ato kodra

            ….N’ato fusha qi n’ka Shkodra

            ….Kam dy varre n’ Fushë t’Rmajit

            ….Aty pra qaj për mue

“`        ….Kangen tande për vajtim

 

Fluturakve “u shfaq” dëshirën- ëndërë::

 

            T’mujshe edh’un me fluturue

             dojsh’ edhe un me u nis me ty,

             dojshe n’Shkoder me kalue

             m’e pa prap atvend me st !

             për t’i shkue atje flutrim

             e ti qajma fatin tim !…

 

I dëshpruar qahet:

 

A kam prap fat t’mire me shkue

          Njiherë tjetër në Shqypni

            N’Shkodër t’ime me kalue

            T’vdes aty n’gjytetin tim

 

Dhe me dhimbje të thellë shpirtërore e trishtim, lutet:

 

            “M’qaj bylbyl, o mbret i kangës

            Se n’dhe t’hej kan me m’vorrue”

 

Vargjet e sprovës poetike i shkroi qëkur ishte nxënës në shkollën e mesme, frymëzuar nga mësuesi i tij, poeti arbëresh Leonardo De Martino ( 1830-1923). Poezia e parë e tij ishte All’Albania all’armi, all’armi !  (Shqipëria, në armë, në armë !), puëblikuar me 1878 në “Obsservatore Cattolico” në Milano, kushtuar mbrojtjes së Ulqinit.

 

3.

Mjeshtër edhe në publicistikë

Me publicistikë filloi të merret  përpara viteve ’70 të shekullit XIX, gjatë ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit kur  bashkëpunonte me gazetat italiane. Në hyrjen e vëllimit të Shirokës “Zani i Zemrës” lexojmë: “Për me i shfaqë botës se qytetnueme të Evropës mjerimet e paudhësitë që vuante Shqypenia e shkretë nga Mbretnia e Stambollës, qi verbnisht ndigjonte fjalët e anmiqve tonë’ Unë, djal i ri atëherë, prej Shkodërs, javë për javë i çojshe lajme, fletës së madhe “L’ Osservatore  Triestino” dhe fletës “Il Piccolo di Trieste”. ( Filip Shiroka- ” Zani i Zemrës” – Tiranë, 2005, FF. 195-196 )

Në letërkëmbimin me Sotir Kolean, Shiroka pohonte se ka qenë kronikan, “përgjegjës i fletoreve L’Osservatore Romano dhe La voce della verità”.

Kjo mund të quhet si fazë pararendëse e Shirokës në fushën e publicistikës, kur ndjente të domosdoshme të ngrinte zërin dhe të njoftonte botën për gjëndjen e rëndë dhe të mjerë të Shqipërisë në regjimin otoman.

Publicistika e Shirokës merr hov në vitet e parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Ai vazhdoi t’u dërgojë gazetave italiane, jo vetëm atyre të Triestes, kronika, lajme e korrespondenca për jehonën e punimeve të mbledhjes së përfaqësuesve  të popullit shqiptar në Prizren. (Hulumtimet e mëtejshme do t’iço jne studjuesit në burime e fakte, që dëshmojnë se  krijimtaria publicistike e Shirokës është shumë më e gjerë ngase njohim deri më sot.  )

Atyre ua dërgonte shkrimet nga qyteti i Shkodrës, por, për një kohë, edhe nga fronti i luftimeve për mbrotjen e trojeve shqiptare, që Fuqitë e Mëdha padrejtësisht ua kishin  dhuruar shteteve sllave fqinj,.

Që ishte Filip Shiroka pranë luftëtarve, për çka u detyrua të merrte arratinë  e mësojmë nga një shkrim që ai do ta botonte pas disa vitesh në revistën “Albania”, një përshkrim për kujtimet nga qëndresa heroike shqiptare në rrethinat e Tuzit,  tani qytezë me shumicë shqiptarë në Malin e Zi.

Shkëpusim disa rradhë:

“…ndër ata fusha t’lulzueme t’bregut t’ Liqenit të Shkodrës ishin mbledhun afër 12.000 luftarë nga Shqypnija e Sipërme,  duhet me thanë, nga malet, nga katundet e nga gjyteti i Shkodrës. Nata kishte ra, nji natë vere e ndritun prej rrezeve t’argjenta t’hanës qi zbardhonte gjethet e lisave e t’pemve, ksollat e malsorvet, faqen e ujit e lundrat e gjata t’lidhuna nga bregu i tij, fushat e qeshuna e luftarët t’onë qi tufa-tufa… gatoheshin me hi n’luftë”.  (Revista “Albania”, vjeshtë e dytë 1898, nr. 20, f.128 )

Dhe vijon të tregojë: “ Mbas darket me priftin shkodran,  Dom Ndue Shllakun… “vojtme pra aty ku ishin mbledh n’kuvend krenët e maleve e t’parët e ushtrisë, se ne nesre kishin me hi n’luftë”.

Koleksionet e revistës “Albania” përmbajnë kontributin e dukshëm që dha edhe Filip Shiroka në këtë të përkohshme prijetare. Ai iu përgjegj thirrjes së Faik Konicës, ashtu si shumë autorë shkodranë..( Shih – Villy Kamsi –“Albania” (1897-1909) Bibliografi kronologjike, Shkodër, 2008, f. 119, 121, 122, 125 dhe 127  )

Fondi publicistik i Filip Shirokës në arkivin e revistës “Albania” përmban më shumë se 70 publikime poetike e prozaike me pseudonimet Geg Postrippa, Ulqinaku dhe  “I”.

Nga gjysma e dytë e shekullit XIX, kur Filip Shiroka ishte në hapat e parë të formimit kulturor, Shkodra kishte vetëm 350 dyqane dhe afro 50 firma grosiste.rreth 130 firma tregtare të Shkodrës kishin agjensitë e veta në Venedik e qytete e shtete tjerë, Shkodra ishte qendër e përfaqësimeve diplomatike të shteteve të Europës dhe të perëndimit. Por deri atëherë në Shkodër nuk kishte asnjë organ shtypi. Prandaj, para se të emigronte dhe më pas, që në numrin 12 të vitit të parë të revistës “Albania” shtronte nevojen për gazeta kombëetare  se  ” në gazeta të veta kombi merr vesh ç’ bëhet në vise te veta, ç’thonë fqinjët e vet…”, se “gazeta na çon prej gjumit,  por kurdoherë “për gazeta a ditore qi shkruhen n’gjuhënt’onë”.  (Revista “Albania”,  1-15 korrik 1898, nr. 13, f. 37  )

Përmbajtja e publicistikës së emigrantit shqiptar Filip Shiroka është atdhetare.  Në shkrimet e tij ndjehet dashuria e malli për atdheun, dëshira e zjarrtë që Shqipëria të jetë e lirë dhe e lumtur; përvijohet ideja e bashkimit të shqiptarëve; jehon thirrja për zgjimin e kombit, për ngritjen dhe mobilizimin e tij në luftë për çlirimin nga zgjedha e huaj dhe mbrojtja e trojeve që na lanë të parët.

Editoriali “Dy fjalë vllazënve të mi” është një bashkëbisedim i shtruar me b ashkatdhetarët, ku Filip Shiroka edhe me atributet e kryetarit të Shoqërisë së Misirit, shtron disa probleme:

Së pari, për zgjimin e Shqipërisë “nga gjumi në të cilin jemi tue fjetun tash sa qinda vjet”, duke e quajtur…”…gjumin e verbt t’padijes” (Revista “Albania”,  1-15 korrik 1898, nr. 13, f. 37 )

Së dyti, pasi bën krahasime me “kombe qi janë rreth e rreth nesh:….Greqinë, Bulgarinë, Serbinë “t’tana vende t’vobekta e të mjera, por që t’tana kanë hapë shkollat e veta, kanë ba libra n’gjuhë t’vet e kanë gazetat e veta”. Dhe pyet: “Po na  shqyptarët…”Ç’kemi ba për me ecë n’udhë t’gjytetnimit…kur dona  me e kuptue se  kombi me shkollat e veta mëson gjuhën e vet e gjithë çka asht e nevojshme për me e ndrit e me e çilë mendjen e tij, se me libra n’gjuhë të vet kombi fiton dije e shkencë…“.(Revista “Albania”,  1-15 korrik 1898, nr. 13, f. 37 )

Së treti, fton “..si Muhamedanë, ashtu të Kshtenë, me e marrë këtë revistë qi asht e jona e me diftu në këtë mënyrë dashtni për  atdhen’ tonë, për kombin tonë”; …se  “E përkohshmja “Albania” i përgjegj nevojavet e kombit tonë, se n’gjuhën tonë na tregon për shtetin tonë, na kallzon e qet parasysh mendimet,  andërrat e anmiqve qi na rrethojnë, tui zbulua rrenat dhe intrigat e tyne e tuj na diftue udhen që do t’ecim për me qindrue e me i ba ballë atyne qi mundohen me na  me bjerrë emnin “Shqyptar”. Kjo e përkohshme na zgjon nga gjumi”. (Revista “Albania”,  1-15 korrik 1898, nr. 13, f. 38 )

Shiroka, i mirënjohur për dashurinë dhe përkujdesjen për gjuhën shqipe, ka synuar e punuar pareshtur si përmes letërsisë me poezi, ashtu edhe me shkrime publicistike, të ushtronte ndikimin në vetëdijen atdhetare për gjuhën atërore.. Ne shkrimet publicistike ai trajtonte problemin e gjuhës, në rradhë të parë  si faktor ekzistence për kombin tonë, po aq të rëndësishëm  si faktor bashkimi e kulture…”po nuk e ngjallme na vet gjuhën shqype – shkruente Shiroka në artikullin ” Gjuha shqyp “, “,qysh ne vitin 1897 – e po nuk e përhapem me librat e me shkollat  mësimin e saj në gjithë Shqypenin, kurrë nuk kena me pasun ate bashkim që i ban fuqinë…”.

Ai nuk pajtohej me mendimin se i kulturuar është ai qe zotëron gjuhën e huaj, pa ditur, pa mësuar dhe pa e kultivuar gjuhën e vet amtare, prandaj Shiroka kritikonte rreptë “ata qe e kan qit mbas shpine gjuhen tone tuaj e harrue disa fjale shqyp e tuj perdorue shume fjale te tjera nga turqishtja, italishtja dhe sllavishtja”‘. Dhe ishte i prerë në bindjet e tij se …”kombi nuk qytetnohet me gjuhe te huaja !”

Shiroka mallin per vendlindjen e lidh me detyrat, me luftën e parreshtur qe bënin dhe duhej të bënin shqiptarët për liri. Në prozën “Nga bregu i liqenit”, pas një përshkrimi letrar plot emocione, tek sodit një liqe diku në mërgim, u drejtohet kujtimeve te largëta duke shkruar : ” kur erret nata e kur hana i derdh rrezet e bardha te vetat, shume here kam ndej edhe une anes njaj liqenit pushtohem nga mallengjimi Dhe vijon: “Zemra e njeriut bjerrun ne dhena te huaja permallohet e trazohet ne vaj tue kujtuemun ata vendet e qeshuna te qytetit te vet…”.

Skica publicistike “Rreth votres ” është një meditim i bukur dhe i fuqishem për çka ndiente ai në vatrën shqiptare. Dhe shkruante; “…rreth votres themelohet ne zember te fmija i vogel dashtenia   e Atdheut”. “Rreth votres shpis pra regjet, qysh ne vogli,ne zember te fmija e shqyptarit mnija per anmiqte e kombit, se votra ne Shqypnie asht shkolla e vetme ku msohet si me jetue e si me vdek me nder”.

Atdhedashurinë e Fiip Shirokës  e ndjejmë në çdo rresht të shkrimit recensional. “Historia e Shqypenis”, kushtuar veprës se Ndoc Nikajt, botuar ne Bruksel më 1902. Shiroka e vlerësonte atë si nje kontribut shumë të vyer për kombin.

Një tjetër skicë e Filip Shirokës është përshkrimi krijues i një gojdhane, “Begati zemret nër shqiptari”, që Konica e publikoi si editorial,  ngjarje në pazarin  e vjetër të Shkodrës. Në praninë e Vezirit Mustafa Pashë Bushatit, në një gjyq të hapur, përpara popullit gjykohej një gjaksor. Vrasësi, një malsor trim, e pranoi krimin. Qëndrimi burrëror i tij i bëri përshtypje Vezirit të Shkodrës, prandaj e pyeti:

– A ke pas ndonji ditë ma te vështirë se ditën e sotme që po shkon me dekë ?

– Menjëherë malcori iu përgjegj:

– Po për TënZonë,  kam pa sa herë ditë ma t’liga se ket ditë.

– Kur – e pyet Veziri tue ba çudi ?

Eh! Kur m’ka ardhë miku n’shpi e s’kam pasë bukë me i dhanë me ngranë! Asht shumë punë e ligë, Zotoo, kur ta msyn miku derën e nuk ke me çka me e gostitë.. Për TënZonë, ma e ambël asht deka, Zotto…!

Mustafa Pasha, si shqiptar qi ishte…edhe vetë zemërbardhë e dorëdhanë…e fali dhe urdhnoi me i dhanë disa  dele, e masandej i tha:

– Kësaj herë po t’fali…Merri ato dele qi kan me të dhanë e nisu n‘ shpi e kur të vin miku te ti, gostite!”. (Revista “Albania”, 15-30 korrik 1899, nr.7, f. 113 )

* * *  

Publicistika e Filip Shirokës e paktë, krahasuar me krijimtarinë poetike, zë vënd të merituar në historinë e gazetarisë  shqiptare. Kjo trajtesë mbetet vetëm një syzim i prozës letraro-publicistike të Shirokës. Hyrja në arkiva krijon mundësi për një studim tërësor me interes edhe për mjeshtërinë, larminë e gjinive të publicistikës së Shirokës me shpirt poetik edhe në këtë lëmë.

Kërkimet për publicistikën e Shirokës duhen bërë edhe në të përkohshme të tjera si ato të Milo Duçit:  “Besa-Besë” (Egjipt, 1900), “Toska” (1901-1903), “Bashkimi i shqiptarve” (Misir dhe 1900), “Besa”  (1904-1905), si edhe “Pellazgu” (1907) e “Zgjimi” të Sami Kullës Prizreni.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?