Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fillon gjyqi ndaj Sali Berishës, avokatët kërkojnë “pavlefshmëri absolute”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Fillon gjyqi ndaj Sali Berishës, avokatët kërkojnë “pavlefshmëri absolute”
KronikeLajmi i fundit

Fillon gjyqi ndaj Sali Berishës, avokatët kërkojnë “pavlefshmëri absolute”

Published: September 15, 2025
Shpërndaje

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi, si dhe të pandehurve të tjerë në çështjen e ish-klubit sportiv “Partizani” i kërkuan gjykatës që të deklarojë absolutisht të palvefshme dhe të papërdorshme akte të shumta të hetimit penal të kryer nga SPAK, si dhe atë të njoftimit të akuzës ndaj tyre.

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua të hënën seanca e parë e gjykimit në themel të çështjes penale në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi si dhe të pandehurve të tjerë në çështjen e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Në fillim të seancës, kryesuesja Elsa Ulliri bëri me dije se ishte rrëzuar një kërkesë e mëparshme e të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre për përjashtimin e trupit gjykues. Në vijim, përfaqësuesit ligjorë të të gjithë të pandehurve parashtruan kërkesat paraprake që kishin të bënin më së shumti me konstatimin si absolutisht të pavlefshëm dhe të papërdorshëm të akteve të hetimit dhe të aktit të marrjes së pandehur dhe njohjes së akuzës.

- Publicitet -

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj parashtroi kërkesë për pavlefshmëri absolute të vendimit për marrjen të pandehur të klientit të tij. Sipas Gjokutajt, SPAK nuk ka përfaqësuar interesat e shtetit, por të një force politike që të ruajë pushtetin e saj.

Sipas Gjokutajt, miratimi i vendimit për planin rregullues është marrë me propozim të KRRT-së Tiranë, kryetar i të cilës në atë kohë ka qenë ish-kryebashkiaku i kryeqytetit, Edi Rama. Gjokutaj argumentoi se nuk ka dyshime që Berisha të ketë vepruar kundër Kushtetutës apo të ketë ndikuar tek ndonje deputet apo person për përfitimin e tokës nga dhëndërri i tij. “Veprimet e Berishës kanë qenë brenda kompetencave të tij kushtetuese,” tha Gjokutaj, duke pretenudar se akti për marrjen e Berishës si të pandehur është absolutisht i pavlefshëm e për rrjedhojë të gjitha aktet e mëvonshme.

Gjokutaj solli në vëmendje se ligji është propozuar nga Partia Republikane dhe se vendimarrja e nga Këshilli i Ministrave ka qenë kolegjiale, ndërsa Berisha ka pasur detyrim ta nënshkruante në cilësinë e kryeministrit. “Berisha nuk ka qenë propozues, por nënshkrues për shkak të pozicionit dhe rolit të tij kushtetues,” theksoi Gjokutaj, duke shtuar se janë mbajtur dy standarde, pasi nuk ka hetime aktualisht për dhënien nga qeveria të bazave shtetërore strategjike për investime.

Në vijim, Gjokutaj parashtroi deklarime të kryeministrit Edi Rama dhe diplomatëve të huaj, me pretendimin se kishin ndikuar tek SPAK për marrjen e Berishës të pandehur. Avokatja tjetër e Berishës, Klodiana Gjyzari kërkoi pavleshmëri të akteve të procedimit, konkretisht të akteve të ekspertimit, duke pretenduar se nuk janë kryer nga ekspertë ligjorë siç parashikon procedura penale.

Po ashtu, kërkoi pavlefshmëri të vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka, duke argumentuar se kësaj të fundit duhej t’i kishte përfunduar mandati prej vitit 2016, kur kishte hyrë në fuqi ligji “Për statusin e Magjistratëve”. Gjyzari konstatoi se të gjithë magjistratët kanë detyrim të deklarojnë çdo dënim që është dhënë ndaj tyre, brenda dhe jashtë vendit. Më parë, Berisha nga akuzuar Gjokën se është dënuar nga një gjykatë greke.

Sipas Gjyzarit, në studion Pustina janë bërë sekuestrime apo kqyrje pa urdhër të prokurorit, të kryera me iniciativë nga ana e hetuesve. Edhe avokati i Malltezit, Klodian Skënderi kërkoi pavlefshmëri absolute dhe papërdorshmëri të gjithë akteve të hetimit.

Skënderi solli në vëmendje se Prokuroria ka ngarkuar një ushtarak për kryerjen e ekspertimit të pronës dhe jo një gjeodet, siç parashikohet nga ligji.

Një ndër pretendimet e ngritura ishte dhe fakti se gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme mund të përgjohen nga prokurorët e SPAK, të cilët janë palë dhe në këtë proces.

Skënderi e cilësoi si të pabazuar marrjen të pandehur të Malltezit për korrupsion pasiv, me argumentin se ai nuk ka mbajtur asnjë funksion publik. Sipas tij, procesi për marrjen e tokës nga bashkëpronarët e familjes Begeja ka zgjatur prej 1995-ës deri në 2009-ën. “Nuk ka provë që Berisha dhe Malltezi të kenë ndërhyrë në këtë process,” tha Skënderi dhe shtoi se Malltezi është vetëm një nga 60 bashkëpronarët e tokës.

Edhe avokatët e të pandehurve Xhimi Begeja dhe Andia Pustina paraqitën kërkesa të ngjashme për pavlefshmëri të akteve të hetimit dhe të njoftimit të akuzës.

Përfaqësuesi i biznesmenit Fatmir Bektashi, avokati Sokol Hazizaj kërkoi që t’i paraqesë kërkimet për këtë të pandehur dhe shoqërinë Homeplan sh.p.k. në seancën tjetër. Ndërsa për kompaninë Kontakt sh.p.k., kërkoi gjykim të shkurtuar. Kërkesat e tij u pranuan nga gjykata qe vendosi të shtyjë seancën për më datë 29 shtator, në orën 11:00.

Berisha dhe Malltezi akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv. Sipas prokurorisë, Jamarbër Malltezi ka përfituar të ardhura mbi 5 milionë euro nga një biznes ndërtimi, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Në të njëjtën çështje, SPAK akuzon për korrupsion aktiv biznesmenin e ndërtimit, Fatmir Bektashi, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohen për pastrim parash. Si të pandehur në këtë çështje për akuzën e pastrimit të parave janë edhe shoqëritë Studio Pustina sh.p.k., Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k..

Berisha, 81 vjeç, është zyrtari më i lartë i opozitës në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Hera e fundit që një ish-kryeministër është përballur me heqje imuniteti, arrestim dhe proces gjyqësor ka qenë në vitin 1993, kur mazhoranca e asaj kohe e Partisë Demokratike autorizoi arrestimin dhe përndjekjen e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano.

E.Hoxhaj / Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Abdul Dibra says:
    September 17, 2025 at 1:28 am

    Mbrojtje juridike radikale,ne vende te tjera do i kishin marre te pandehur per pengim te Drejtesise, keta avokate nuk mbeojne ligjin por behen njesh me te pandehurìt ne aktivitetin kriminal.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë fshihet pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?