Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Finlanda i bashkohet Suedisë, çel hetimet për kabllot e prera në Baltik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Finlanda i bashkohet Suedisë, çel hetimet për kabllot e prera në Baltik
AktualitetBote

Finlanda i bashkohet Suedisë, çel hetimet për kabllot e prera në Baltik

Published: November 21, 2024
Shpërndaje

Autoritetet finlandeze thanë të mërkurën se kanë hapur një hetim për prerjen e një kablloje të transmetimit të të dhënave nën Detin Baltik, duke iu bashkuar kështu një hetimi suedez për sabotimin e mundshëm të këtij rrjeti dhe të një kablloje të dytë.

Kablloja C-Lion1, e cila lidh Finlandën me Gjermaninë, u dëmtua të hënën, një ditë pas dëmtimit të ngjashëm të një kablloje që përshkon Balltikun duke lidhur Lituaninë dhe Suedinë. Incidentet ndodhën në ishujt suedezë Oland dhe Gotland. Ministri gjerman i mbrojtjes tha të martën se dëmi duket se ishte shkaktuar nga sabotazhi, megjithëse nuk ka prova për momentin.

Byroja Kombëtare e Hetimit të Finlandës tha se hapi një hetim penal për prerjen e kabllit C-Lion1 me dyshimin për veprën e “aktivitetit të rënduar kriminal dhe ndërhyrje në komunikim”.

- Publicitet -

Policia suedeze tashmë ka hapur një hetim paraprak të martën për sabotim të dyshuar në lidhje me dy prerjet e kabllove dhe tha të mërkurën se “policia dhe prokurorët suedezë janë gjithashtu të interesuar për një anije që është parë në vendet në fjalë”.

Ata nuk dhanë detaje dhe nuk e identifikuan anijen, por thanë se “ajo nuk është aktualisht në ujërat suedeze”.

Hetimet zyrtare erdhën pasi u njoftua nga mediat se një anije me flamur kinez, “Yi Peng 3”, kishte qenë në zonë në kohën e prerjes së kabllove.

Informacioni për gjurmimin e anijes nga faqja e internetit Marine Traffic tregoi se anija e transportit, 225 metra e gjatë, nuk lëvizte pasditen e së mërkurës në brigjet e Danimarkës në Balltik.

Marina Mbretërore Daneze nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese me email për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK: Hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen
  • Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve
  • Zgjerimi i rrugës Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT prish 9 objekte

Komentet e Fundit

  1. Fahri Mehmedi on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  2. Shqiptari on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  3. News 24 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  4. Ethem Lalaj on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  5. trojani on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?