Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fitorja e Partisë së Lirisë, a do të qeveriset Austria nga ekstremi i djathtë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Fitorja e Partisë së Lirisë, a do të qeveriset Austria nga ekstremi i djathtë?
BoteLajmi i fundit

Fitorja e Partisë së Lirisë, a do të qeveriset Austria nga ekstremi i djathtë?

Published: September 30, 2024
Shpërndaje

Partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO), e udhëhequr nga Herbert Kickl, ka fituar zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Austri të dielën, sipas projeksioneve fillestare. Rezultati zgjedhor potencialisht e vendos këtë parti në vendin e parë për të formuar Qeverinë, për herë të parë në historinë e pasluftës.

Sipas projeksioneve, FPO-ja ka dalë e para, por nuk ka fituar shumicën absolute. Kjo nënkupton se partisë i duhet të gjejë një partner koalicioni në Parlament për të formuar një Qeveri stabile, nëse presidenti Alexander Van der Bellen e fton këtë parti për të formuar ekzekutivin e ri.

E vetmja parti e ka lënë mundësinë e hapur për koalicion me FPO-në është partia konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake (OVP). Por, udhëheqësi i OVP-së, kancelari Karl Nehammer, e ka përjashtuar mundësinë e formimit të një ekzekutivi ku do të merrte pjesë edhe Kickl.

- Publicitet -

Përveç kësaj, janë edhe rezervat e Van der Bellen lidhur me Kickl. Të gjitha këto kanë shtuar pikëpyetjet lidhur me atë nëse Kickl do të largohet dhe do të lë ndonjë anëtar tjetër të partisë së tij që të bëhet kancelar. Duke pasur parasysh se sa ashpër ai dhe partia e tij kanë bërë fushatë me idenë që Kickl duhet të bëhet “volkskanzler” apo kancelari i popullit, ky opsion aktualisht duket i pamundur.

Nëse FPO-ja ftohet që të formojë një koalicion qeverisës, e vetmja parti me të cilën mund të formojë një shumicë është OVP-ja. Dy partitë kanë qëndrime të ndryshme në shumë fusha kyçe, veçmas sa i përket vendosjes së rregullave më të ashpra për imigrimin. Por, këto dy subjekte mbështesin shkurtimin e taksave për të rritur ekonominë, e cila po tkurret qe dy vjet radhazi.

Negociatat, megjithatë, do të mund të ndërlikoheshin për shkak të raportit jo të mirë mes Kickl dhe Nehammer. Gjatë fushatës, Nehammer e ka përshkruar Kickl si person që merret me teori konspirative dhe si një person që nuk është i kualifikuar që të qeverisë. OVP-ja është partia në pushtet. Ka qenë në çdo qeveri, përveç në ekzekutivin jetëshkurtër në detyrë që ishte Qeveria e parë e përbërë nga tri parti në 37 vjetët e fundit.

Përderisa shumë mendojnë se OVP-ja është partia më e afërt me FPO-në në aspektin ideologjik, OVP-ja të paktën në parim duhet të ketë një alternativë sa i përket një koalicioni me FPO-në: një aleancë trepalëshe me partinë që ka dalë e treta në zgjedhje, Partia Socialdemokrate dhe me një nga dy partitë që kanë marrë më pak se 10 për qind të votave, liberalët e Neos apo të Gjelbërit e krahut të majtë.

Në një skenar të tillë, OVP-ja do të ishte partia më e madhe, që nënkupton se Nehammer do të mund të vazhdonte të mbante postin e kancelarit. Një skenar i tillë do të ishte më i lakmueshëm sesa një ku OVP-ja do të ishte partnerja më e vogël e koalicionit qeverisës. Presidenti Van der Bellen, ish-udhëheqës i të Gjelbërve, kishte bërë betimin së bashku me ministrat nga FPO-ja, përfshirë Kickl, kur partia e tij formoi një koalicion me OVP-në më 2017. Koalicioni kolapsoi pas një skandali më 2019.

Van der Bellen po ashtu kishte miratuar vendimin për shkarkimin e Kickl nga Qeveria me kërkesën e kancelarit të atëhershëm, Sebastian Kurz, nga OVP-ja, disa ditë para se Parlamenti të rrëzonte ekzekutivin. Presidenti austriak ka shprehur rezerva lidhur me Kickl, duke lënë të kuptohet se ai ose nuk do ta lejojë atë që të bëhet kancelar, ose nuk do t’i kërkojë FPO-së që të tentojë të formojë Qeverinë nëse del partia e parë.

Megjithatë, margjina e fitores së FPO-së është paraparë që të jetë më e madhe sesa projeksionet e para, duke e vendosur në një pozicion më të mirë Kickl. Edhe pse është një praktikë që presidenti t’i kërkojë partisë së parë që të formojë Qeverinë, Van der Bellen nuk është i obliguar të veprojë kështu.

“Kjo është një praktikë, por me sa e di ky rregull nuk është në Kushtetutë”, tha Van der Bellen vitin e kaluar.

“Ajo çfarë është në Kushtetutë është se unë e emëroj kancelarin… Është një nga pikat e pakta ku presidenti i ka duart plotësisht të lira”.

Pra, Van der Bellen mund të vendosë që të ndërmarrë një qasje krejtësisht të re.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • intelektuali says:
    September 30, 2024 at 10:17 am

    CFARE EKSTREM I DJATHTE ESHTE KY AUSTRIAK QE PUSTHET DHE DO TE PAJTOHET ME PUTININ NE KURRIZ TE UKRAINES?

    Ky eshte kopje e nacional-socialistit te majte Adolf Hitler qe nenshkroi mareveshje me Josif Stalinin per te ndare Boten si byreku ne tepsi dhe qe emeroi si president te Austrisr kriminelin SS Kurt Waldheim qe u be me pas edhe si president i OKB

    AUSTRIA DUHET T’I KERKOJE FALJE BOTES PER KRIMINELIN NACIONAL-SOCIALIST TE GESTAPOS SS KURT WALDHEIM DHE JO TE LESHOJE LLOGJE PER KONSEVATORIZEM TE DJATHTE

    sepse:

    Partia e Lirise austriake eshte njesoj si Partia e Lirise shqyptare e spiunit te Sigurimit, Like Floriri

    Reply
  • NKVD says:
    September 30, 2024 at 10:31 am

    Dhe Cifut ne Politike dhe i djathte, eshte pak si paradoks. Zakonisht Cifutet jane ekstremiste te Majte. Po ky eshte rast qe perseritet ne Europe. Hiqen si te djathte, por ne fakt jane ekstremista Socialista e Marksista. Si psh Le Pen, Starmer, Meloni dhe Orban. Krahun politik e kane per te tall trapin e mashtruar ata qe ju besojne.Dhe Hitleri psh, qe ishte vete gjysem Cifut nga gjyshi i tij, nuk ishte i djathte, por ishte Socialist.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?