Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kanadaja tha se nuk dëshiron të jetojë më brenda gënjeshtrës, Trump i anulon ftesën për Bordin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kanadaja tha se nuk dëshiron të jetojë më brenda gënjeshtrës, Trump i anulon ftesën për Bordin
BoteLajmi i fundit

Kanadaja tha se nuk dëshiron të jetojë më brenda gënjeshtrës, Trump i anulon ftesën për Bordin

Published: January 23, 2026
Shpërndaje

Donald Trump ka tërhequr ftesën për Kanadanë për tu bashkuar ‘Board of Peace’ pas fjalimit të Kryeministrit kanadez Mark Carney në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Trump kishte ftuar Kanadanë të bashkohej me “Board of Peace”, një nismë të tij për zgjidhjen e konflikteve globale dhe rindërtimin e zonave të luftës, sipas tij.

Carney mbajti një fjalim kritik në Davos, ku foli për përfundimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe i bëri thirrje vendeve të mesme të bashkëpunojnë për të mbrojtur sovranitetin e tyre.

- Publicitet -

Pas këtij fjalimi, Trump publikoi në Truth Social një letër ku tërhoqi ftesën për Kanada-n për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes.

Më poshtë fjalimi i plotë i KM kanadez:

Nga Mark Carney

Kryeministër i Kanadasë

Duket se çdo ditë na kujtohet se jetojmë në një epokë rivaliteti mes fuqive të mëdha — se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla po zbehet, se të fortët mund të bëjnë çfarë munden, ndërsa të dobëtit duhet të durojnë atë që u bie për pjesë.

Dhe ky aforizëm i Tukididit na vjen si i pashmangshëm, si riafirmim i logjikës natyrore të marrëdhënieve ndërkombëtare. Dhe, përballë kësaj logjike, ekziston një prirje e fortë që shtetet të ecin me rrymën, të përshtaten, të shmangin telashet, duke shpresuar se përmes konformizmit do të mund të blejnë siguri.

Por, nuk kanë për ta blerë dot. Kështu që, cilat janë opsionet tona?

Në vitin 1978, disidenti çek Václav Havel, i cili më pas do të bëhej president, shkroi esenë me titull “Fuqia e të pafuqishmëve”, ku shtronte një pyetje të thjeshtë: si ia doli sistemi komunist të qëndronte në këmbë?

Përgjigjja e tij fillonte me një shitës perimesh.

Çdo mëngjes, dyqanxhiu vendoste në vitrinën e dyqanit pankartën me parullën: “Punëtorë të botës, bashkohuni!” Ai nuk besonte në të. Askush nuk besonte.

Por gjithsesi e vendoste pankartën për të shmangur telashet, për të treguar bindjen e tij, për t’u përshtatur. Dhe meqë çdo shitës në çdo rrugë bënte të njëjtën gjë, sistemi vazhdonte të ekzistonte — jo vetëm përmes dhunës, por përmes pjesëmarrjes së njerëzve të zakonshëm në rituale, të cilat privatisht e dinë se janë të rreme.

Havel e quajti këtë “të jetosh brenda një gënjeshtre”. Fuqia e sistemit nuk vjen nga e vërteta e tij, por nga gatishmëria e të gjithëve për të vepruar sikur ajo të ishte e vërtetë. Por edhe brishtësia e tij vjen nga i njëjti burim. Nëse qoftë edhe një person i vetëm resht së performuari, kur shitësi e heq pankartën, iluzioni fillon të kriset.

Miq, ka ardhur koha që kompanitë dhe shtetet t’i heqin pankartat e parullave nga vitrinat e tyre.

Për dekada me radhë, vende si Kanadaja përparuan nën atë që e quanim rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla.

Iu bashkuam institucioneve të këtij rendi, lavdëruam parimet e tij, përfituam nga parashikueshmëria e tij dhe falë kësaj, mundëm që nën mbrojtjen e këtij rendi, të ndjekim politika të jashtme të bazuara në vlera.

Ne e dinim se historia e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla ishte pjesërisht e rreme: se më të fortët nuk i nënshtroheshin atij kur nuk iu leverdiste, se rregullat e tregtisë zbatoheshin në mënyrë asimetrike, dhe e dinim se e drejta ndërkombëtare zbatohej me nivele të ndryshme rigoroziteti, në varësi të identitetit të të akuzuarit apo të viktimës.

Ky trill ishte i dobishëm, dhe hegjemomia amerikane në veçanti ndihmoi në garantimin e të mirave publike, mbajtjen e rrugëve detare të hapura, në një sistem financiar të qëndrueshëm, në siguri kolektive dhe në e kornizat e nevojshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Prandaj e vendosëm pankartën në dritare. Morëm pjesë në rituale dhe, në masë të madhe, shmangëm nxjerrjen në pah të hendekut që ekzistonte mes retorikës dhe realitetit.

Por, kjo ujdi nuk funksionon më.

Lejomëni të jem i drejtpërdrejtë: gjendemi në mes të një çarjeje, jo të një tranzicioni.

Përgjatë dy dekadave të fundit, një sërë krizash në financa, shëndetësi, energji dhe gjeopolitikë kanë nxjerrë në pah rreziqet e integrimit global ekstrem. Megjithatë, së fundmi, fuqitë e mëdha kanë filluar ta përdorin integrimin ekonomik si armë, tarifat si levë, infrastrukturën financiare si mjet shtrëngimi, zinxhirët e furnizimit si dobësi për t’u shfrytëzuar.

Nuk mund të jetosh brenda gënjeshtrës së përfitimit të ndërsjellë përmes integrimit, kur integrimi bëhet burimi i nënshtrimit tënd.

Institucionet multilaterale mbi të cilat janë mbështetur fuqitë e mesme — OBT-ja, OKB-ja, COP-i, vetë arkitektura e zgjidhjes kolektive të problemeve — janë të kërcënuara. Për rrjedhojë, shumë vende po arrijnë në të njëjtin përfundim: se duhet të zhvillojnë autonomi më të madhe strategjike në energji, ushqim, minerale kritike, financa dhe zinxhirë furnizimi. Ky impuls është i kuptueshëm.

Një vend që nuk mund të ushqejë veten, të furnizojë veten me energji apo të mbrojë veten, ka pak zgjedhje. Kur rregullat nuk të mbrojnë më, duhet ta mbrosh vet veten.

Por, le të jemi të qartë se ku të ]on kjo rrugë. Një botë fortesash do të jetë më e varfër, më e brishtë dhe më e paqëndrueshme.

Ka gjithashtu edhe një të vërtetë tjetër: nëse fuqitë e mëdha heqin dorë edhe nga të shtirurit se i ndjekin rregullat dhe vlerat për të ndjekur pa pengesa pushtetin dhe interesat e tyre, do të jetë më e vështirë që të riprodhohen përfitimet e transaksionalizmit.

Hegjemonët nuk mund t’i monetizojnë pafundësisht marrëdhëniet e tyre. Aleatët do të diversifikohen për t’u mbrojtur nga pasiguria. Do të blejnë siguri, do të rrisin opsionet për të rindërtuar sovranitetin — sovranitet që dikur garantohej nga rregullat, por që gjithnjë e më shumë do të mbështetet te aftësia për t’i bërë ballë presionit.

Kjo sallë e di se këtu kemi të bëjmë me menaxhim klasik të rrezikut. Menaxhimi i rrezikut ka kosto, por edhe kostoja e autonomisë strategjike dhe sovranitetit, mund të ndahet. Kushton më pak të investosh kolektivisht në rezistencë, se sa secili të ndërtojë fortesën e vet. Standardet e përbashkëta reduktojnë fragmentimin.

Dilema për fuqitë e mesme si Kanadaja nuk është nëse duhet të përshtatemi me realitetin e ri — kjo as që diskutohet. Pyetja është nëse duhet të përshtatemi thjesht duke ngritur mure më të larta, apo nëse mund të bëjmë diçka më ambicioze.

Kanadaja ishte ndër vendet e parat që e dëgjoi zilen e zgjimit, gjë që na çoi në një ndryshim thelbësor të qëndrimit tonë strategjik. Kanadezët e dinë se supozimet tona të vjetra e komode — se gjeografia dhe anëtarësimet në aleanca na garantonin automatikisht prosperitet dhe siguri — nuk vlejnë më. Dhe qasja jonë e re mbështetet te ajo që Alexander Stubb, presidenti i Finlandës, e ka quajtur realizëm i bazuar në vlera.

Ose, për ta thënë ndryshe, synojmë të jemi njëkohësisht parimorë dhe pragmatikë. Parimorë në përkushtimin tonë ndaj vlerave themelore, sovranitetit, integritetit territorial, mospërdorimit të forcës përveçse kur është në përputhje me Kartën e OKB-së, dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Dhe pragmatikë në njohjen se përparimi është shpesh gradual, se interesat divergojnë dhe se jo çdo aleat ndan të gjitha vlerat tona.

Prandaj po angazhohemi gjerësisht, strategjikisht, me sy hapur. Ne e përballojmë botën ashtu siç është, jo siç do të donim të ishte.

Po i kalibrojmë marrëdhëniet tona që thellësia e tyre të pasqyrojë vlerat tona, dhe po i japim përparësi angazhimit të gjerë për të maksimizuar ndikimin tonë, duke pasur parasysh fluiditetin e botës sot, rreziqet që kjo sjell dhe peshën e asaj që vjen më pas.

Dhe nuk po mbështetemi më vetëm te forca e vlerave tona, por edhe te vlera e forcës sonë.

Po e ndërtojmë këtë forcë në shtëpi. Që kur qeveria ime mori detyrën, kemi ulur taksat mbi të ardhurat, mbi fitimet kapitale dhe investimet e biznesit. Kemi hequr të gjitha barrierat federale për tregtinë ndërprovinciale. Po përshpejtojmë investime prej 1 trilion dollarësh në energji, inteligjencë artificiale, minerale kritike, korridore të reja tregtare dhe më gjerë. Po e dyfishojmë shpenzimin për mbrojtjen deri në fund të kësaj dekade, duke e bërë këtë në mënyra që ndërtojnë industrinë tonë vendase. Dhe po diversifikohemi me shpejtësi jashtë vendit.

Kemi rënë dakord për një partneritet strategjik gjithëpërfshirës me BE-në, përfshirë anëtarësimin në SAFE, mekanizmat evropianë të prokurimit të mbrojtjes. Kemi nënshkruar 12 marrëveshje të tjera tregtare dhe sigurie në katër kontinente brenda gjashtë muajsh.

Ditët e fundit, kemi përfunduar partneritete të reja strategjike me Kinën dhe Katarin. Po negociojmë marrëveshje tregtare të lira me Indinë, ASEAN-in, Tajlandën, Filipinet dhe Mercosur-in.

Po bëjmë edhe diçka tjetër: për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve globale, po ndjekim gjeometri të ndryshueshme — pra, koalicione të ndryshme për çështje të ndryshme, të bazuara në vlera dhe interesa të përbashkëta. Kështu, për Ukrainën, jemi anëtar kyç i Koalicionit të të Vullnetshmëve dhe një nga kontribuuesit më të mëdhenj për frymë në mbrojtjen dhe sigurinë e saj.

Për sovranitetin e Arktikut, qëndrojmë fuqishëm me Groenlandën dhe Danimarkën dhe mbështesim plotësisht të drejtën e tyre unike për të përcaktuar të ardhmen e Groenlandës.

Angazhimi ynë ndaj Nenit 5 të NATO-s është i palëkundur, ndaj po punojmë me aleatët tanë të NATO-s, përfshirë Tetëshen Nordike-Baltike, për të forcuar më tej krahët veriorë dhe perëndimorë të aleancës, përfshirë përmes investimeve të paprecedenta të Kanadasë në radarë “over-the-horizon”, në nëndetëse, në avionë dhe trupa në terren — trupa mbi akull.

Kanadaja kundërshton fuqishëm tarifat mbi Groenlandën dhe bën thirrje për bisedime të fokusuara për të arritur objektivat tona të përbashkëta të sigurisë dhe prosperitetit në Arktik.

Në tregtinë plurilaterale, po udhëheqim përpjekjet për të ndërtuar një urë mes Partneritetit Trans-Paqësor dhe Bashkimit Evropian, që do të krijonte një bllok të ri tregtar prej 1.5 miliardë njerëzish.

Për mineralet kritike, po formojmë klube blerësish të ankoruara te G7-a, në mënyrë që bota të diversifikohet larg furnizimit të përqendruar. Dhe për inteligjencën artificiale, po bashkëpunojmë me demokraci me mendësi të njëjtë për të siguruar që në fund të mos detyrohemi të zgjedhim mes hegjemonëve dhe hiperskaluesve.

Kjo nuk është multilateralizëm naiv, as mbështetje te institucionet e tyre. Është ndërtim koalicionesh që funksionojnë, çështje pas çështjeje, me partnerë që ndajnë mjaftueshëm terren të përbashkët për të vepruar së bashku. Në disa raste, kjo do të përfshijë shumicën dërrmuese të vendeve. Ajo që po bën është krijimi i një rrjeti të dendur lidhjesh në tregti, investime dhe kulturë, mbi të cilin mund të mbështetemi për sfidat dhe mundësitë e ardhshme.

Qëndrimi ynë është se fuqitë e mesme duhet të veprojnë së bashku, sepse nëse nuk jemi në tryezë, jemi në menu.

Por do të thoja gjithashtu se fuqitë e mëdha, për momentin, mund ta përballojnë të veprojnë vetëm. Ato kanë madhësinë e tregut, kapacitetin ushtarak dhe levën për të diktuar kushtet. Fuqitë e mesme nuk e kanë këtë luks. Dhe kur negociojmë vetëm bilateral me një hegjemoni, negociojmë nga pozita dobësie. Pranojmë çfarë na ofrohet. Konkurojmë me njëri-tjetrin për të qenë më të përshtatshmit.

Kjo nuk është sovranitet. Është performanca e sovranitetit duke pranuar nënshtrimin.

Në një botë rivaliteti mes fuqive të mëdha, vendet në mes kanë një zgjedhje: të konkurrojnë me njëri-tjetrin për favor, ose të bashkohen për të krijuar një rrugë të tretë me ndikim. Nuk duhet të lejojmë që ngritja e fuqisë së fortë të na verbojnë ndaj faktit se fuqia e legjitimitetit, integritetit dhe rregullave do të mbetet e fortë, nëse zgjedhim ta përdorim së bashku.

Kjo më kthen te Haveli. Çfarë do të thotë për fuqitë e mesme të jetojnë të vërtetën?

Së pari, do të thotë të emërtojmë realitetin. Të ndalojmë së thirruri rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla sikur ende funksionon siç reklamohet. Ta quajmë për atë që është: një sistem rivaliteti gjithnjë e më intensiv mes fuqive të mëdha, ku më të fuqishmit ndjekin interesat e tyre duke përdorur integrimin ekonomik si shtrëngim.

Do të thotë të veprojmë në mënyrë të qëndrueshme, duke aplikuar të njëjtat standarde për aleatët dhe rivalët. Kur fuqitë e mesme kritikojnë shtrëngimin ekonomik nga një drejtim, por heshtin kur vjen nga një tjetër, ne po e mbajmë pankartën në dritare.

Do të thotë të ndërtojmë atë që pretendojmë se besojmë, në vend që të presim rikthimin e rendit të vjetër. Do të thotë të krijojmë institucione dhe marrëveshje që funksionojnë ashtu siç përshkruhen, dhe të reduktojmë levat që mundësojnë shtrëngimin.

Kjo do të thotë të ndërtojmë një ekonomi të fortë vendase. Duhet të jetë prioriteti i menjëhershëm i çdo qeverie.

Dhe diversifikimi ndërkombëtar nuk është thjesht maturi ekonomike; është themeli material i një politike të jashtme të ndershme, sepse vendet fitojnë të drejtën për qëndrime parimore duke ulur cenueshmërinë e tyre ndaj hakmarrjes.

Pra, Kanadaja. Kanadaja ka atë që bota dëshiron. Ne jemi një superfuqi energjetike. Mbajmë rezerva të mëdha mineralesh kritike. Kemi popullsinë më të arsimuar në botë. Fondet tona të pensioneve janë ndër investitorët më të mëdhenj dhe më të sofistikuar në botë. Me fjalë të tjera, kemi kapital dhe talent. Kemi gjithashtu një qeveri me kapacitet fiskal të jashtëzakonshëm për të vepruar me vendosmëri. Dhe kemi vlerat të cilave shumë të tjerë u aspirojnë.

Kanadaja është një shoqëri pluraliste që funksionon. Hapësira jonë publike është e zhurmshme, e larmishme dhe e lirë. Kanadezët mbeten të përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë. Ne jemi një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm në një botë që nuk është aspak e tillë — një partner që ndërton dhe vlerëson marrëdhënie afatgjata.

Dhe kemi diçka tjetër: kemi njohjen e asaj që po ndodh dhe vendosmërinë për të vepruar në përputhje me të. E kuptojmë se kjo çarje kërkon më shumë sesa përshtatje. Kërkon ndershmëri për botën ashtu siç është.

Ne po e heqim pankartën nga dritarja.

E dimë se rendi i vjetër nuk po kthehet. Nuk duhet ta vajtojmë. Nostalgjia nuk është strategji, por besojmë se nga çarja mund të ndërtojmë diçka më të madhe, më të mirë, më të fortë, më të drejtë. Ky është misioni i fuqive të mesme — vendeve që kanë më shumë për të humbur nga një botë fortesash dhe më shumë për të fituar nga bashkëpunimi i vërtetë.

Të fortët kanë fuqinë e tyre. Por ne kemi gjithashtu diçka: aftësinë për të reshtur së shtiruri, për t’i thënë gjërat si janë, për të ndërtuar forcuar shtëpinë tonë dhe për të vepruar së bashku.

Kjo është rruga e Kanadasë. Ne e zgjedhim hapur dhe me besim, dhe është një rrugë e hapur për çdo vend që është i gatshëm ta ndjekë së bashku me ne.

Faleminderit shumë.

—-

Fjala e plotë e mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
27 Comments
  • Artan says:
    January 22, 2026 at 11:11 am

    Për të mos u humbur janë ata që e kapin dashin nga brirët dhe që i thonë haptas rrënjët e problemeve.

    Reply
    • Kokpalari 21 janarit says:
      January 22, 2026 at 11:55 am

      E lexove ti?
      I ka kapur që cke me të

      Reply
  • Vlora 97 says:
    January 22, 2026 at 11:57 am

    Fjalimi është quajtur “viral” sepse:
    Flet hapur për një temë të madhe globale — ndryshimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe mënyrës se si fuqitë bashkëpunojnë ose konkurrojnë me njëra-tjetrën.

    Për shumë njerëz ky fjalim tingëllon si një paralajmërim i fortë se bota po ndryshon në mënyrë të paparashikueshme dhe se vendet duhet të ripërkufizojnë rolin e tyre.

    Ai erdhi në një kohë kur liderë të fuqishëm si Presidenti i SHBA-së po bëjnë fjalime të tjera të forta, dhe kjo krijon debate të mëdha në media.

    Mendimi im i thjeshtë

    Është mirë që një lider politik flet hapur për sfidat globale dhe i nxit vendet të bashkëpunojnë.
    Përmbledh mesazhe si “fuqitë e mesme duhet të bashkohen se nëse nuk jeni në tryezë, jeni në menuje” — çështje e rëndësishme për politika dhe strategji ndërkombëtare.

    Reply
  • Papi Toronto says:
    January 22, 2026 at 11:59 am

    Fantastik !!!

    Reply
  • K R says:
    January 22, 2026 at 12:02 pm

    I ka zberthyer mire realitetet e politikës botërore dhe hapësirën komplekse ku vendet po përpiqen të ruajnë interesat e tyre.

    Po jetojme një epokë rivaliteti të fuqive të mëdha

    Por duhet durim per ta lexuar

    Nuk besoj se populli i sotem i fejsbuqeve e ka

    Reply
  • popull says:
    January 22, 2026 at 12:14 pm

    Le ta studioje Edvin Rama fjalimin e kryeministrit te Kanadase.

    Reply
  • Pensionisti says:
    January 22, 2026 at 12:42 pm

    Ky fjalim eshte nje thirrje globale.Mos i besoni Hitlerit Rus dhe Duces Amerikan!

    Reply
  • "Fuqite" e Vogla says:
    January 22, 2026 at 1:19 pm

    Ai e ka mire per fuqite e mesme si puna e Kanadase,
    Por bota ka me bollek “fuqi” te vogla e te vockla, pa te cilat nuk mund te egzistojne fuqite e medha e te mesme.
    Keto “fuqi” i anashkalon, ose nuk i ka ne refene ky teoricieni kanadez.

    Reply
  • Zotoq11 says:
    January 22, 2026 at 1:43 pm

    “…Nuk mund të jetosh brenda gënjeshtrës së përfitimit të ndërsjellë përmes integrimit, kur integrimi bëhet burimi i nënshtrimit tënd…”

    Lapidar

    Reply
  • Banda says:
    January 22, 2026 at 2:02 pm

    Fjalim brilant. Zbulon mbretin lakuriq perpara botes dhe jep nje paralajmerim serioz. Gjithsesi jam ne medyshje: mos e verteta lakuriq ne politike eshte pak naive ? Fakti qe te fortet vendosin cdo gje, nuk ka shprese per te ndryshuar. Konfrontimi direkt me ta (te fortet) te shpie ne humbje katastrofike, ne mos gjithe te vegjlit bashkohen kunder tyre. Por kjo e fundit eshte UTOPI ! Zoti te na ruaje.

    Reply
  • demo says:
    January 22, 2026 at 2:06 pm

    Kjo sentence ka vlere te posacme per popullin shqiptar.

    Reply
  • Transparent says:
    January 22, 2026 at 2:09 pm

    Nje koment per KM Kanadez. Me qe flet per asimetri dhe standarte te ndryshme vleresimi dhe me qe kerkon te mbash fort flamurin e te vertetes pa dorashka diplomatike, pse nuk fillon nga vehtja: Lufta ne Gaza dhe lufta ne Ukraine…. Pse me dy standarte Kanadaja?

    Reply
  • Jugu says:
    January 22, 2026 at 3:24 pm

    Nje fjalim model dhe intelektual por edhe kurajoz. Kuptohet e ka vendosur veten dhe Canadan ne nje pozit te veshtire me gangesterin Trump dhe mund te ket pasoja. Por dikush duhet ta hedh hapin e pare. E beri Carney dhe tani duhet lideret Europian si ai i Gjermanise, Anglise, Frances, Italise, etc. te marrin shembull dhe te perballen.
    Nese jo, Trump do ti kafshoj dhe kullufis sic ujku kullufit qengjin.

    Reply
  • Ela says:
    January 22, 2026 at 8:13 pm

    Nyt: «Trump used the presidency to personally earn $1.4 billion»

    Reply
  • Edi says:
    January 22, 2026 at 9:08 pm

    Trump mendon vetem per USA
    DUHET TE BEHEMI BASHKE PER TE DEBATUAR DHE KONTRAKTUAR NE MENYRE TE BARABARTE
    sepse i madhi ha te voglin

    Reply
  • Nostradamus says:
    January 23, 2026 at 8:05 am

    S’na tha ndonje gje qe s’e dinim, vetem naivet po cuditen. Kete thonin e dhe Enver Hoxha, Caushesku edhe liderat e tjere te vendeve komuniste, prandaj bene cmos ti benin vendet e tyre sa ma autarke dhe te pavarura nga Bashkimi Sovietik dhe Kina. Po pastaj erdhi shkerdhatokracia me cekun e bardhe, bunkeret-muze dhe ishujt strategjike-rezorte. Po kur ti teke Trapit te terhiqet nga Nato, kush do ta mbroje Shqiperine e gjore?

    Reply
  • xxx says:
    January 23, 2026 at 8:13 am

    Ceshte e verteta, ai qe e hoqi i pari pankarten nga dyani ishte Trump.
    Trump ishte ai qe demaskoi fashizmin sorrosian, te demtimit qe u sjell integrimi vendeve individualisht, etj etj te gjitha keto qe shtron ky ketu. Dhe nuk se Trump eshte me i zgjuar nga te tjeret por sepse nga politikat e integrimit ai qe paguan kosto me te larte eshte hegjemonia. Me te vegjlit perfitojne me shime se humbin. Trump duke qene biznesmen ka aftesine te jete pragmatik para se te jete politikan etj etj. dhe prandaj shquajti genjeshtren e sorrosit, qe ky kanadezi s’ia nxe goja ta thoje emrin dhe i duhet te beje tere kete piruete qe lexojme ketu.
    Gjithe kjo tjerrje sorroiste, per te thene olele bytha ime. Per vendet e vogla te shumta te botes asi llaf.

    Reply
  • durrsaku says:
    January 23, 2026 at 8:33 am

    Nuk e kuptoj se si eshte e mundur qe te gjithe bijte e Enverit te cilet pa dashje i nderruan emrin partise aq me keq qe e ndane dysh te cilet ishin luftetaret me te medhenj te imperializmit amerikan ( komuniste te betuar ) jane bere proamerikanet me te flakte ndersa ne qe ishim me te pakenaqurit ndaj regjimit enverist, ne qe na kane denuar per agjitacion e propogande se kerkonim te mos vidheshim por te kishim kushte pak me te mira se sa ato qe na kishin dhene, ne qe rrinim prane zerit te Amerikes per ndonje lajm te mire , ne qe ngritem antena tines per te pare e degjuar perendimin na quajne berishiste , (megjithese Berisha eshte pjelle e tyre dhe na quajne anti Amerikane !!! Kesaj i thone ; hapu dhe e te futem !!!

    Reply
  • xxx says:
    January 23, 2026 at 8:50 am

    Vallahi rraca sorroiste, ideologet woke, jane gjallesa ameboide, te peshtira.

    Reply
  • Ok says:
    January 23, 2026 at 9:43 am

    Teoria e me te fortit
    Ky Eshte pragmatizmi i Trump
    Qe sjell thyerjen e rregullave
    Kanadezi e tha troç:
    Bashke mund ti kthehemi me te fortit
    Teoria e me te fortit Eshte mafioze

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    January 23, 2026 at 2:13 pm

    In the right time,in the right place.Mark Carney ishte nje bekim per Kanadane.Nje mendje brilante ne kohet me te veshtira per gjithe boten mbas luftes se dyte boterore.U befte me e mìra.

    Reply
  • Arber says:
    January 24, 2026 at 11:50 am

    “….nese nuk do të jemi në tryezë, do të jemi në menu”
    Shprehje lapidare!
    Në tërësinë e tij, ky fjalim i Mark Karney do të hyjë në manualet e politikës botërore.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    January 24, 2026 at 1:10 pm

    Këtë xxx do e ketë q!rë Sorrosi në gjumë, se s’ka mundësi që e përmend në çdo koment.

    Reply
  • xxx says:
    January 24, 2026 at 1:37 pm

    Sorroisti ska me se, o patronazhist i Lindarames.
    Si ta thashe, jane ameba!

    Reply
  • https://mrbanca1.net/ says:
    January 24, 2026 at 6:45 pm

    Very great post. I just stumbled upon your
    blog and wanted to say that I’ve truly loved surfing around your weblog
    posts. In any case I’ll be subscribing for your rss feed and I’m hoping you write once more soon!

    Reply
  • Patriot says:
    January 24, 2026 at 11:57 pm

    Kete here Trampo ja ke fute kote. Bordi I paqes me vendet me te verfera dhe te korruptuara si Shqiperia, Kosova etj???

    Reply
  • OO8 says:
    January 26, 2026 at 5:07 am

    Dhe Lenini fliste bukur, por ishte KURTH !!!
    Ish guvernatori i Bankes se Anglise, kyeministri Kanadez, beri thirrje per bashkim vendeve te ^mesme^ qe ne fakt po levizin per sovranizem real, qe u duk me se shumti ne qasjen e Europes kontinentale ndaj konfliktit Rusi Ukrahine ku Europianet nuk rane nen intrigen Anglo-Hebraike si ne 200 vitet e fundit. Ne Shqiptaret, te jemi mirenjohes Europe’s qe nuk lejoji ^shkembim territories^ dhe ^ ballkan yugosllav te hapur^ si projekte barut gati per shperthim gjakatar !!!!
    KANADAJA dhe USA jane Drone ushtarak Anglo-Hebraik !!!
    Europa e re eshte ne dhimbjet e rindjes, ne nje Europe te vertete nga Portugalia e Irlanda deri ne Siberi, nga Finlanda e Norvegjia e deri ne Armenia e Greqi, Malte e Spanje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?