Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Flet vjehrri i Liridona Murselit: Naimi i tha ik, dil
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Flet vjehrri i Liridona Murselit: Naimi i tha ik, dil
KosovëKronike

Flet vjehrri i Liridona Murselit: Naimi i tha ik, dil

Published: December 1, 2023
Shpërndaje

Në një kohë që familja dhe miqtë po bëjnë homazhet e fundit të lamtumirës, për Liridona Murselin, 33 vjecares që u vra në Prishtinë, ndërsa ndodhej në makinë me dy fëmijët dhe bashkëshortin Naim Murseli, ish këshilltar i Behxhet Pacollit, të cilët shpëtuan, opinioni po nxit presion mbi këtë ngjarje.

Janë të shumtë juristë, ushtarakë, gazetarë, të cilët kërkojnë përfshirjen e të gjitha detajeve, duke mos përjashtuar asnjë skenar, duke theksuar hetimin e raportin familjar.

Ish-koloneli i Policisë, Rrahman Sylejmani, dyshon se si ka mundësi që kryefamiljari të jetë larguar nga skena e krimit me fëmijët në vend të nënës. Duhet shqyrtuar secilin version, filluar nga raporti familjar. Kjo duket e pa mundur të ndodhë në atë mënyrë, deklaroi Sylejmani në një intervistë për “Frontal” në T7.

- Publicitet -

“Në rastin e vrasjes së gruas kur bashkëshorti nxjerr fëmijët nga vetura, është e dyshimtë për opinionin. Si ka mundur të nxjerr fëmijët nga vetura e t’i vritet gruaja? Kjo duhet të hetohet”, ka deklaruar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava në RTV Dukagjini. Vrasja e Liridona Murselit ngjan si një ngjarje e planifikuar mirë, thotë avokati i njohur në Kosovë Arbër Jashari përmes një postimi në Facebook, duke ngritur dyshime për vrasjen që tronditi Kosovën.

Ai thotë se grabitësit gjithashtu nuk qëllojnë, vetëm në raste kur ndihen të rrezikuar, por sipas tij është pak e besueshme që grabitësi të jetë ndjerë i rrezikuar nga një grua. Vjehrri i Liridona Murselit, Shaban Murseli ka treguar për mediat vendase por edhe të Tiranës, se familja e djalit të tij ka pasur 3 mijë euro me vete në çantë, pasi po bënin shtëpi të re.

“Jemi shumë keq. Dy fëmijët ishin në prokurori.. Liridona kishte pasur një shumë të konsiderueshme në çantë dhe ka bërë rezistencë. Kanë pasur diku te 3 mijë euro. Naimi ishte duke ngarë makinën. Ata i kanë dalë me armë para makinës. Naimi e ka kuptuar se do të vriten të gjithë dhe ka ikur nga makina. Flitet dhe një variant tjetër ku ka hapur derën e fëmijëve dhe i ka thënë bashkëshortes; ik, por ajo ka bërë rezistencë. Por mund të jetë ngatërruar me rripin e sigurimit pasi ishte stresi”, ka thënë Shaban Murseli.

Sipas asaj që dihet deri tani, Liridona Murseli u ndalua nga një grabitës teksa ishte duke udhëtuar me makinë me bashkëshortin dhe fëmijët. Ai u rrëmbeu portofolat dhe telefonat, dhe më pas qëlloi me armë zjarri drejt makinës, ku plumbi kapi Liridona Murselin duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Ndërkohë që ishin dhënë këto deklarata, sipas medias kosovare “Indeksonline” janë arrestuar dy persona, mes të cilëve dhe bashkëshorti i të ndjerës. Ndërkohë që policia i konfirmon arrestimet, por pa deklaruar emrat.

 

p.c. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?