Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FMN: Shqipëria mund të rrisë të ardhurat deri më 2030, nëse zbaton këto reforma
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > FMN: Shqipëria mund të rrisë të ardhurat deri më 2030, nëse zbaton këto reforma
EkonomiLajmi i fundit

FMN: Shqipëria mund të rrisë të ardhurat deri më 2030, nëse zbaton këto reforma

Published: December 21, 2023
Shpërndaje

Vendet në zhvillim, ku është klasifikuar edhe Shqipëria mund të rrisin të ardhurat buxhetore edhe me 9 % të PBB-së deri në vitin 2030, nëse zbatojnë disa reforma që kanë të bëjnë me uljen e korrupsionit, luftën ndaj informalitetit, zbatimin e reformave dhe forcimin e institucioneve thotë një studim i FMN “Vendet mund të shfrytëzojnë potencialin tatimor për të financuar objektivat e zhvillimit”.

“Që nga viti 1990 disa vende kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme në rritjen e të ardhurave, si Shqipëria, Argjentina, Armenia, Brazili, Kolumbia dhe Gjeorgjia të cilat të gjitha mobilizuan më shumë se 5 pikë përqindje të PBB-së, po kjo rritje ndodhi përpara krizës financiare globale të vitit 2008. Më pas përparimi ka qenë i vështirë dhe i brishtë”, referojnë ekspertët e Fondit.

Të ardhurat buxhetore në vlerë në vendin tonë janë rritur, por ato nuk e kanë përmirësuar raportin me PBB-së që nga viti 2008. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në vitin 2022 të ardhurat buxhetore arritën në 26.8% të PBB-së në nivel më të ulët se në vitin 2008 ku treguesi 28.9% e PBB-së.

- Publicitet -

Ekspertët e FMN-së zbulojnë se vendet në zhvillim ku përfshihet edhe Shqipëria kanë potencialin për të rritur raportet e tyre të taksave ndaj PBB-së deri në 9 pikë përqindjeje përmes reformës tatimore dhe forcimit të institucioneve publike. Hapësira e re e pataksuar mund t”i sigurojë vendit tonë burime financiare të mjaftueshme për të arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 20230.

Shfrytëzimi i këtij potenciali do të kontribuonte gjithashtu në zhvillimin financiar dhe sipërmarrjen e sektorit privat.

Raporti mesatar i taksave ndaj PBB-së në tregjet në zhvillim është rritur me rreth 3deri në 5 pikë përqindje që nga fillimi i viteve 1990, i nxitur kryesisht nga taksat mbi konsumin, si vlera e shtuar dhe akciza.

Për më tepër, progresi në rritjen e të ardhurave që nga fillimi i viteve 1990 ka ndryshuar shumë në vende të ndryshme. Gjysma e ekonomive të tregut në zhvillim dhe dy të tretat e vendeve me të ardhura të ulëta kishin një raport taksash ndaj PBB-së në vitin 2020 që ishte më i ulët se 15 për qind – një pikë kthese mbi të cilën është gjetur se rritja është përshpejtuar.

Përmirësimi i institucioneve publike në ekonomitë në zhvillim ku bën pjesë Shqipëria, duke përfshirë reduktimin e korrupsionit, do të rezultonte në një rritje shtesë prej 5 pikë % e të ardhurave në raport me PBB-së.

Për të ndërtuar kapacitetin tatimor qeveritë do të duhet të zbatojnë reforma gjithëpërfshirëse institucionale, e cila fokusohet në politikën e brendshme fiskale.

FMN sugjeron si ndërhyrje themelore në përmirësimin, hartimin dhe administrimin e taksave të tilla si TVSH-ja, akcizat, taksat mbi të ardhurat personale dhe taksat mbi të ardhurat e korporatave.

Gjithashtu zbatimi i planeve të guximshme të reformave në zgjerimin e bazës tatimore përmes taksimit më neutral të të ardhurave kapitale dhe përdorimit më të mirë të taksave mbi pronën do të ishte një mundësi.

Përmirësimi i institucioneve që drejtojnë sistemin tatimor dhe menaxhojnë reformën tatimore konsiderohet një element tjetër kyç. Kjo kërkon staf adekuat për të parashikuar dhe analizuar ndikimin e politikave tatimore në ekonomi, profesionalizim të lartë të zyrtarëve publikë që punojnë në hartimin dhe zbatimin e politikës fiskale dhe përdorim më i mirë të teknologjive dixhitale sugjeron më tej studimi i FMN.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?